Xhevat Mustafa: Kandari, meritat partiake, përgjegjësia personale!

354
Sigal

 

 Arrestimet nga “Rilindja” përgjegjësi personale!!!

 Korrupsioni i Rilindasve” përgjegjësi personale!!!

“…ndoshta nga tronditja, mërzia, hidhërimi, pagjumësia… nga ky rrebesh apo ortek korrupsioni dhe arrestimesh nga “e majta” e tij, Rama “harroi” se ata që janë arrestuar deri më 31 mars 2022, nuk janë kokat e vërteta apo peshqit e mëdhenj të korrupsionit gjatë këtyre afro 8 vjet e gjysëm qeverisje apo mbretërimi nga Rama-Rilindja.”

Krahas plot praktikave, veseve, zakoneve…tek Edi Rama në këto vitet e fundit ka rënë në sy edhe dystandartësia në vlerësimin apo peshimin e shokëve dhe shoqeve, për nga pesha apo niveli i stivave të veprave dhe dosjeve të korrupsionit. Ashtu si në rastet e Tom Doshit, Saimir Tahirit, Lefter Kokës…dhe të disa kryebashkiakëve të tjerë, të akuzuar dhe penalizuar për korrupsion, edhe për Alqi Bllakon, kryeministri po vepron sipas këtij vesi apo zakoni. Edhe tek korrupsioni i Bllakos, që vështirë se ia mbulojnë të gjitha kodrat me plehra të Fierit, kryeministri foli si qëmoti apo si e ëma e Zeqos në majë të thanës! Saktësisht i bëri një avokati të trashë, kur përsëriti avazin e dalëboje apo qesharak, se “përgjegjësia është personale”!!!??? Deputetët dhe ministrat, edhe ata të korruptuar, që janë nëpër burgje dhe duhej të ishin si shokët në burgje, i zgjedh apo vendos partia e Kryetari! Plot prej tyre përzgjidhen dhe shpërblehen me mandate deputeti e poste, jo për nga meritokracia, por nga militantizmi partiak, nga bosëria, “bujaria”, për të shpërblyer nderin apo favorin…! Prej 77 vjetësh, pra edhe në këta 31 vjet demokraci allaramizjane apo allashqiptare, popullit i ka mbetur  vetëm t’i votojë symbyllur, ose sa për të futur votat në një kuti, ose për  fanatizëm të verbër…Ose, edhe për një zarf me 2.000- 5.000 lekë apo një thes të vogël me ushqime, për të shtyrë një javë jetë allashqiptare! Por, jo pak, edhe për një vend pune, qoftë edhe pastruese apo pastrues zyrash, koridoresh, ëc- sh, rrugësh, pazari, kafenesë…! Çudi me ty, o Edi Rama dhe me ju enveristo- edramistët, që i mbani iso apo i bëni hosana: për t’i lavdëruar, për të përfituar ndonjë pikë propagandistike apo votë nga këta të korruptuarit akoma të pazbuluar, janë tuajët, të partisë, qeverisë…

 

