Festohet në Tiranë Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

282
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Sot në Tiranë, u festua Dita e Dita e Pavarësisë së Shtetevet të Bashkuara të Amerikës. 245 vjet më parë, Kongresi i Dytë Kontinental, që përfaqësonte 13 kolonitë amerikane të Mbretërisë, miratoi Deklaratën e Pavarësisë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë bashkë me disa politikanë të Shqipërisë, krerët e institucioneve fetare dhe ambasadorë, në kuadër të ceremonisë së Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ish-ambasadori Norman Duncan, ministri i Turizmit Blendi Klosi, etj.  “Gëzuar, për Pavarësinë dhe për Shqipërinë,”– tha ambasadorja Kim dhe të gjithë  të pranishmit kthyen gotat. Ajo që vihet re është se në këtë ceremoni mungon kryeministri Edi Rama, për arsye që nuk dihen. Ambasadorja Yuri Kim, në fjalën e saj në këtë ceremoni, tha se SHBA, është aleati më i madh i Shqipërisë, sot e 30 vjet e kjo miqësi, do të zgjasë për shumë kohë.