Ndêrsa Botën e ndanin disa orë prej Krishtlindjes së këtij viti , një i krishterë i devotshëm, , jurist, diplomat, e politikan i shquar italian, miku i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, Franco Frattini, ndrroi jetë në moshën 65 vjeçare, në Klinikën e famshme romane,Agostino Gemelli.
I diagnostikuar prej kohësh me një tumor malinj, (karçinoma e kolonës rektale), ai ndrroi jetë më 24 Dhjetor
2022 !
Frattini u lind më 14 Mars 1957 në Romë, ku edhe përfundoi të mesmen në Gjimnazin “Giulio Cesare” dhe të lartën në të famshmin universitet “La Sapienza” për Drejtësi, më 1979 !
Ai ishte martuar së pari me Dr. Chantal Sciuto – dermatologe, me të cilën kishte edhe vajzën Carlotta, e pas divorcit me Chantal, bashkëshorte e tij, u bë Stella Coppi – Frattini .
Veprimtarinë politike e nisi si Sekretar i Federatës së Rinisë Socialiste Italianë dhe u bë anëtar i PSI -së së Betino Kraksit (Bettino Benedetto Craxi 1934 – 2000).
Emërimin e parë e mori në Avokaturën e Shtetit, pastaj në Gjykatën Administrative të Rajonit të Piemontes. Më vonë, kaloi KëshilltarJuridik në Ministrinë e Thesarit.
Është thënë, e më pas përgënjeshtruar, se kishte punuar edhe në gazetën “Il Manifesto” të Partisë Komuniste?! Ndërsa më 1990-1991, emërohet Këshilltar Juridik i Zv/Kryeministrit Klaudio Marteli në Qeverinë Andreotti 6 .
Më 1994 e gjejmë Sekretar të Përgjithshëm të Këshilit të Ministrave në Qeverinë e parë të Berluskonit dhe Ministër i Punëve Publike e Rajoneve në Qeverinë e Lamberto Dinit !
Kandidoi dhe fitoi për Polin e Lirisë (Forza Italia), si deputet në Parlamentin Italian, më 1996, ku edhe u zgjodh unanimisht (pozitë-opozitë), deri më 2001, në krye të Komitetit të Vigjilencës mbi Shërbimet Sekrete.
Ai ishte Këshilltar në Bashkinë e Romës dhe për shumë kohë edhe në CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian). E shohim përsëri Ministër i Punëve Publike, kësaj here me Berluskonin, mikun e madh të tij dhe pas mosmarrëveshjeve të Kavalierit me Ruxheron, kalon për herë të parë , si Ministër i Punëve të Jashtme, ( Nëntor 2002 )!
Ai mbështeti ndërhyrjen ushtarake amerikane të Prsidentit Bush (i Riu) në Irak, edhe pse pa mandatin e OKB ! Italia dërgoi 3200 trupa, kryesisht në jugun shiit të Irakut, në Operacionin “Antica Babilonia” dhe në Nasiriah pësuan një sulm vetëvrasës me autobombë , (23 të vrarë-19 italianë).
Ndodhën edhe ngjarje të tjera të rënda me italianët në Irak, ku u bë rrugë rrëmbimi dhe vrasja e të huajve, si roja private Kuatroki, gazetari Baldoni dhe oficeri i SISMI-t, Kalipari !
Fratini zgjidhi shpesh edhe raste të vështira, deri sa u zëvendësua nga Fini në qeverinë Berluskoni III !
Ai u zgjodh, edhe si një nga pesë Nënkryetarët e Komisionit Europian dhe njëkohësisht Kryerar i Komisionit Europian për Drejtësinë Lirinë dhe Sigurinë !
Detyra e fundi e lartë, përpara se të largohej nga kjo jetë ishte , ajo e Kryetarit të Këshillit Të Shtetit !
Franko Fratini, ky diplomat elokuent, fin dhe luksoz, bëri edhe këshilltarin dhe ndërmjetësin , në zgjidhje konfliktesh, përfshi edhe Rusinë apo Serbinë. Por, ndërsa e nderonin me tituj, si politikanë e shtetarë të molepsur nga nacionalizmi shoven dhe ekspansionist, liderët e këtyre dy shteteve, bënin të kundërtën e atyre çfarë u këshillonte ai ?!
Dhe dihet, sidomos nisur nga aktualiteti, se cila është rruga e qorrsokakut, që ata kanë ndërmarrë : Rusia me agresionin kriminal ndaj Ukrainës, ku ka pësuar disfatë katastrofike këto 10 muaj dhe Serbia me provokimet e rënda në veri të Kosovës, ku sidomos në Mitrovicën e Veriut, nxit pakicën serbe, sidomos ekstremistët e tyre, të ndezin një konflikt të ri të armatosur, e tejet të rrezikshëm , që do të trazonte gjithë Ballkanin Perëndimor !
Natyrisht, frymëzimi vjen nga stepat, Kremlini dhe Lubjanka ( Selia e Shërbimit Sekret Rus ), me delirantin rusomadh Putin, që tenton të ringrejë Perandorinë Sovjetike dhe të spostojë vëmendjen e Botës nga lufta, tashmë e humbur në Ukrainë !
Por në Kosovë, është NATO, KFOR, EULEX dhe SHBA kanë aty bazën e madhe ushtarake Bondstill !
Druzhe Aleksandar Vuçic, Presidenti i Serbisë dhe miku personal e paradoksal i Edi Ramës, duket që ende nuk po nxjerr mësime nga historia, kur shërbente si Gëbels i Kryekasapit Milosheviç dhe që një ZOT e di, se ku u fsheh, kur bombardohej Beogradi i tij nga NATO dhe SHBA në pranverën e 1999 !
Me këtë farë Presidenti, Rama ynë, do të bëjë “Ballkanin e Hapur” ?!
Natyrisht, ky projekt sorosian, që i shkon për shtat dhe përkrahet fuqishëm nga Moska, është i dështuar, apo si thonë bukur shkodranët “ kishte lé i dekun” , se Procesi i Berlinit , nuk mund të zëvendësohet nga asnjë projekt tjetër djallëzor !
Franko Fratini, ishte një mik i madh i Shqipërisë. Ai dha një kontribut të veçantë për të bërë, që Shqipëria të futej në NATO dhe që po ashtu, shqiptarëve në 2010, nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kryeministrit Berisha, t’iu hiqen vizat dhe të udhëtojnë pa pengesë në Europë !
Ai vizitoi disa herë Shqipërinë, dhe nuk ka se si të mos kujtoj, fjalën dhe këshillat e tij të vyera, në Mbledhjen Vjetore të Ambasadorëve Shqiptarë në Tirana Internacional Hotel !
Aty pata rasin ta takoj për herë të parë nga afër dhe të bisedoj duke pirë edhe kafé , madje duke më premtuar , se në një nga herët e ardhjes në Milano , do të isha i ftuar i tij ! Dhe e mbajti fjalën, madje më ftoi megjithë zonjën time, në të famshmin Hotel Principe di Savoia , në një drekë miqësore e të paharruar !
Keqardhje, për humbjen e këtij miku të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që do ta kujtojmë përherë, me nderim dhe respekt !
SPARTAK TOPOLLAJ
Ish Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano




















