Hyqmet Zane: Kërko një herë të falur për vitkimat e Çamërisë që ka Greqia

201
Sigal

 

Kanë kaluar 78 vjet dhe heshtja ka shoqëruar në 45 vjet të diktaturës dhe tani ku në tokën e shqiptarëve të Çamërisë, prej një bande me emrin e Napoelon Zervës, ku u masakruan mijëra njerëz dhe edhe u shpërngul me zjarr dhe me hekur popullsia autoktone çame. Kjo me  një shmangie të qëllimshme dhe injoruese,edhe e sponsorizuar me para nga Greqia dhe e pranuar edhe nga qeveria shqiptare

U bëra dëshmitar dhe pashë me sytë e mi ceremonitë e të Premtes së Zezë për besimin ortodoks. Janë ligjshmëri e kujtesës për vuajtjet e Jezusit në kryqëzimin e tij. Mund të mos jem i saktë në përcaktimin e kësaj që shkruajta, por si njeri me integritet respektoj lutjet dhe ceremonitë duke uruar “Pashkë të bardha dhe të mbara. Paqe, Dashuri dhe Harmoni” mes njerëzve. Është një urim që duhet të jetë në vëmendje për përmbajtjen që ka se sa për formën e shprehjes. Por, si shqiptar me origjinë nga Çamëria kujtoj se 78 vjet më parë në tokën e shqiptarëve të Çamërisë, në shtëpitë e tyre ndodhi një tragjedi jo prej Zotit, por prej një bande me emrin e Napoelon Zervës, ku u masakruan mijëra njerëz dhe që vdiqën mijëra të tjerë, por edhe u shpërngul me zjarr dhe me hekur popullsia autoktone çame. Ishte një “ceremoni” makabër ku mungoi paqja, dashuria dhe hamonia që dëshironin dhe kalonin mes tyre shqiptarët e Çamërisë me pjesën tjetër të besimit ortodoks. Cila mendje njerëzore do të bëhej palë me këtë sjellje kriminale të një shteti si Greqia ndaj një popullate të paarmatosur dhe të pambrojtur, pa mëkate dhe në shtëpitë e tyre. Çfarë faji kishin bërë dhe ndaj kujt? Akuza ishte tjetër gjë me realitetin, kurse ajo akuzë sot është kthyer në një aktakuzë ndaj një shteti, që asnjëherë nuk u dënua për krimet kundër njerëzimit dhe genocidin e bërë. Më keq akoma edhe shtetet europiane që flasin dhe kërkojnë drejtësi nuk e bënë asnjëherë këtë akt juridik që të njihej situata dhe ngjarja, sepse pati edhe një komision miks nga shtete të ndryshme të Europës që bëri një raport i cili nuk u mor asnjëherë në konsideratë. Përkundër kësaj u veprua me hebrejtë duke ngritur një gjyq të Nyrenbergut dhe për shqiptarët e Çamërisë jo. Përse një fakt i tillë ku manifestohet sjellje me dy standarte të vetë Europës? Kanë kaluar 78 vjet dhe heshtja ka shoqëruar në 45 vjet të diktaturës dhe në këto vite të tjera në tranzicionin demokratik, me gjithë përpjekjet për ta ngritur dhe përfaqësuar një kauzë të drejtë dhe të dhimbshme. Pa paragjykuar, ka pasur një shmangie të qëllimshme dhe injoruese, kjo edhe e sponsorizuar me para nga Greqia dhe e pranuar edhe nga qeveria shqiptare dhe ku janë bërë bashke edhe ata që mjerisht flasin për kauzë dhe në vend të mbrojtjes së kauzës, merren me interesat e tyre personale, si një tradhëti të lartë, që meriton ndëshkim. Ata që u vranë 78 vjet më parë (rreth 3 mijë të tillë dhe rreth 3 mijë të tjerë, që vdiqën në rrugëtimin e ikjes “biblike” për t’i shpëtuar masakrave) ishin njerëz (burra e gra, fëmijë dhe pleq) me një besim të caktuar të barabartë me të tjerët para Zotit tonë të përbashkët.

Dhe kur shohim se si ka një kortezh ceremonial si ajo e të Premtja e Zezë dhe besimtarët ortodoksë kanë të drejtën e kujtesës 2022 vjeçare, askush nuk i paragjykon. Dhe kryepeshkopi i KOASH Anastas Janullatos i bekon dhe lutet për historinë e Jezusit. Por si grek në origjinë dhe në shpirt, me dyshtetësi – greke dhe shqiptare, si nuk ka kërkuar një herë ndjesë për ato masakra çnjerëzore që të shprehte ndjesën edhe si njeri, edhe si titullar i një besimi, por edhe si një klerik që beson në jetën dhe në vlerat jetësore Por si mund të harrohen viktimat e Çamërisë që shteti grek përdori bandat e andartëve dhe Napoelon Zervën që e nderoi dhe i ngriti piedestale në Artë dhe e bëri edhe ministër si shpërblim?! Unë nuk ju fajësoj juve, por si njeri i Zotit me peshën e vlerës së një veladoni që mbani duke dashur të reflektosh drejtësi, si mund të rrini të qetë kur bashkështetasit tuaj (shqiptsarët e Çamërisë ishin me shtetësi greke) u masakruan dhe u vranë, u gjakosën dhe u përzunë me zjarr e me hekur nga shtëpitë e tyre? Vëreni veten një herë të vetme në rolin e popullatës shqiptare të Çamërisë! Ashtu si ju edhe unë besoj tek Zoti i Madh dhe mirësia e tij. Por mund të pajtohem unë që bashkëkombasit e m’i u dënuan pa gjyq dhe pa faj, vetëm e vetëm se u ngrit një tezë e pavërtetë dhe tinzare si karakteri i pabesueshmërisë greke dhe kur unë jam djali i një antifashisti që u internua nga gjermanët në kampet e shfarosjes në masë dhe që me të drejtën e kreut të shtetit