DETAJE nga aksidenti në Neviçisht, ku humbi jetën oficeri i policisë! Kamioni u përpoq për ta shmangur, por…

89
Sigal

Përplasen dy automjete në Korçë. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në afërsi të fshatit Neviçisht të Korçës, ku një makinë dhe një trajler janë përplasur. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Ilirjan Duni, oficer i Policisë së Pikës Kufitare Goricë, i cili kishte mbaruar shërbimin.

Ndërkohë shoferi i trajlerit Vasillaq Çinoku është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.