Flasin Prof. Kristaq Kume dhe Jordan Daci: Zgjedhjet e parakohshme vendore për bashkitë

190
Sigal

Kë do thërrasë KQZ nga kampi i demokratëve? Përfaqësia në nivel vendor është domosdoshmëri. Pas përgjigjes nga KQZ , Presidenti brenda 48 orësh dekreton datën

Zgjedhjet e parakohshme vendore për Bashkitë, kush do të thirret nga KQZ, PD apo PS ? 

 Flasin Profesor Kristaq Kume, ish –Kreu i KQZ  dhe Jordan Daci, konstitucionalist

Presidenti Meta në fjalën e tij tha: “ Sot përmes një letre zyrtarare drejtuar Komisionit të Shtetit kam kërkuar informacion mbi faktin se kush janë ekzaktësisht ato njësi të qeverisjes vendore, pra në Bashki, të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme dhe cili është efekti ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit, plotësimi i të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetrarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit  Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.”

E prisnit?

Kume: Patjetër. Ajo çka kumtoi Presidenti i Republikës nuk ishte kundërshtim, por komenti i tij mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë dhe sipas optikës së Presidentit, kjo vendimmarrje nuk arriti dot të shkonte në thelbin e problemit, të trajtonte vetë problemin, po e anashkaloi këtë gjë, (GJK), duke u shprehur se “nuk ka çështje për t’ju referuar kërkesës së Shoqatës së Bashkive. Ajo që për mua është e rëndësishme e duhet thënë që në krye të herës, ka të bëjë me faktin se, pavarësisht se sa është lakuar në opinionin publik se zgjedhjet e pjesshme lokale do të bëhen ose s’do të bëhen, dhe kjo varet nga Presidenti i Republikës dhe shpesh është thënë që, Presidenti nuk është i gatshëm që të deklarojë a të caktojë një datë etj, etj. Legjislacioni ynë në rradhë të parë kërkonte për situatën në të cilën zhvillohet zgjedhjet për organet vendore në atë kohë, ishte angazhuar një trupë në Gjykatë dhe pritej që të shprehej GJK, po mundet pas kësaj, nëqoftëse do të vihej në dijeni Presidenti për vakancat e bëra, pastaj do hynte në procesin e vendimmarrjes së tij, nëqoftëse nuk do të bënte atë që edhe u lakua goxha në opinionin publik, si rezultat i një fjalie të formuluar nga Presidenti i Republikës, se “nuk është vetëm trupa gjykuese shqiptare, ka edhe të tjerë që ta gjykojnë këtë gjë”, që do të thotë, nëqoftëse Presidenti pasi merr zyrtarisht vendimet, ato botohen në Fletoren Zyrtare dhe nëqoftëse njoftohet zyrtarisht për vakancat, vetëm atëherë Presidenti, brenda 48 orëve, duhet të dekretojë datën për zgjedhjet në Bashki. Nga momenti që merr dijeni për vakancat e krijuara. Ndërkohë ai nuk do ta ketë çuar problemin përpara për ta gjykuar nga një gjykatë ndërkombëtare.

Jordan Daci i cili ka përfaqësuar Bashkitë në kërkesën e tyre pyetjes:  a e  prisnit këtë vendim të përgatitjes së dekrtetit nga ana e Presidentit Meta,  iu përgjigj:

Daci:  Ky si proces në fakt duhej të kishte filluar më herët, të paktën që nga ana e KQZ dhe Këshillit Ministrave, sepse përfshihet edhe Këshilli i Ministrave në të tilla raste. Në këtë pikëpamje, Presidenti ka vepruar vetë, por duhej të ishte ishte dërguar tashmë. Mund të jetë kështu, ne nuk e dimë se si është e vërteta, por fakti që ai i është drejtuar KQZ, për informacion, tregon që nuka informacionin e plotë. Gjithësesi ky proces është sigurisht i pritshëm, po megjithatë mendoj që jemi në një situatë, ku sigurisht ndaj një numër pikëpamjesh të njëjta përsa i përket mundësisë së humbur nga ana e GJK. Në këtë rast zgjedhjet e ardhshme do hasin të njëjtat probleme që kanë hasur edhe në zgjedhjet e mëparshme, sigurisht jo më për çështjet e bojkotimit po për arsye ligjore, ne kemi të qartë se ne nuk kemi asnjë rregull se si veprohet në rastet kur kemi vetëm një kandidat, dhe nëse kjo mënyrë të votuari sikur kemi ne, nuk e garanton votimin e fshehtë etj, etj,. Pasi në kushte normale duheshin lexuar përkthyer, ndaj këto zgjedhje do jenë një përpjekje për të plotësuar ca vende të lira, por kjo besoj se do të reflektojë të njëjtat probleme dhe këtu do dalë ajo që  e kam thënë disa herë, që GJK e humbi shansin për të zgjidhur një pjesë të madhe të shkaqeve që çuan në situatën në të cilën debatojmë tani.

