Makina përplaset me kamionçinën në Korçë, humb jetën një person

85
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Neviçisht të Korçës, me pasojë humbje jete.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, ku një makinë është përplasur me një kamionçinë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.