U kapën me 1 kg kokainë, gjykata jep vendimin për Enea Sulejmanin dhe tre të tjerë

18
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg pa afat për Enea Sulejmanin, ndërsa për 3 të tjerët është vendosur arrest në burg me afat deri në 16 maj.

Në burg me afat janë lënë Shkëlqim Ostresi, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales Ervis Shkurta. Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësuar nga avokati i tij.

Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni. Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

Po të njëjtat burime bëjn֝ë me dije se polici Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit britanik që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë.

Po ashtu ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka i biri. Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie dhe po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për drogën. Burime bëjnë me dije se nga raportet e vëzhgimit nuk del që të përmendet emri i policit Shkurta.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar që t’i lërë në qeli, duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm. Gjatë hetimit dy mujor janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.

Arrestimi i tyre u bë më 22 mars, gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë, teksa 29-vjeçari Enea Sulejmani po transportone një sasi prej 1 kilogramësh kokainë. I riu po lëvizte me dy të rinj të tjerë në makinë, kur policia i bëri thirrje të ndalonte të rrugën “Mihal Duri”. Në këtë vend uniformat blu kishin mësuar se tre të rinjtë do dorëzonin kokainën.

Të vënë në këtë situatë, Eneo Sulejmani që drejtonte makinën tip Tiguan dhe dy miqtë e tij kanë tentuar të largohen duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Policia bëri të ditur se në këto kushte një prej agjentëve të antidrogës ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të makinës, dhe për pasojë 29-vjeçari, Sulejmani ka mbetur i plagosur.

Ai u dërgua në spitalin e Truamës aty ku dhe u iu komunikua arresti. Gjithashtu në pranga u vunë dhe dy miqtë e tij që gjithashtu ndodheshin në makinë. Në deklarimet e tyre, të rinjtë kanë rrëfyer disa emra, si personat që u dhanë kokainën e gjetur në makinë, megjithatë deri në këtë fazë policia nuk ka provuar përfshirjen e tyre.

Për ngjarjen në kërkim u arrestua më pas edhe polici Ervis Shkurta, i shpallur në kërkim.