Hyqmet Zane: Një popull i tradhëtuar nga qeverisja që e ka votuar

250
Sigal

Kush është “non grata” Berisha, populli apo qeverisja e Edi Ramës?

Përdorimi i fjalës “non grata” shpesh e më shpesh për të etiketuar Berishën po funksionon si një model për të fshehur faktin se ai që është “non grata” jo zyrtarisht është vetë Kryeministri i Shqipërisë në Europën që e duam, por që nuk na pranon sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisjes. Nga ana tjetër “non grata” po bëhet edhe vetë populli shqiptar, që voton një qeverisje që e ka nxjerrë jashtë loje votën e lirë dhe ka diktuar dhunën mbi popullin. Me të gjithë axhendën e madhe të politikës së djathtë përballë një makinerie qeverisëse arrogante, që i thonë popullit se ne bëjmë çfarë të duam me ty o popull dhe ti nuk ke se çfarë na bën!Duhet një krijim edhe të një fryme revolte masive. Dua të them se, nëse Berisha e fitoi PD, brenda selisë e çblinduan dyert, duhet të pranojmë se nuk janë çblinduar fenomenet, që po ndodhin dita-ditës, sepse janë të blinduara kokat e një politike antipopullore më e rënda që ka ndodhur në këto 31 vjet. Një miku im më thoshte këto ditë pak a shumë një shtjellim të problemeve që ndodhën brenda PD dhe demokratëve. Ndër të tjera në substancë thuhet se nëse nga selia e PD u hoqën dyert e blinduara dhe Sali Berisha u rikthye aty, duke “marrë” paqësisht atë që u duk se e kishte humbur me dhunë në 8 janar, ka një problem më shumë se çblindimi fizik. U shtrënguan duart me dy nga kundërshtarët e e mëdhenj, Gaz Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, pasi gjykata e Tiranës i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën për të udhëhequr nga sot e tutje partinë. Nga ana tjetër të gjitha këto kanë lënë hije shumë nga mëkatet e së shkuarës, që kanë ndodhur brenda PD në këto 8 vjet e më në thellësi që erdhëm deri në këtë situatë që kemi sot..

 

