Ulen çmimet e avionit, aeroporti  i Tiranës kthehet në qendrën më të fuqishme në Ballkan

780
Sigal

/Gazetae TELEGRAF

Koncesionari i ri , me administrator Shefqet Kastrati, shembull dhe model për biznesin shqiptar

Që nga momenti që TIA-n e ka marrë me koncesion kompania “Kastrati”, numri i fluturimeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kjo falë sigurisë që kanë dhënë investimet që po bën grupi “Kastrati” dhe mbi të gjitha, uljen e çmimeve dhe taksave, të cilat ishin marramendëse nga kompanitë e mëparshme dhe oligarkitë që e morën në sundim aeroportin e vetëm ndërkombetar  të vendit. Mesa duket, vizioni i ri i një biznesmeni të sukseshëm shqiptar, madje nga më të suksesshmit në Ballkan dhe në Evropë, siç është Shefqet Kastrati, ka bërë që falë konsulencës me këshillarë ndërkombëtarë dhe vendas në fushën e aviacionit, të mundësojë  uljen e çmimeve dhe si pasojë, janë rritur në mënyrë të marramendëse fluturimet drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Pasagjerët  në këtë mënyrë kanë më kollaj hyrje-daljet, çka do të thotë që fitimi mund të jetë shumë i vogël për kompaninë, por duke llogaritur që është në një numër shumë herë më të madh, bilanci është detyrimisht pozitiv.  Ndikimi i këtyre politikave ndihmëse duket qartazi tek qinda mijëra shqiptarë që i janë larguar aeroporteve të Podgoricës, Shkupit apo dhe aeroportit të Selanikut,  pasi e kanë më të thjeshtë tanimë më çmimet e ulëta, të udhëtojnë nga Tirana. Madje dhe shumë qytetarë të tjerë nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe zonat kufi me Greqinë  të preferojnë linjën e transportit internacional të Shqipërisë dhe shtimi i numrit të avionëve që ulen në Tiranë, tregon se ky është një ogur i mirë dhe një sukses i padiskutueshëm, të ciën kompania “Kastrati” do t’a reflektojë dhe në aeroportin që ka marrë në qyetin e Kukësit. Ndërkohë, Kryeministri Rama njofton se nga 15 korriku, hapet aeroporti ndërkombëtar i Kukësit.

Çmimet e biletave dhe taksat e aeroportit  janë nga më të ultat në Rajon

Aeroporti më i ri i Shqipërisë, ai i Kukësit, do të fillojë të presë linjat ndërkombëtare, nga 15 korriku. Ajo që të bën përshtypje është se çmimet e biletave dhe taksat e aeroportit të Kukësit, janë nga më të ultat në rajon, çka e bën aeroportin e Kukësit të ketë një prioritet më të madh nga udhëtarët, duke patur parasysh edhe afërsinë e madhe që ka me Tiranën.

“Wizz Air”, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë njoftoi dje, vendosjen e avionit të 5-të në bazën e saj në Tiranë. Në më pak se dy vite pas krijimit të bazës së “Wizz Air” në Tiranë, njoftohet shtimi i flotës së “Wizz Air” me 5 avionë dhe me 2 destinacione shtesë, ku operohet me tarifa të ulëta, që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Evropës. “Wizz Air” e lidh tashmë Tiranën me 29 destinacione të Evropës. Z. George Michalopoulos, Drejtori Komercial i “Wizz Air” tha: “Jam i kënaqur të njoftoj stacionimin e një avioni të pestë në Tiranë dhe nisjen e dy rrugëve të reja për në Barcelonë dhe Këln. Në tre – katër vitet e ardhshme, ne do ta dyfishojmë flotën tonë të bazës së Tiranës dhe ky zhvillim parashikon lëvizjen e rreth 5 milionë pasagjerëve me “Wizz Air”, destinacione të reja nga Tirana dhe standard të lartë shërbimi. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për aeroportin dhe për ne”.

“Wizz Air” njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë në 2020, duke vendosur 3 avionë, dhe në 11 mars të 2021, solli avionin e katërt, edhe pse në kushte kufizuese të pandemisë ndaj udhëtimeve. Historia e “Wizz Air” në Shqipëri, daton para katër viteve, ku fluturimi i parë u ul në prill të 2017-s, nga Budapesti.

Linja ajrore ka transportuar  shumë  pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë, që kur ka shkelur në tregun vendas.

Biletat dhe taksat e aeroportit të Kukësit
1€ + taksat, domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Destinacionet

Tirana – Barcelonë, e enjte, e shtunë, 29.99 EUR, 31 korrik 2021
Tirana – Këln, e enjte, diel, 29.99 EUR, 1 gusht 2021