Ballina Aktualitet Skandali seksual në Kakavijë, përjashtohet nga Policia e Shtetit punonjësi i pikës...

Skandali seksual në Kakavijë, përjashtohet nga Policia e Shtetit punonjësi i pikës kufitare

403
Sigal

Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj punonjësin e policisë kufitare të Kakavijës, pas skandalit seksual, ku kishte ngacmuar një grua shtatzënë, që po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia sqaron se punonjësi P. Ç. është përjashtuar menjëherë pas publikimit të skandalit në media, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi.

Njoftimi i policisë:
Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit beri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.