Duam apo s’duam, na pëlqen apo jo, Sali Berisha është fitimtari i një krize, të cilën e planifikoi dhe e loboi Edi Rama, e nënshkroi sekretari Blinken me peshën e rëndë të SHBA-së dhe e bastardoi deri në parodi ambasadorja e këtij vendi në Tiranë. Por ajo që po ndodh me ekonominë dhe jetën e këtij populli mund të themi se në Shqipëri ka një popull të tradhëtuar keqas dhe me një shpresë të vrarë (?!) Thuhet se “Lavdia e gangsterit zgjat veç një mëngjes”, është njera nga sentencat që përdoret tek “Arturo Ui” i Bertold Breht. Është një sentencë që mund të ketë përshtatshmëri në ngjashmërinë me lavdinë e një qeverisjeje që erdhi në pushtet me gangsterizmin e premtimeve të një kryeministri që në tërësinë e sjelljeve të tij manifeston skandalet e një njeriu që ka papërgjegjshmëri para një populli që e votoi duke besuar “rilindje” (?!). Pa kaluar mirë vitet e para nga euforia e një “fitoreje” me një milion vota, i quajturi kryeministër i mazhorabës së majtë, bëri që populli pas 9 vjetësh të përjetojë tronditjen që krijojnë zakonisht gangsterët e njohur që pushtetin e tyre e mbështesin tek eleminimi i njerëzve, që nuk i binden dhe që nuk janë në sinkron me të. Më shumë akoma ai tradhëton edhe shokët e bashkëpunëtorët e vet, që përfundojnë në SPAK ata peshqit e vegjël dhe bëjnë gallatë peshkaqenët edhe me vetë drejtësinë e “tradhëtuar” nga nisiatorët. Duket se shprehja mauceduniane “armiku i mikut tim, është armiku im” i shkoka për shtat këtij kryeministri kur bie fjala tek marrëdhëniet e Edi Ramës me Lulzim Bashën në raportet me Berishën, tamam ashtu siç veproi edhe me Ilir Metën. E kishte miqësinë me Ilir Metën kryeministri i sotëm, por duke dashur timonin vetëm, e hodhi mikun e tij dhe fshehtas dhe nën rrogoz, sipas këshilltarëve të tij mafiozë u lidh me Lulin duke piketuar si të keqen e madhe Sali Berishën që e çoi deri në “non grata” me levat e tij sipas këshilltarëve deri tek sekretari i shtetit amerikan. Nëse dihet se lavdia e njeriut kurrë nuk fitohet me dhunë, po shikohet se “dhuna” politike që po përdor Rama është paralajmërimi i një stuhije që dikton diktaturën e një sistemi ndryshe nga demokracia, është një diktaturë që vjen nga një individ me çrregullime të ekuilibrit mendor në sjelljen njerëzore. Ai populli i “një milion shuplakave” tani gjendet i tradhëtuar dhe e ka kuptuar më së fundi se është i tradhëtuar nga qeverisja që ky popull e votoi për Shqipërinë Europiane dhe jo për t’i treguar Europës paturpësinë dhe t’i japë shuplakën e pabesisë nga kryeministri i vet. Këtu qëndron thelbi i “non gratës” që e ka çuar qeverisjen dhe popullin e vet kryeministri realisht “non grata”. Ky popull e ka provuar tradhëtinë e pushtetit kur iu tha se do hanin me lugë floriri dhe hëngrën lugën e diktaturës. Europa nuk e ka harruar modelin enverist të qeverisjes komuniste të 45 viteve dhe po e shikon si një përsëritje në këto 9 vjet nga bijtë e baballarëve. Modelin e tradhëtisë së bashkëpunëtorëve të vet, populli i tradhëtuar e pa dhe e jetoi për 45 vjet kur qoftëlargu i diktaturës komuniste i shau me prindër e me motër miqtë e tij që e sollën në pushte. Ndërsa sot kemi të njejtin monstër që po “ha” bashkëpunëtorët e vet duke u treguar derën e burgut miqve të tij socialiste, që po heshtin dhe nuk po e përtypin dot gjellën e shpifur si bollgur, që po u serviret, veç ca servilëve që e kanë zakon të bëjnë rolin e Ramiz Alisë në sjelljen prej majmunësh me diktatorin. Populli donte reforma ligjore dhe jo përdorimin e ligjeve për të futur në burg popullin dhe shokët e ngushtë të diktatorit të ri si model putinian që eleminoi “kundërshtarët” e tij. Për ngjashmëri të mençurisë së atij burrit të madh e të urtë të Pavarësisë, Ismail Qemali, që tha se: “Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyertë e tragjedive të mëdha”, do të duhet të lexohet ndryshe në këto kohë pas 110 vjetësh që fati i një populli të vogël që beson në drejtësi, ka mbetur në duart e tradhëtarëve të interesave të tij që bëjnë maskaradë të madhe të pabesisë së popullit të vet me çdo kusht e me çdo çmim, mjaft që pushteti i tij të konsolidohet si makbethianët e kësaj kohe, që kërkon kokat e dunkanëve të rinj të njeriut që po ia kalon edhe vetë fjalës pabesi. Ndoshta duhet të presim se populli nuk ka besuar ende se “nuk ka parë gjë akoma” nga tradhëtia e madhe e një milion votave. Do ta kuptojë sinqerisht si të besueshme profecinë e Léon Blum, tre herë kryeministër i Francës dhe i mbijetuari i Buchenëaldit se “Mosmirënjohja është virtyti kryesor që mban gjallë gjithë demokracinë”. I pari zyrtar i lartë francez me origjinë hebreje. (9 prill 1872 – 30 mars 1950). Mos e beso po deshe këtë njeri që ka thënë të vërtetën siç po ndodh sot me kryeministrin shqiptar ndaj popullit të vet, që e ka votuar në tre mandate dhe që thonë se ka këshilltarë hebre!