Në Pallatin e Kulturës “Mustafa Matohiti” Tepelenë ditën e premte datë 4.11.2022 ora 11°- Shoqata Labëria Dega Tepelenë zhvilloi analizën për dhënie llogari e zgjedhje të reja. Në këtë takim veç 95 anëtarëve morën pjesë edhe Shoqatat: Lops, dega Tepelenë Kurvelesh, Dukaj , Buz e Treva-Krahës, Organizat e Dëshmorëve me kryetar Bujar Sula e Komiteti i Veteranëve me kryetar Hasan Musta si dhe Kryetarët e Nj. A, Qendër, Kurvelesh e Lops dhe dy Kryetarët e bashkive Memaliaj e Tepelenë z.Gjolek Guci e z.Tërmet Peçi. Ndodhej gjithashtu në këtë takim edhe N/Prefekti i Qarkut Gjirokastër z, Avni Lala e po kështu edhe nxënës nga gjimnazi “Abaz Shehu” Tepelenë. Ndërsa nga qendra ishin Prof. Ago Nezha Kryetari i Shoqatës Labëria dhe Agim Çiraku N/Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria e Robert Çelo N/Kryetar i Shoqatës Labëria. Pas këndimit të Himnit Kombëtar, Myrdar Jera në shenjë respekti fton të pranishmit që të mbanin një minutë heshtje për ish këngëtarin e mirënjohur nga Hormova Hodo Zifla! Më tej kryetari i kësaj dege Mydar Jera bëri një rezyme të punës 4-vjeçare ku vuri në dukje të metat e dobësitë si dhe punën e mirë dhe të madhe që është bërë në këtë komunitet. Në vijim u tha se ne kemi fatin si tepelenas, që gjeografikisht jemi në qendër të Labërisë, prandaj dhe synimi kryesor është edukimi patriotik, atdhetar e kulturor i cili duhet të trashëgohet në breza. Për mbështetje dhe bashkëpunim të mirë u falenderuan dy bashkitë Memaliaj e Tepelenë, sidomos në lidhje me aktivitetet e zhvilluar në kuadër të përvjetorëve si: Organizimi i 80-vjetorit të krijimit të çetës së parë të Kurveleshit e 75 vjetori i Çlirimit të kësaj krahine, Festa për Çlirimin e Tepelenës, Dita e 5-Majit etj… Gjithashtu edhe në dhënien e dokumentarëve, të cilët kanë sjellë ngjarjet përkujtimore e datat për figurat e shquara si 75-vjetorin e rënies së Heronjve të Popullit: Mustafa Matohiti, Abaz Shehu, Asim Zeneli, Xheladin Beqiri, Nimete Progonati, Selam Musai dhe Memo Nexhipi. Vlerësim pati edhe për figurat që kanë dhënë kontribut të pasur aktivitet në këtë shoqatë si: Enver Guga, Xhafer Majko, Maliq Lila, Zaho Balili, Isuf Çela dhe Grupi Polifonik i Bënçës. Gjithashtu u falënderuan dhe grupe të tjera polifonike të këtij rrethi si: Grupi Polifonik” Maliq Lila”,Grupi Polifonik” Lops”, Grupi i të Rinjve Tepelenë, si dhe Golik Jaupi, Marko Kordha, Agron Himaj, Kastriot Lamaj, Votim Islami, Rudian e Dejvi Ziaj.
Për mbështetje dhe bashkëpunim të mirë u falenderuan dy bashkitë Memaliaj e Tepelenë, sidomos në lidhje me aktivitetin e zhvilluar në kuadër të përvjetorëve si: Organizimi i 80-vjetorit të krijimit të çetës së parë të Kurveleshit e 75 vjetori i Çlirimit të kësaj krahine. Festa për Çlirimin e Tepelenës, Dita e 5-Majit etj… Gjithashtu edhe në dhënien e dokumentarëve, të cilët kanë sjellë ngjarjet përkujtimore e datat për figurat e shquara si 75-vjetorin e rënies së Heronjve të Popullit si : Mustafa Matohiti, Abaz Shehu, Asim Zeneli, Xheladin Beqiri, Nimete Progonat , Selam Musai dhe Memo Nexhipi.

