Dje Tirana u zgjua me dëshirën për të lexuar. Flasin Mehmet Gëzhilli, Genti Gjonaj dhe Agron Morava

287
Sigal

Risitë në Panairin e 24-ët/ Flasin Mehmet Gëzhilli, Genti Gjonaj, Agron Morava

Dje Tirana u zgjua me dëshirën për të lexuar

Gazeta Telegraf

Dje Tirana u zgjua ndryshe. Pas një viti ndërprerjeje rikthehet Panairi i Librit. Qysh në orët e para të mëngjesit të datës 17 Nëntor në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohet Panairi i 24 i librit “Tirana 2021”, u pa një dyndje e madhe e njerëzve. Piku i vizitorëve përkoi me orën 12:00. Gjatë gjithë ditës së djeshme u bënë shumë promovime. Në aktivitetin e hapjes së panairit të mbajtur në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, të shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair, shkrimtarë dhe studiues. Meri Kumbe, zëvendësministrja e Kulturës e Shqipërisë, gjatë fjalës në aktivitetin e hapjes së panairit tha sfidat aktuale të librit janë sfida mbarë globale. “Urojmë që ky panair të jetë i mbarë, të ketë vizitorë të lartë, padyshim duke ruajtur gjithnjë shëndetin e të gjithëve. Sfidat e librit janë sfida mbarë globale tashmë, por ditët e vështira që kaluam gjatë pandemisë treguan dhe nënvizuan edhe një herë më fort rëndësinë që ka libri dhe leximi në jetën tonë”, theksoi Kumbe. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, theksoi se qëllimi i tyre si organizatorë janë lexuesit. “Ne jemi të bindur që me lexim, me libra dhe me kulturë Shqipëria do të shkojë përpara. Mendoj që kemi një rrugë për të cilën duhet të ngulim këmbë për bashkëpunimin me institucionet për të përmirësuar klimën e librit në Shqipëri, klimën e punës me librin në Shqipëri, pasurimin e bibliotekave, ngritjen e librarive dhe ngritjen e bibliotekave”.

Pra dje…

Pra, dje Pallati i Kongreseve e priti festën e librit me shumë dashuri dhe entusiazëm. Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve. Ndryshe nga vjet ku Panairi u zhvillua online, dhe, çdo gjë u munduan që t’i përshtatej virtualitetit për shkak edhe të pandemisë së COVID-19, këtë radhë festa e librit ishte e hapur, pa kufizime por me rregulla strikte anticovid.  Pra Panairi i librit 2021 u pa si një ditë normale por me shumë masa sigurie.  Panairi këtë vit po zhvillohet normalisht, dhe do të vazhdojë përgjatë pesë ditëve konkretisht në datat 17 dhe deri më 21 nëntor ashtu siç janë zhvilluar 23 edicionet e mëparshme.  Edhe këtë vit ky panair organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë që do të thotë se edhe kujdesi në lidhje me të gjithë eventin dhe përzgjedhjen e gjithçkaje do të jetë maksimal nga organizuesit. Shoqata e Botuesve Shqiptarë, organizatore e panairit ka bërë të ditur se panairi, që nisi dje do t’i  kthehet formës së vjetër tradicionale me ekspozimin e librave nga botues të ndryshëm. Gjatë këtij panairi, sipas organizatorëve do të ekspozohen botime më të mira të autorëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos botimet e  viteve të fundit. Sipas organizatorëve nga botuesit  premtohet ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund do realizohet edhe ndarja e çmimeve të panairit në disa kategori. Pjesë e panairit janë si gjithmonë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Genti Gjonaj, shtëpia botuese “Bota Shqiptare”

 

Ky Panair është shumë i veçantë. Së pari se vijmë direct para lexuesit pas një viti të ëvshtirë, së dyti dhe pse tashmë jemi pranë lexuesit patjetër ka dhe masa anticovid. Shpresoj që në këtë vit të vështirë për ekonominë shqiptare dhe më tej botuesit shqiptarë të jenë përpjekur që të sjellin risi për të qenë më koherent me lexuesin, me problemet, me shqetësimet e tyre duke i bërë prezent këto në botime të ndryshme me këto tipare. Për  hir të së vërtetës me sa shoh unë deri tani, ky panair është me shtëpi botuese më të pakta, por me hapësira më të mëdha për lëvizje. Prurjet  më të mëdha në tirazh besoj dhe shoh se janë të autorëve që kanë mundësi t’i bëjnë reklamë librave të tyre duke qenë se punojnë në media vizive dhe kanë hapësira të mëdha për t’i bërë propagandë dhe reklamë. Gjatë ditës së parë pamë një atmosferë  të mirë, një organizim të mirë dhe një dëshirë për komunikim me lexuesin.  Mendoj se, në këtë panair librat më të suksesshëm do të jenë librat artsitik kryesisht autorë të huaj dhe të njohur në vendin tonë. Por vitet e fundit një risi është dhe interesi për librat publicistikë. Thuajse të gjitha shtëpitë botuese janë të përgatitura për shijet e lexuesve.

Mehmet Gëzhilli, Shtëpia Botuese “Argeta

Ky panair po zhvillohet në kushtet e Pandemisë por organizatorët kanë marrë masat përkatëse.  Kjo për arsye se ndryshe nga një vit më parë Panairi i 24-ër i Librit po zhvillohet, fizikisht, në Pallatin e Kongreseve. Ajo që dua të theksoj është se këtë vit organizarorët kanë marrë masa rë mira decorative ku Pallati Kongreseve Brenda dhe ajshtë ka marrë një pamje tejet festive. Brenda ka një sistemim të të gjitha  shtëpive botuese me një dekor interesant. Nga organizatorët janë marrë masa anticovid dhe ajnë dhënë udhëzime paraprake për çdo gjë. Pra ka një plan masash të detajuar që të ruaj jo vetëm personelin por sidomos  dashamirësit e librit. Mund të them se dita e parë ishte një ditë e bukur, një ditë që të gjithë donin të shuanin kureshtjen se çpo ndodh me këtë Panait pas një viti ndërprerjeje. Në mesditë pamë fëmijë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që ishin vizitorët më të mirë. Askush prej tyre nuk u largua pa blerë një libër. Kjo tregon se po ritet interesi për librin sërish. Si ditë e parë mbresat ishin të veçanta por edhe pritshmëritë ishin të dukshme. Most ë harrojmë se është një një moment krize ekonomike dhe sërish për librin askush nuk kursehet.

Agron Morava, Shtëpia Botuese “Morava”

Ky panair na ktheu në ditët e viteve të mëparshme. Na ka munguar Panair. Na ka munguar lidhja e drejtpërdrejtë me lexuesin. Masat nga organizatorët jaë të mira.  Presim shumë dhe pse në situatë të vështirë. Po shikoj se diçka lëviz. Problemet e librit shqiptar janë të shumta, por kryesorja është që libri sot sikur ka filluar të lexohet nga të rinjtë. Pra rinia e sotme sikur po e heq indiferencën ndaj librit.  Dikur më shumë të interesuara ishin moshat e treta që janë lexues të rregullt. Mund të them sederi dje  rinia ishte më shumë e lidhur me tabletin, internetin, celularin se sa me librin. Por për mua që jam në korrent me librin, e them me bindje se libri është i pazëvendësueshëm dhe vlera më e madhe që mund të ketë një njeri në shtëpi. N.q.s ke libra në shtëpi, ke një pasuri që nuk ndryshket, që nuk i humbet vlera, përkundrazi i rritet.