Këtë mendim ka edhe Profesori?

Kume: Po. Ajo çka u kërkua dhe ajo ç’ pritej që të jepte zgjidhje GJK, nuk ka të bëjë me rregullat në një proces zgjedhor, qoftë edhe nëse garohet me një kandidat. Nuk ishte kjo por kishte të bënte dhe vetëm me sjelljen e Institucioneve ndaj njëri-tjetrit në plotësim të detyrës. Po sa i takon faktit që 6 Bashkitë kanë zgjedhjet, për mua më shumë se sa problem që zgjidh diçka, është problem i cili ngjiz veprime të tjera në statierën politike të vendit, veçanërisht duke iu referuar edhe asaj  çka kemi parë edhe kampin e opozitës. Kohë nuk ka që ne të ndryshojmë legjislacionin, e çfarë ndryshimesh mund të bëhet në zgjedhjet vendore?  Bile unë do të doja të mos ndërhyhet fare, që ta quajmë të mbaruar gjënë apo jo, kemi zgjedhje, shumë shpejt dhe do jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin Zgjedhor. Jo vetëm nëqoftëse do i referohemi dhe zgjedhjeve lokale dhe gjithçka të bëhet jo ‘me këmbë e me duar’ e shpejt e shpejt, për hir të procesit zgjedhor, por të bëhet e mirëtrajtuar dhe si e tillë. Kështuqë unë do të vlerësoja se ajo çka kemi përpara me deklaratën e Presidentit, nuk është gjë tjetër përveçse shprehje e këtij Institucioni, duke iu përgjigjur asaj çka është thënë për të që, “ Jam në funksion të zbatimit të detyrave që më ngarkon Kushtetuta”.  “Zgjedhjet e pjeshme, tha Presidenti,- do ti dekretojë nëqoftëse më kërkohet një gjë e tillë” Ju thoni që është kërkuar, po më përpara unë nuk di gjë, po edhe nëse i është kërkuar nuk kishte pse ta thoshte, por menjëherë të dekretojë, ligji kështu thotë: “ Në momentin që Presidentiu merr dijeni për vakancat,”, por sidoqoftë zgjidhi ngërçin se çfarë duhet të bëhet pas kësaj. Tani unë jam i gatshëm, institucionet po, dhe duke iu referuar KQZ, siç tha dhe kolegu Daci, atje është edhe Kryeministri që ka për detyrë të njoftojë zyrtarisht Presidentin për vakancat e krijuara dhe brenda 48 orësh, Presidenti shpall datën se kur do të mbahen zgjedhjet në këto 6 bashki që nuk duhet të jetë më vonë se sa 45 ditë.

Këto afatet kohore si kanë ndryshuar, a mund të bëjmë zgjedhje në këtë periudhë, apo do presim Prillin?

Kume: Ligji e ka të përcaktuar brenda 48 orëve merret vendimi. Jo, kjo nuk ka lidhje.

Daci: Në dijeninë time Presidenti nuk është njoftuar asnjëherë nga asnjë institucion zyrtarisht siç e kërkon ligji përkatës përsa i përket situatës së krijuar. Në fakt, nga ajo që ne arrijmë të kuptojmë vetë mazhoranca qe e interesuar për të qeverisur bashkitë me zëvendës e jo që t’i fuste në  zgjedhje të reja këto bashki. Nëse ky proces nuk mendoj pra, nuk ka qenë e lidhur me vendimin e GJK, padyshim që vendimi i GJK kishte përpara më shumë se 25 çështje që padyshimj nuk mund të zgjidheshin. Ajo që tha kolegu ka të bëjë me pjesën makro politike, por në problematikën e atyre zgjedhjeve ka patur problematikë të tjera që lidhen me vetë procesin edhe në detaje teknike, duke përfshirtë edhe listën nëse do të kishim votues e garues. Normalisht që ky proces mendoj se nëse do të ndodhte sepse kam përshtypjen se nuk e dimë se sa kohë do marrë kjo faza e marrjes së informacionit apo ndoshta mund të kemi edhe një konsultë për sa i përket situatës së zgjedhjeve, besoj kjo është detyrë e Kushtetueses që ta konsuktojë me palët një datë të mundshme, nuk është e thënë ta aktojë Presidenti.

Kume: Për këto zgjedhje, jo. Nuk është.

Daci: Nuk është kërkesë e ligjit por rrjedhojë logjike, sepse tek e fundit, përderisa fton forcat politike të marrin pjesë, pavarësisht se këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme me një farë mënyre, gjithsesi, standardi nuk është se do prishte punë, do ishte korrekte nga pikëpamja Kushtetuese, do i thërriste do u merrte një mendim për datën, por nuk është e thënë. Ligji e ka të qartë se kë thërret.

