Hasan Ceka:Artefaktet e Butrintit dhe trashëgimia kulturore

657
Sigal

Fshehurazi shkoi në Butrint me material të përgatitur më parë dhe ngriti një kasolle të shëmtuar, vetëm pak metra larg qendrës së Ekspeditës Italiane

 Si i ruajti Hasan Ceka   artefaktet e  Butrintit: duhet mbrojtur trashëgimia!

Gëzim Llojdia

1.Sandro De Maria në artikullin e tij : “Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare”, Revista: “Iliria” Nr.1-2, 2003-2004, sjell një fakt mbi grabitjen e  objekteve arkeologjike të zbuluara në nëntokën shqiptare, diku në veri të vendit dhe i gjithë ky  material i bollshëm parahistorik, (ilir), sipas Ugolinit, nga një ekspeditë franceze, u dërgua në Francë. Ishte koha kur synimet e të huajve karshi kulturës së lashtë po  i kthenin në grabitqarë. Në Amantia grabitjet  e italianëve  si ushtri pushtuese të territorit ishin akoma më të mëdha. Karl Pasch, profesor i Universitetit të Vjenës, sjell një dëshmi të çuditshme. Kur vizitoi Plocën ai pa në oborret e banorëve statuja të cilat i përkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vonë Ugolini, u tërhoqën me tepër pas mo­numenteve të shpërndarë në fshat, nëpër shtëpitë e oborret. Karl Pachi duke gjetur në Ploçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura, mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme. Skënder Anamali: “Kërkimet e bëra në Plocë edhe në vitet e pastajme, treguan se një pjesë e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe më parë. Banorët pleq të fshatit i kujtonin ende gërmimet që ka bërë gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohë aty. Ata nuk morën vesh fare u zbulua, gjatë këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morën nga ushtarët italianë kur u larguan së andejmi. Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti. Ai dhe Dr. arkeologjisë Yzeir Alimerko,  si dhe objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia, e kthyen muzeun, në Skelë,  ndër më të pasurit. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël, për kohën e kësaj godine që ka parë godinën dhe lotët, që janë vesa e dhimbjes, pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi, qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamatë se ikën dhe humbën shumë dëshmi, humbën si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot, ku brenda tij është e gjitha, ku ne të shkruajmë sado pak një varg. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey,  Neritan Ceka, djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij  “Apolonia….” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë, ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist….” Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Nga viti 1937 në vitin 1939,  Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë e çmuar, maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme. I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzeun e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë, Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur, që ishte dërguar përtej këtij vendi, ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike, që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve.

2.

Raporti mbi udhëtimin e tij të parë, dorëzuar Ministrisë së Jashtme në korrik të vitit 1924, përmend shpesh rolin “politik” që Ugolini i jepte Ekspeditës së tij, përgjithësisht në funksion anti-francez, megjithëse pohon se “nuk kam dalë për asnjë çast nga fusha ime e studimit të antikiteteve: për këtë arsye ndoshta  iu pëlqeva shqiptarëve” dhe përsëri: “..u përpoqa që ta bëj sa më të shterpë punën e rivalëve tanë në Shqipëri. Midis tyre shkëlqen Franca (veçanërisht nëpërmjet deputetit Godard dhe longamanust së tij, z. LeonRey), e cila përpiqet në çdo mënyrë të pengojë dhe të ndalojë punën tonë. Në këtë […] fushë pata mundësi të shpalos një veprimtari të qetë, por me rezultate”. Së fundmi: “…I gjithë materiali i bollshëm para historik (“ilir”) , i gërmuar nga Dr. Colin në Qerret (Pukë), u transportua fshehurazi në Francë. Atëherë munda lehtësisht të kisha miratimin e  të gjithë atyre personave veçanërisht të  atyre me kulture dhe pozitë më të cilët ishte e nevojshme që të flisja; gjithë kjo pa krijuar dyshime, duke folur gjithmonë si studiues. U tregoja atyre faktet që përmenda më sipër dhe të tjera akoma; i shpjegoja sistemin francez jo shkencor; i sillja në vëmendje që në këtë mënyrë shqiptarëve i merreshin faqet më të drejtpërdrejta e më të rëndësishme të historisë së tyre, domethënë ato që flisnin për Ilirët, paraardhësit e tyre. (Kjo vërejtje kishte gjithmonë një efekt të veçantë, sepse në këtë mënyrë prekja sedrën kombëtare shqiptare që është shumë e fortë, dhe që i konsideron ilirët si paraardhës të lashtë dhe shumë të nderuar, dhe si rrjedhim, në ç’kam mbetet prej tyre një pasuri kombëtare, me të drejtë të rëndësishme)”. Pra Ugolini, për të ngjallur dashamirësinë shqiptare drejt anës italiane prekte dy pika kryesore: nga një anë mosrespektimin nga pala franceze të detyrimit, të parashikuar nga leja e gërmimit, për të mos eksportuar material arkeologjik, nga ana tjetër temën kombëtare të origjinave ilire, që duke e shkelur nga ngjarje të ndodhura. Me gjithë këto pohime të hapura, do të ishte, për sa me duket mua, tepër thjeshtëzuese dhe në fund të fundit e pasaktë të konsiderohej roli i Ugolinit vetëm nën dritën sunduese të propagandës politike, edhe përsa i përket këtyre fazave të para të punës së tij në Shqipëri. Këto konsiderata janë bërë në të kaluarën, duke e gjykuar Ugolinin një “arkeolog-fashit” modest ose më keq akoma si një  “fashist arkeolog”. Dy udhëtimet paraprake të viteve 1924-1925 janë prelude të formimit të  Missione Archeologica Italiana, (Ekspedita Arkeologjike Italiane), që Ugolini udhëhoqi nga viti 1926,  deri në vdekjen e tij, në Bolonjë, më 4 Tetor 1936, në moshën 41 -vjeçare. Parathënie politiko-institucionale e formimit të Ekspeditës.

