Gropa e pensioneve/ Evdal Nuri: Gënjejnë o burrë gënjejnë…!

198
Evdal Nuri
Sigal

Indeksimi u tha në korrik e na doli në tetor, ndërkohë pensionistët jetojnë në varfëri duke numëruar ditët, pa kuptuar se do ketë indeksimi apo rritja e pensioneve

 

Indeksimi u tha për në korrik pastaj në shtator e së fundi në tetor që pritet indeksimi real i pensioneve?Gjykoj se qeveria e ka bërë të qartë se këtë vit do të ketë indeksim, apo rritje jo me treguesin, siç ka ndodhur gjithmonë me treguesin e inflacionit vjetor, sepse ai ka mallra dhe shërbime shumë më të gjera por me treguesin e inflacionit të dedikuar të shportës së prodhimeve e produkteve jetësore për një qytetar, i cili ka një inflacion më të lartë.

1-“ Një gropë që s’po na ndahet …!”

 Ka muaj që flitet për rritjen e pensioneve. S’po marrim vesh, apo s’po e kuptojmë! Flitet për ata që dalin në pension 2024, për të tjerët që kanë dalë në 1994, për ato  nga fshati e për këtë dhe atë, duke përdorur , moshën , vitin , kontibutet?

Në këtë punë kemi, e dëgjojmë këtë apo atë specialist deri lart shumë lartë. Dëgjova se pensionet për të gjithë do të rriten nga 8000 -15000 lekë. I gëzuar ja thashë gruas. Kjo është rritje! Ajo s’më besojë dhe tha :” Gënjejnë o burrë gënjejnë  “. Kujt t’i besojmë ?

Kryeministrit foli përsëri për ‘gropën” e pensionistëve. Këtë rradhë u justifikua se në këtë gropë janë më shumë se sa ata që janë jashtë saj. Pra, ata që punojnë janë më pak se ata që janë‘nëgrope”. Me të vërtetë “gropa”është e madhe dhe e thellë. Atje “kanë rënë” 767 mijë pensionistë, por ç’të bëjmë? Të vdesim para kohe? Ja që s’na ka ardhur dita! Disa dhe po e kërkojnë, të tjerë kanë dëshirë të dalin,“zvarriten”,por e kanë vështirë!

Pensionistët e ndjejnë çdo ditë “thellësinë e kësaj grope”. Kam dëgjuar dhe justifikime të tjera. Siguracionet janë paksuar nga mungesa e fuqisë punëtore. Secili thotë:’Nëna ime”! Sa  lekë do të marrë në tetor? Kjo na intereson.

Indeksimi u tha për në korrik pastaj në shtator e së fundi në tetor që pritet indeksimi real i pensioneve?

Gjykoj se qeveria e ka bërë të qartë se këtë vit do të ketë indeksim, apo rritje jo me treguesin, siç ka ndodhur gjithmonë me treguesin e inflacionit vjetor, sepse ai ka mallra dhe shërbime shumë më të gjera por me treguesin e inflacionit të dedikuar të shportës së prodhimeve e produkteve jetësore për një qytetar, i cili ka një inflacion më të lartë. Tani për këtë periudhë kohe, inflacioni vjetor lëviz në shifrat 2.5%-3%. Inflacioni i produkteve të shportës së ushqimeve jetësore është shumë më i lartë, në nivelet 4.5%. Kështu që edhe indeksimi do të jetë i këtyre niveleve, por nuk do të jetë menjëherë pas rritjes së pagave të administrates, por do të jetë sa të gjithë pensionistët që do të marrin pensione të indeksuara në vlerë 4.2%-4.6% më shumë si indeksim.

2-

S’po kuptojmë!

Na parqiten shumë opsione! Një opsion është rritja me vlerë fikse. Një tjetër opsion në diskutim është indeksimi i pensioneve me të njëjtën normë sa rritja e pagës mesatare. Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Po flitet shumë ! Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët sidomos ata me pensione të ulta. Banka Botërore evidenton si problematikë faktin që rritja e pagës reale nuk ndiqet nga rritja e produktivitetit.

Nga indeksimi tek ne përfitojnë  767 mijë persona. Qeveria mendon se rritja e pensioneve, e cila vjen në formë indeksimi çdo vit bazuar në shportën e ushqimeve, por edhe në trajtë bonusesh, siç u dhanë dy të tilla vitin e shkuar. Pensionet e ulëta, kjo rritje është reflektuar në një masë të ulët, pasi bëhet në varësi të shumës që ata marrin dhe jo të përshkallëzuar. Në rang vendi numërohen mbi 767 mijë persona, që trajtohen me pension pleqërie, si në fshat e qytet, invalidë, pensione familjare, këta zënë 30% të popullsisë. Ndoshta më shumë se të punësuarit. Problemi do të jetë dhe në të ardhmen, mbasi ata që mbarojnë shkollën e kanë mendjen për t’u punësuar jashtë ! Në Shqipëri ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare, por që po shtohet me hapa të shpejta. Pra secili bën hesapet e veta. -Kur të shtohet pensioni? Sa do marr, sa do të shtohet, si dhe qysh do t’i shpenzoj? Do paguajmë dritat, ujin, ilaçet, ushqimet, do marrim këtë apo atë. Shumë nevoja s’mund t’i plotësosh, duke kufizuar jetesën e shpesh këto” kur” mbeten për muajin  tjetër. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim për 2024 theksoi se gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian.“Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek. Një lajm shumë i keq, që po nxit emigracionin masiv e ku zëmë vendet e para në Botë!3—

Shqipëri ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare, por që po shtohet me hapa të shpejta. Pra secili bën hesapet e veta. Kur të shtohet pensioni? Sa do marr, sa do të shtohet, si dhe qysh do t’i shpenzoj? Do paguajmë dritat, ujin, ilaçet, ushqimet, do marrim këtë apo atë. Shumë nevoja s’mund t’i plotësosh, duke kufizuar jetesën e shpesh këto” kur” mbeten për muajin  tjetër.

3-

Pensionet i kemi më të ulta në rajon!

 Në -Maqedoninë e Veriut këtë vit pensioni mesatar 311 euro. Në Sërbi 318 euro. Në Mal të Zi, 361euro dhe në Bosnjë Hercegovinë 275euro. -Në Shqipëri tani pensionet janë diku te 185-euro. Pensionet s’na dalin ankohen të gjithë e të tjera ankesa. Shitësi i lagjes Qerameti, por jo vetëm ai ka javë që i kanë mbyllur dyqanet. Arsyja se në lagjen”Ali Demi “ në një territor prej 200 m2 kompanitë e mëdha kanë hapur. Rosman Lala, Spar, Bio Market, Neptun, Globe, K.M.Y, Pro Natyra e dy tre të tjera që s’po kujtohen emrat ! Këto kanë falimentuar bizneset e vogla. Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme, plakja e kujdesi për të moshuar është përgjegjësi e shtetit, por dhe shoqërisë civile që e ka përjashtuar veten nga kjo detyrë. Do Zoti, kjo “ gropë” për të cilën po flitet kaq shume e që ka vite që s’po mbushet ose të paktën të zvogëlohet , t’a mbushin ata që e krijuan dhe ata që po e mbushin me ‘viktima të pafajshme “.