Problemi është kë duhet të thërrrasë ? Ndërkohë, Profesor Kume, nisur nga situata politike në këto zgjedhje, si mund të shkojnë bashkë?

Kume: Në momentin që Presidenti merr njoftimin për vakancat e krijuara, siç thatë, sipas Kodit Zgjedhor, brenda 48 orësh ai duhet të caktojë datën kur do bëhen zgjedhjet. Dhe të tilla zgjedhje, këtë datë ai e cakton duke iu referuar kërkesës së Kodit Zgjedhor. Jo më vonë se 45 ditë nga njoftimi që është marrë, që do të thotë që nuk është një vendimmarrje e cila kërkon konsultim me partitë politike. Edhe Presidenti e shprehu në Konferencën për shtyp, ai tha: “ Caktohet data sikur e kërkon Kodi Zgjedhor dhe pastaj se kush vete në zgjedhje, se kush nuk vete, kjo është tjetër çështje.” Natyrisht një gjë e tillë menjëherë hap një çështje tjetër në fushën politke, duke iu referuar edhe situatës politke përkatëse. Me shpalljen e datës së zgjedhjeve, bëhen regjistrimet në KQZ. Natyrisht që të regjistrohesh  në KQZ, ka dy mundësi: ose rri si subjekt politk me detyrimin ose jo për të praqitur firma  mbështetëse, ose si qytetarë të thjeshtë që të propozojnë një grup qytetarësh. Në kushtet kur tani e dimë çka ndodhur tek PD, shumë- shumë mund të bëjnë pyetjen: Po mirë, kush do të ketë të drejtën që të regjistrohet, PD e Bashës, apo PD e Berishës? Në qoftëse i referohemi asaj çka ka ndodhur deri sot, ligjërisht është PD e Bashës ai që ka edhe vulën edhe firmën, të cilin KQZ  e pret dhe i merr edhe propozimet e kandidatëve që mund të garojnë për bashkitë. Po edhe grupi PD i Berishës mund të përfaqësohet duke ndjekur rrugën tjetër, si qytetarë të thirrur nga një grup qytetarësh. Sot për sot, me këto dy grupimet e mëdha të PD unë  nuk shoh rrugë tjetër.

Daci e njëjta pyetje edhe për ju

Daci: Situata është fare e thjeshtë. Për t/u regjistruar një parti olitke duhet të çojë në mes të tjerave në KQZ edhe vërtetimin nga regjistri i Partive Politike. Dhe në vërtetim shkruhen ndryshimet e fundit që janë bërë në regjistër, që vendosin me vendim gjykate. Çka do të thotë që do regjistrohen vendimi i cili është regjistruar i fundit. Sigurisht ne e dimë që ka edhe disa kërkesa të cilat janë pezull në varësi të rezultatit, disa nga këto kërkesa do marrin një përgjigje pozitive, sigurisht do jetë pikërisht ajo çka do vendoset pas vendimit të fundit të Gjykatës. Në këtë aspekt, për momentin janë që të gjithë, sikur e njohim, PD e cila përfaqësohet edhe në Kuvend.

Çfarë duhet të presim nga këto zgjedhje të parakohshme?

Kume: Është e zorshme që të kemi edhe produkte të shtuara, përveçse një të zgjedhuri në këto bashki, qoftë për legjilacionin, qoftë edhe për sjelljen e qytetarëve, qoftë edhe për sjelljen e partive politike ndaj tyre. Dhe sepse si të tilla janë në një proces që do të zhvillohet shumë shpejt në kohë, nuk ka kohë dhe nuk premton  se do të sjellë ndonjë ndryshim kushedi çfarë. Të rregullojmë legjislacionin e më pas edhe strukturat ë saj. Për mua është shumë e rëndësishme që pavarësisht nga kjo, ky është një proces i mbetur në mes dhe do mbyllur, si i tillë, duhet me domosdo që forcat politke , Kuvendit të Shqipërisë por jo vetrëm, të angazhohen në rregullimin legjslativ në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme, qoftë për Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe për ato Vendore, ë cilat mënyra se  si paraqitet ushtrohet përfaqësia në nivelin vendor, është jashtëzakonisht problematik, duhet të rregullojmë legjislacionin e më pas është struktura e saj.

Somario1

Çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë që të rregullohet legjislacioni ynë për të mos u përsëritur sjellje të tilla institucionale ndaj njeri-tjetrit?

Somario2

Ligjërisht është PD e ‘Bashës’, të cilin KQZ  e pret dhe i merr edhe propozimet e kandidatëve. Po edhe grupi PD i ‘Berishës’ mund të përfaqësohet duke ndjekur rrugën tjetër, si qytetarë të thirrur nga një grup qytetarësh