Vasili: 25 vjet më parë Kosovë e Shqipëri bashkë në sakrifice, sot Rama bashkë me Vuçiçin!

13
Sigal

25 vjet më parë do të shënohej një nga momentet kulmore në historinë e kombit shqiptar, bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë për të ndalur genocidin çnjerëzor.

Kjo ofensivë ushtarake shpëtimtare dhe me vlerë të paçmuar shkruajti një faqe të tillë nga ato që shkruhen një herë në qindra vjet në histori.

Eksodi që pasoi i qindra mijra vëllezerve nga Kosova drejt Shqipërisë dhe mikpritja dhe bashkendarja e kësaj sakrifice nga shqiptarët është një tjetër faqe e shkëlqyer e shqiptarisë.

Kjo lidhje Kosovë-Shqipëri pas 24 marsit te 1999 ishte shënjuar nga një afërsi dhe dashuri njerëzore që ngrihet mbi çdo politikë por edhe imponon çdo politikë.

Në rrugën e re qe u hap përpara Kosovës, Shqipëria zyrtare qeveritare ishte shumë ngushtë përkrah dhe në mbeshtetje të pakushtëzuar të saj pavarsisht maxhorancave politike që drejtonin ne Shqipëri.

Ndërsa sot Kosova tek qeveria e Edi Ramës sheh dhe përjeton vetëm pengesa, asnjë solidaritet e mbështetje dhe realisht tek Edi Ramas heh Vuçiçin shqiptar.

Ishte e paimagjinueshme, por ndodhi.

Ndodhi edhe që Edi Rama te padiste ne gjyq edhe Kryeninistrin e Kosovës, ndodhi që bënte edhe Ballkanin e Hapur me regji serbe Haradinaj, ndodhi që të anatemohej Kryeministri Kurti, ndodhi edhe të mos dënoheshin sulmet në Veri te Kosovës, ndodhi edhe që behej bashkkomplotiste për ndarjen e kufijve të Kosovës.

Populli shqiptar dhe opozita ne Shqipëri janë bashkë më fort se kurrë me Kosovën njëlloj si 25 vjet më parë në 24 mars.

Edi Rama nxin sot si asnjë tjetër në këtë 24 mars.

Përjetë me ty Kosovë e shtrenjtë!

Image