Ndërsa, kur korruptohen, sa nuk ua mbulojnë hajdutllëkun as të gjitha gjethet e fiqve të Shqipërisë, i mohoni dhe ua lini në derë popullit, kojshisë dhe Salisë!!!??? Edhe një kujtesë: sikur Rama, parti- qeveri i janë bërë plot ish ministra, ish deputetë, ish kryebashkiakë, ish drejtorë të përgjithshëm…, që janë prangosur për korrupsion me fatura multimilionëshe në euro, dollarë…!!!??? E pra, për një skandal të kësaj natyre e jo më për një tufë si tek ne, në Shqipëri, në vende me të vërtetë demokratike, sidomos të Perëndimit, disa kryeministra dhe qeveri, serioze, të përgjegjëshme e kurajoze, nuk i kanë vonuar dorëheqjet!!! Ligji është ligj! Apo, në Shqipërinë edramjane kjo ka vlerë vetëm në Kushtetutën dhe kodet e drejtësisë, në letra!!!??? Edhe në këto vende, me të vërtetë demokratike e jo si ky i yni, gjasme demokratik, siç deklaroi kryeministri Edi Rama para gazetarëve më 31 mars, pas mbledhjes së kryesisë së PSSH-së, me ligj e me veprime konkrete të shumta e të shpeshta”përgjegjësia është personale dhe jo kolektive”. E megjithatë, në këto vende kryeministrat, presidentët, ekipet qeveritare, kryesitë partiake, parlamentet…, ndiejnë, pranojnë dhe reflektojnë edhe përgjegjësinë grupore. Aq më tepër nëqoftëse kujtojmë dhe llogarisim se edhe Alqi Bllako, ashtu si paraardhësit e tij të tjerë nëpër qeli burgjesh apo akoma në strukturat drejtuese të PSSH-së, në grupin e saj parlamentar në Kuvend, në ekipin qeveritar, nëpër ministrira, drejtori të përgjithshme, agjensira, bashkira, hipoteka, komisiariate policore, nëpër zyra të drejtësisë dhe prokurorisë…, përgjithësisht nuk i nisin, vazhdojnë dhe bitisin krej të vetëm, por me shokë e shoqe të besueshëm, abuzimet apo punët korruptive, me përfitime multimilionëshe në euro…Merret me mend se nga këto miliona, përveç pjesëve për vete, mbajnë edhe pjesët që duhet të japin si “dhurata” personale  apo”sponsorizime partiake”, sidomos gjatë fushatave elektorale, për ata apo ato, që ose kanë treguar sy, veshë e gojëmbyllje; “bujari” me firma e vula për PPP-të, koncensionet, tenderat…në favor të tyre. Domethënë, të këtyre “kuadrove të devotshëm dhe mirënjohës” ndaj partisë, që nuk mendojnë vetëm për bizneset e tyre personale e familjare, për komplekset e tyre turistikë e tregtarë, por edhe për jetëgjatësinë sa më ta madhe në pushtet të partisë e të kryetarit të zemrës…Në fjalimin e tij të 31marsit 2022 kryeministri Edi Rama i interpretoi apo reklamoi arrestimet në nivel ministri, deputeti, kryebashkiaku, drejtori të përgjithshëm…, kryesisht e jo rastësisht në rradhët e PSSH-së, si suksese apo “fitorje” të reformës në drejtësi. Por, ndoshta nga tronditja, mërzia, hidhërimi, pagjumësia… nga ky rrebesh apo ortek korrupsioni dhe arrestimesh nga “e majta” e tij, Rama “harroi” se ata që janë arrestuar deri më 31 mars 2022, nuk janë kokat e vërteta apo peshqit e mëdhenj të korrupsionit gjatë këtyre afro 8 vjet e gjysëm qeverisjeje apo mbretërimi nga Rama-Rilindja. Me këta pak arrestime në nivelin e mesëm të piramidës politike, qeveritare, pushtetore, në të vërtetë “reforma në drejtësi” mund të vlerësohet si sapo e nisur, me pasiguri të madhe se si do të vazhdojë e përfundojë…Kur të dalë nga kjo gjendje depresive, ndoshta do të kthjellohet dhe do të arrijë të kuptojë plotësisht se ku gjenden dhe duhet t’i kërkojë kokën më të madhe dhe peshqit më të mëdhenj të korrupsionit të pafre gjatë 3 mandave të tij qeverisës. Mund ta ndihmojë fati që i njeh me dhëmbë e dhemballë apo nga maja e kokës deri në fund të thembrës shumicën e tyre, sepse i ka pasur dhe i ka prej vitesh përreth vetes. Apo do të veprojë edhe Edi Rama  si Enver Hoxha, në rastin e dënimit të Beqir Ballukut, mbesën e të cilit kryeministri Rama e ka një nga ministret e tij më afatgjata, më të pushtetshme, më të simpatizuara e më të lavdëruara prej tij…Për t’iu referuar kësaj ngjarjeje apo këtij rasti na ndihmon citimi i një komenti shumë konciz, por edhe tejet shprehës e të shkruar mjeshtërisht nga publiçisti Ndoc Bushgjoka. Saktësisht ai shkruan më 1 prill në facebook: “Kurrë nuk gjeta një grimcë arsyeje njeriu, lere pastaj burri e aq më pak burrshteti, nga ajo deklarata e Enver Hoxhës kur pat thënë:
– Pse nuk e dinim ne se kush ishte Beqir Balluku, një mut -mutit !” Dhe sa herë e kam dëgjuar, kam thënë vetmeveti:

– Kush e caktoi një m*ut -m*ti ministër, zv/kryeministër të parë, anëtar të komitetit central e të byrosë politike?

– Meqë e dinte se ishte i tillë, a nuk kemi të drejtë të mendojmë se sa mut stërmuti ishte Enver Hoxha vetë!?”