Ilmi Qazimi:Mirënjohje veteranëve Xhevat Lluri e Kadri Hajdini

160
Sigal

Nuk harrohet dhe ish- veteran i spikatur, Xhevat Lluri

Veteranët e LANÇ e pasardhësit e tyre mbeten të gjallë

 -Një vit pa Kadri R.Hajdinin-

Veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare përbëjnë një shtresë shoqërore e cila përfshin tërë ata që morën pjesë në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë e tradhtarët e vendit, si dhe më pas për ndërtimin e shoqërisë së re socialiste. E sot vijojnë të përjetojnë zhvillimet e reja demokratike.

Kjo zonë  ku tani drejtojnë Shefki Velaj dhe Telha Dorëzi, dallohet në vazhdimësi për ecuri të fuqishme në realizimin e detyrave. Veteranët e atij viti, mbledhur në një përvjetor lindjeje, nën drejtimin e të talentuarit, veteranit të spikatur, të paharruarit Xhevat Lluri nënvizuan disa të veçanta tek ‘djaloshi’ që posa mbushi të tetëdhjetat si pasardhës i tyre.

Atyre u dhimbset më shumë se kujtdo tjetër atdheu. Ata rrëqethen më tepër se cilido tjetër kur dëgjojnë ngjarje të hidhura si këto që po ndodhin këto vite tek ne, të iniciuara nga forca politike të kalbëzuara dhe antikombëtare. Mirëpo tani kjo aradhë njerëzish të devotshëm, natyrshëm po largohet dhe është duke u zëvendësuar denjësisht nga pasardhësit e tyre, bij e bija, nipër e mbesa të partizanëve e dëshmorëve, të cilët ato ideale i shpien më tej në kushtet e reja që kalon shoqëria jonë. Kujtojmë me respekt se si para tre vitesh, në njësinë administrative nr.3 të Tiranës, zhvillohej një veprimtari e admirueshme nga organizata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar e pasardhësve të tyre. Kjo zonë ku tani drejtojnë Shefki Velaj dhe Telha Dorëzi, dallohet në vazhdimësi për ecuri të fuqishme në realizimin e detyrave. Veteranët e atij viti, mbledhur në një përvjetor lindjeje, nën drejtimin e të talentuarit, veteranit të spikatur, të paharruarit Xhevat Lluri nënvizuan disa të veçanta tek ‘djaloshi’ që posa mbushi të tetëdhjetat si pasardhës i tyre.Ky ishte Kadri Hajdini.

Ai, Kadriu, para disa vitesh kur forca të errta të dala nga llumi i shoqërisë sonë thyenin e shkatërronin buste e lapidare, simbole të gjakut shqiptar të derdhur në luftë kundër pushtuesve nazistë e fashistë dhe tradhëtarëve të vendit, me nismën e vet, me paratë e pensionit dhe së bashku me nipin e tij Rizain, ideoi, organizoi punën dhe ndërtoi një lapidar madhështor në nderim të dëshmorëve të fshatit të Vlushës atje pranë malit të Tomorrit. Shokët e tij thanë gjithashtu se e njohin Kadriun mirë, edhe kur ishte në Çorovodë, Vlushë e Poliçan e prej më se 20 vjetësh në Tiranë, atdhetar i flaktë, mik i sinqertë,shok të gjendur, baba shëmbullor, gjysh të respektuar dhe aktivist të palodhur. Atij i dhuruan edhe mesazhe urimi, fletë nderi si dhe sende fare të thjeshta, por që simbolizojnë madhërisht flamurin kombëtar, dëshmorët e atdheut, veteranët e luftës. E ai, duke marrë ato, me sy të përlotur, zotohej se do jetë gjithnjë në radhët e para për zbatimin e detyrave që shtron organizata. Është ideali i zjarrtë për të ruajtur, mbrojtur dhe propaganduar vlerat më të mira të popullit tonë, që atdhetarisë t’i sigurohet vazhdimësia,-ja kush i detyron këta burra që të jenë kaq këmbëngulës deri në fund në misionin e tyre të shqiptarizmit…

Por Kadriun na i rrëmbeu Covidi.