3.

Le të rivijojmë me pohimin  e  Sandro De Maria  të botuar te Revista:  “Iliria” Nr.1-2, 2003-2004.: “Në mbyllje dua të kujtoj një episode domethënës. Më 29 maj të vitit 1935, agjenti konsullar mbretëror i Sarandës, informonte ambasadën italiane në Tiranë,  se më datë 26 të atij muaji. “Certo Hassan Ceka, una speciedi  archeologo albanese, senza alcunavviso, anzinascostamente, ementre è tutte raassentei lProf. Ugolini, sièrecatoa Butrinto col materiale già pronto e dha piantato una baracca di pessi mogusto, proprio apochimetridallase de della Missione Archeologica Italiana…”(një person i quajtur Hasan Ceka, një farë arkeologu shqiptar, pa asnjë lajmërim, përkundrazi, fshehurazi ndërkohë që prof. Ugolini nuk është ende i pranishëm, shkoi në Butrint me material të përgatitur më parë dhe ngriti një kasolle të shëmtuar, vetëm pak metra larg qendrës së Ekspeditës Arkeologjike Italiane…). Fjalët përçmuese të agjentit të konsullatës së Sarandës, nuk mund të fshehin sot një fakt vendimtar: me shfaqjen e asaj kasolleje modeste në Butrint, pranë veprës pioniere Léon Reyt dhe të Luigi Ugolit, së cilës u bashkua kaq fshehurazi Hasan Ceka, tregon se bazat e së ardhmes së arkeologjisë shqiptare ishin hedhur.

4.

Në zonën ë lumit të Vlorës, praktikohej kjo traditë. Mësuesit e historisë mblidhnin ose bënin ekspedita në të gjithë territorin e fshatit. Gjetjet i bënin publike dhe i vendosnin në muze. Njohja me vendlindjen bëhej kështu duke zbuluar edhe vendbanime apo varreza, që do të mund tu kushtohej shekujve të historisë. Sot nuk mund ta vërtitësh këtë bisedë, sepse kjo traditë për grumbullimin e objekteve arkeologjike  kudo, që gjendeshin është fshirë nga kujtesa. IMK që është institucioni i madh dhe me qendër në Tiranë dhe disa rrethe besoj se nuk e di që ka ekzistuar. Sa për komunarët janë gjithë sy e mëndje tek ndonjë tender qeverie.

5.
Ka ekzistuar një zyrë arkeologjie, deri para viteve ‘90 në qendër të Vlorës, pranë teatrit “Petro Marko”. Ka pasur edhe një arkeolog . Deri në vitin 2000, më pas historia e saj nuk dihet. Të dy parqet arkeologjike bënë përpjekje në vitin 2006 për ta pasur këtë zyrë të tyre.  Shkoi për dreq përpjekja sepse labirinti ishte kaq i ngatërruar, saqë  kjo zyrë  nuk merrej vesh ishte e shtetit, e apo privatit, dhe ndërkaq duhej kërkuar nga Instituti i Arkeologjisë. Kjo zyrë sipas dëshmive ishte me objekte arkeologjike, thuhet u dorëzua, ku dhe ku është proces-verbali i dorëzimit? Po objektet e dorëzuara ku janë? Sot zyra është, po përse përdoret sepse për arkeologjinë ka 20- vjet që e ka bjerrur misionin e saj?  Vetëm rreth 700 m larg saj janë trojet e Vlorjave dhe një banesë kur njëri nga këta pinjollë Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak, nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti.

6.

Flitet për anije të mbytura në gjirin e Vlorës. Ekspeditat nxorën objekte arkeologjike, që mban deti ynë. Por shumë prej këtyre objekteve  thuhet se i kanë në ambientet e disa lokaleve në  Pashaliman.  Shumë zhytës amatorë dhe të pa autorizuar kanë marrë mjaft prej objekteve që gjenden nëpër anijet mbytura.
Në Orik kur u gërmua autostrada e re, rruga që të shpie drejt portës së Pashalimanit, nxori në dritë jo pak objekte arkeologjike, të cilat ose u fshehën, ose u zhytën në llumin e kënetës. Një banor sjell këtë dëshmi:  “Oriku i lashte gjendet i zhytur në lagunën e vogël. Kur janë bërë bonifikimet, ekskavatorët bënin “kërdinë”; poça, relika, monedha, gurë etj etj. Në perëndim të kënetës është gjetur varreza e lashtë e qytetit (janë zbuluar rastësisht kur traktorët plugonin vendin për ta shndërruar në tarraca), për fat të keq ky zbulim përkoi me ardhjen e anarshisë dhe shumica e tyre u bastisën e u shitën në Itali e Greqi (relika te ritualeve të varrimeve, dhe shumë terakota të hyjnive të vjetra). Një fakt që mblodha aty,  ishte se një mësues ka bërë gërmime në territoret që i përkasin Orikut të lashtë, ndërkaq ka mbledhur një numër të madh objektesh të cilave nuk u dihet fati. Shumë ish-nxënës të tij më shpjeguan gjetjet, që bënte mësuesi i tyre por, që nuk u dihet fundi objekteve. E thënë gati shkoqur kjo pasuri e kulturës së lashtë shkoi nuk dihet se për ku, por siguria shqyrton mundësinë e  trafikimit të objekteve. Pyetja e thjeshtë është se ku janë objektet e nxjerra gjatë gërmimit ?