Debati/ Rama: Ti nuk merr vesh nga shifrat! Bushati: Kam mbaruar për vizatim prandaj… por nuk vjedh shqiptarët!

350
Sigal

Mes gazetarit Andi Bushati dhe kryeministrit Edi Rama, ka patur replika gjatë një emisioni televiziv. I pyetur nga Bushati, se sa persona kanë mbetur pa punë, për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19, Rama u mundua të intimidojë gazetarin duke e fyer atë personalisht.

Pjesë nga debati:

Bushati: Ju thatë për një paketë të tretë. Sipas nje studimi të BB, 38% të pagamarrësve shqiptarë mund të humbasin rrogën e tyre.

Rama: Jo e ke gabim. Shifrat ti nuk i kupton, dihet botërisht që nuk i kupton shifrat.

Bushati: Epo kam mbaruar për vizatim prandaj ngatërrohem me shifrat… Dëgjojmë çdo ditë njerëz që kanë mbetur pa punë. Këta do të ndihmohen apo jo?

Rama: Ti për shqiptarët vuan dhe punon shumë në fakt.

Bushati: Të paktën nuk i vjedh…

Rama: Prandaj ti i dezinformon shqiptaret.

Bushati: Prandaj ju nuk po jepni përgjigje dhe humbisni në cic mice.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët?

Bushati: Dëgjo, mos ngrej zërin! Unë pres përgjigje.

Rama: Ti e bën këtë si trim i madh kur merr penën dhe hap gojën, por në sytë e mi ti nuk e bën dot këtë.

Bushat: Atëherë unë po e lë, jam dakord nuk mora përgjigje. Kam ardhur këtu për të respektuar ata që ju votojnë ju. Nuk bëj replikë. Ju jeni ai që jeni, unë ky që jam, njerëzit duan përgjigje. Nuk kemi aq afërsi sa ti drejtohemi me njëjës njëri tjetrit. Ju ftoj të jepni përgjigjie.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe. Ti fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës. Ti mund ta thuash, por në sy tim nuk e thua dot ti këtë.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje dhe ju ftoj t’i flasim njëri tjetër me ju.

Rama: Ti, ju-në time nuk e meriton. Ti shpif, fyen dhe akuzon, bën gjykatësin dhe prokurorin. Në sy tim, jo. Rëndësi ka që u tërhoqe.

Bushati: Rëndësi ka që ju nuk jepni përgjigje, se sa të papunë janë.

Rama: Po të jap përgjigje, mos ndërhy më!