E ndiejmë shumë mungesën e fjalës së tij me peshë, plot humor dhe gaz; fjalë edukuese dhe frymëzuese. Ai shquhej si aktivist në tërë veprimtaritë e organizatave të veteranëve të LANÇ dhe atë të Dëshmorëve të Atdheut. Më 10 nëntor 2021 mbushet viti që nuk e kemi fizikisht midis nesh kuadrin e mirënjohur, pjesëtar i familjes së dy dëshmorëve, pasardhës veterani, Kadri R.Hajdini. Ishte njeriu që ka lënë pas gjurmë të pashlyera mirësije, burrërije dhe bujarie. E veçanta e spikatur e tij ishte se për gjatë tërë 75 vjetëve mbrojti, propagandoi dhe punoi për të mbajtur lart vlerat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe gjakun e dëshmorëve. Kadriu kish lindur më 3 mars 1939,në Vlushë të Skraparit. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes dhe pas kryerjes së arsimit të mesëm punoi në detyra të ndryshme si llogaritar në kooperativë bujqësore, magazinier në tregti, normist në zyrën pyjore etj. Dhe kudo ishte punëpastër e fjalëmbajtur.Mbasi mbaroi shkollën mekanike ai mori profesionin e tornitorit në Tiranë dhe u bë punëtor pararojë e ndër të parët kuadro që do të punonin për ngritjen dhe ecurinë e njohur të Uzinës Ushtarake të Poliçanit.

Kadri R.Hajdini ashtu si edhe shumë të tjerë veteranë e pasardhës të asaj zone, dhe i vendlindjes së tij, Vlushës në Skrapar, do të mbetet në kujtesën shoqërore e familjare si atdhetar i flaktë, njeriu i fjalës së mbajtur, mikpritjes së rrallë, punës së mbaruar, kurajës e guximit të veçantë, miqësisë së pastër dhe i burrërisë

Në atë uzinë ai kaloi afër 40 vjet të jetës së tij, duke punuar me përkushtim, si kryetar i degës së furnizimit e më pas në Kombinat mekanik. Edhe pas vendosjes së tij familjarisht në Tiranë, ai nuk harroi kurrë Poliçanin dhe njerëzit e tij të mirë, nuk harroi kurrë Vlushën, e banorët e saj trima. Ishte pjesëmarrës i rregullt në tërë aktivitetet e organizatës së dëshmoreve të atdheut dhe asaj të veteranëve të LANÇ, lexues i rregullt i abonuar tërë kohën në “Kushtrim Brezash” dhe revistën “Pavdekësia”. Kadriu ishte mik i sinqertë, shok i gjendur, baba shembullor, gjysh i respektuar dhe aktivist shoqëror i palodhur. Ishte martuar me Lavdijen,një zonjë grua, e guximshme, e kujdesshme dhe punëtore si ajo, me të cilën lindën e rritën tre fëmijë të shkëlqyer, Astritin, Mustafain dhe Zhanetën, por jeta u tregua mizore. Këtyre prindërve aq të përkushtuar iu desh të përballonin dhimbje të thellë për  humbjen  në lulen e moshës së re, të të dy djemve, duke marrë plagë të pashërueshme në zemër. Kadri R.Hajdini ashtu si edhe shumë të tjerë veteranë e pasardhës së asaj zone, dhe i vendlindjes së tij, Vlushës në Skrapar, do të mbetet në kujtesën shoqërore e familjare si atdhetar i flaktë, njeriu i fjalës së mbajtur, mikpritjes së rrallë, punës së mbaruar, kurajës e guximit të veçantë , miqësisë së pastër dhe i burrërisë. Është në kulturën e kombit, shtetit e qeverive, si dhe detyrë e institucioneve, që të nderojë pandërprerje e me gjithë respektin e kërkuar e të plot merituar ashtu si dëshmorët e veteranët edhe pasardhësit e tyre të denjë që janë aq të shumtë në numër..

Kujtim Bisha

Ilmi S.Qazimi