Kjo shoqatë në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë dhe Memaliaj ka ngritur Organizatë më vete të Labërisë Dega Memaliaj me Kryetar Dok. Sefer Shehu. Më pas u kalua në pyetje dhe diskutime Gjatë fjalës së tij Pro.f Ago Nezha falënderoi pjesëmarrësit, kryesinë e kësaj shoqate për punën e mirë që kjo degë e kësaj shoqate ka bërë katërvjeçarin e shkuar. Më tej theksoi ai se sot ka ardhur koha që misioni i kësaj shoqate duhet të vazhdojë në të gjithë gjeografinë e trevave tona , sepse kështu ne s’bëjmë gjë tjetër veçse mbrojmë gjuhën, traditat, zokonet, kulturën dhe historinë e populli tonë, i cili për shekuj me radhë edhe pse i shtypur egërsisht nga pushtues të ndryshëm, ai diti që t’ia dali duke i ruajtur dhe mos i humbur këto vlera. Ndërsa Nekim Liçi falënderoi kryesinë, e cila vazhdimisht ka qenë kërkuese dhe këmbëngulëse në lidhje me mesazhet që i jep këtij komuniteti dhe jo vetëm, por dhe diasporës në pasqyrimin e historisë së këtij populli trim dhe liridashës që ka ditur t’i ruajë ato si dje dhe sot e më tej!
Për mbështetje dhe bashkëpunim të mirë u falenderuan dy bashkitë Memaliaj e Tepelenë, sidomos në lidhje me aktivitetin e zhvilluar në kuadër të përvjetorëve si: Organizimi i 80-vjetorit të krijimit të çetës së parë të Kurveleshit e 75 vjetorit të Çlirimit të kësaj krahine, festa për Çlirimin e Tepelenës, Dita e 5-Majit etj… Gjithashtu edhe në dhënien e dokumentarëve, të cilët kanë sjellë ngjarjet përkujtimore e datat për figurat e shquara si 75-vjetorin e rënies së Heronjve të Popullit: Mustafa Matohiti, Abaz Shehu, Asim Zeneli, Xheladin Beqiri, Nimete Progonati, Selam Musai dhe Memo Nexhipi.
Në vazhdim Agim Rusto midis të tjerave shqetësimin e kishte më shumë në vlerësimin që u duheshin bërë atyre figurave që kanë luftuar e derdhur gjakun për lirinë e këtij vendi! Ndërsa Kryetari i Bashkisë Tepelenë z,Tërmet Peçi krahas falenderimit që bëri: theksin e vuri tek ruajtja e vlerave dhe traditave labe, të cilat populli i Labërisë i ka thesare të pazëvendësueshme dhe të pallogaritshme për brezat që do të vijnë! Kurse Golik Jaupi megjithëse i moshuar, para mikrofonit tha: Është kjo shoqatë që mban gjallë dhe ushqen përditë jo vetëm Labërinë, por dhe tërë vendin me historinë e këtij populli, i cili ka qenë në shekuj trim dhe liridashës. Unë tha ai do t’i këndoj popullit tim si bir i këtij rrethi deri sa të kem frymë dhe duke u futur mes grupit miks polifonik lab i Tepelenës dhe ati të Memaliaj ftoi që të ngjiteshin në skenë për të kënduar së bashku dhe dy kryetarët e bashkive Tërmetin dhe Gjolekën duke mos harruar edhe të nderuarin Ago Nezha, i cili fillimisht nguroi me “pretendimin se nuk di iso” por teksa iu bashkua grupit isua e bërë nga ai ngjizi me atë të grupit: i cili këndoi këngën për Miro Tërbaçin ku herë ia merrte Tërmeti e herë Goliku si dikur ku brenda një konaku këndonin dy trapeza. Dhe vërtet ne jemi të motivuar që ta ushqejmë atë që vërtet vlen për komunitetin në mënyrë që të krijojmë një marrëdhënie të fortë jo vetëm historike por dhe besimi te qytetarët …Në fund u kalua në zgjedhje dhe me unanimitet të plotë Kryetar i Shoqatës Labëria Dega Tepelenë rizgjidhet z/Myrdar Jera, ndërsa nën/ Kryetar Golik Jaupi dhe Sekretar Nekim Liçi. Ndërsa Kryesia e kësaj dege përbëhet nga 19 anëtarë. Në përfundim të takimit në holl u shtrua një koktej, i cili u kalua gëzueshëm . Urime Shoqatës Labëria Dega Tepelenë!
Korespodenti i gazetës






















