Xhaferri: Rreziku që i kanoset Ballkanit nga ish-zëdhënësi i Millosheviçit, 25 vite pas sulmit të NATO-s

19
Sigal

Nga Besart Xhaferri

25 vite më parë forcat e NATO-s nisën sulmin ajror mbi Beograd, sulm që u finalizua me tërheqjen e makinerisë ushtarake serbe nga Kosova, duke i dhënë fund edhe gjenocidit në këtë trevë martire të Shqipërisë.

Pamjet e masakrës së Reçakut, të masakrës së Mejës, masakrës së Krushës, rezistenca e Prekazit dhe vrasjet gjakatare të civilëve dhe fëmijëve nga mercenarët e makinerisë ushtarake serbe tronditën botën dhe ndërgjegjësuan liderët botërore se Kasapi i Ballkanit duhej ndalur më çdo çmim, se ndryshe do ishte vonë edhe për vetë Serbinë.

Ndërhyrjes ushtarake të NATO-s i parapriu lufta heroike e UÇK dhe rezistenca e mbarëpopullore e kosovarëve, që nisi që në demostratat e viteve 1960-1990.

Shqiptarët do ti jenë gjithmonë mirënjohës aleatëve tanë perëndimor për mbështetjen në luftën e Kosovës dhe përqafimi i vlerave perëndimore për ne është detyrim dhe amanet nga të parët tanë.

Sot Kosova po kalon ditë të vështira pasi hijet e Serbisë së Madhe janë rikthyer në Ballkan dhe ato kulmuan me sulmin në 24 shtatorit në Banjskë.

Ish Ministri i Propagandës së Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh as gjenocidin në Srebrenicë as atë në Kosovë, është sot President i Serbisë dhe falë nismës “Open Ballkan” është kthyer në një faktor rajonal.

Forcat e armatës serbe janë sërish pranë kufirit me Kosovën të gatshëm për të shfrytëzuar luhatjet e Perëndimit dhe qëndrimin vrastar të Tiranës dhe Shkupit kundër Prishtinës.

Në çdo rrethane ne shqiptarët do të jemi pranë vëllezërve tanë në Kosovë, se për ne  mes veti nuk ka pasur kurrë kufij por thjesht barriera të përkohshme.

Image