Flet “Mjeshtri i Madh” i këngës labe Tomorr Lelo: Kuvendi 7- të i Labërisë, Model i atdhetarisë

75
Sigal

– Repertori ynë ka rreth 1300 interpretime dhe 37 albume zanore.

– Kënga Labe është mbrujtur në gene dhe venat e çdo Labi.

– Sirenat dhe koret e kishave ashtu si dhe shumë zhanre të tjera muzikore kanë vjelur frytet e këngës Labe.

Intervistoi; Albert Z. ZHOLI

Tomorr Lelo mbetet një ndër bartësit më të vyer të këngës labe. Për mëse 35 vjet këngët e tij janë dëgjuar në mbarë hapësirat shqiptare. Jo vetëm si President i Asamblit Foklorik  “Çipini”, por edhe si këngëtar, por edhe si autor tekstesh ai mbetet unik. Tomorri është ndër të rrallët që vargjet e këngës i thur drejtpërdrejt në sallë. Ansambli muzikor Çipini, një nga emblemat e këngës labe, mbushi 30 vite aktivitete artistike.

Me këtë rast kryetari i këshillit të qarkut Vlorë, Ervis Moçka dhe presidenti i ansamblit Çipini, Tomorr Lelo organizuan ceremoninë, e cila na bëri bashkë me shumë miq e të ftuar të tjerë.

Me aktivitetin e tyre në 3 dekada, ansambli i parë privat i licensuar nga shteti, është bërë i dashur për publikun përmes vargjeve të ndjera, zërave melodiozë dhe talentit të spikatur artistik.

“-Ne kemi bashkëpunuar me poetët brilant të Labërisë dhe të trevave Shqiptare që nga dita e themelimit tetor 1993. Agim Shehu. Maliq Lilaj. Zaho Balili. Lefter Çipaj. Muhamet Tartari. Kujtim Mici. Pelivan Barjami. Nertesi Asllani. Hamdi Pulo. Arap Dervishi. Llambro Hysi. Nexhip Seraj. Feti Brahimi. Lefter Haxhiraj. Kastriot Muçaj. Namik Jahaj. Si dhe nga krijimtaria brilante e Ali Asllanit. Arben Dukës. Agim Doçit etj”

Ata mbajnë titullin “Mjeshtër i Madh” falë kontributit në lëmin e folklorit, ndjeshmërisë për çështjen kombëtare dhe emocioneve, që na kanë dhuruar ndër vite. Në këtë bisedë ai sjell për lexuesin gjithë rrugëtimin e tij me këngën e bukur labe dhe ansmablin që ai drejton. Një histori e rralë  mbushur me sukese.

Këngës labe i kanë thurur vargje poetët më të mirë të kombit. Si lindi dëshira për të nisur rrugën e bukur të këngës, kush ishte shtysa apo kush ju zbuloi si talent?

Që në fëmijërinë e hershme këndoja në sofrat e shtruara në familjen patriotike Lelo të Smokthinës ku shtroheshin në vazhdimësi sofra për miqt e shumtë që bujtin aty si dhe sebepet familjare. Dëgjoja me kureshtje ligjërimet e gjyshes Hanko, të xhixhi Lirisë, të nënë Nurhanës, kapedane që kishte sjell në krah djalin Avdul dhe burrin Arif të rënë dëshmor. Po ashtu dhe gjyshja nga nëna. Hato Mevlan Sinaj, bijë nga bolena e kurveleshit ligjëronte pa fund dertet e jetës me krijmarinë e çastit. Magjishëm ka ndikuar në formimin tim figura e poetit popullor Perlat Hasani, që inprovizonte vargje kënge në çdo takim historik apo përvjetor të çetës partizane “Zigur Lelo”.

-Kur ishte dita e parë që morët në duar mikrofonin dhe kënduat në skenë, apo në shesh një këngë labe dhe ku? Cila ishte ajo këngë?

Dita kur mora mikrofonin për herë të parë ishte 18 prilli i vitit 1974 në shtëpinë e pionierëve Tiranë ku konkuroja si pioner i shkollës Xhezmi Delli. Me recitim dhe këngë monofoni nga krijimtaria e’ Perlat Hasanit ‘që i dija që prej fillores në shkollën ‘Zeqir Hetemi’ Mesaplik.

Këndova:

Ja bëjnë sorrat krra- krra- krra./ Se këto sorra mor vëlla/, me traktatin faqezi/ Parandjenë stuhi./

Në glasboro siç e dini/ Xhon Soni dhe Kon Si Gini/, Dy aktorë me talent/, Rolet i kanë ndarë urgjent./

E ndanë globin si pjepri/ Gjysmën njëri, Gjysmën tjetri./ Tokën duart dhe e ndan,/ Si vëllai me vëllan.

“Sirenat dhe koret e kishave ashtu si dhe shumë zhanre të tjera muzikore kanë vjelur frytet e këngës Labe që frymon qysh me ngjizien njerëzore  në malet Akrokeraine, Amantine Zeusiane, Kaone Mesapiane. Çfaqet me ngjizien e Labit dhe Labërisë. Pērulemi me venetacion para shpirt hynorēve Enver Xhezo Guga. Kastriot Hiqmet Zotaj. Gafur Duda. Resul Llogo.”

-Si vazhdoi rrugëtimi dhe kush ishin mbështetësit tuaj në këtë nismë kaq fisnike?

Rrugëtimi vazhdoi në shkollën e mesme “Laze Nuro” Brataj dhe në shkollën e lartë të oficerave “Enver Hoxha” Tiranë. Po ashtu në ishullin e Sazanit ku u emërova me punë ngrita grupin e oficerave të ishullit dhe paraqiteshim në evente të ushtrisë si dhe në ato me karakter zonal. U aktivizova me grupin karakteristik të Mesaplikut ku bëmë disa albume dhe me grupin e Smokthinës përkrah të madhit Hysen Ruka.

-Si lindi Asambli “Çipini” dhe pse e quajtët me këtë emër fisnik? Në sa koncerte keni marrë pjesë deri tashmë dhe cili ka qenë më i rëndësishmi për ju?

Me ndryshimet demokratike duke parë se kënga Labe po shpërbëhej dhe po na krijonte nji boshllëk në botën shpirtërore vendosëm t’i përshtatemi kohës duke krijuar për këtë qëllim Ansamblin Folklorik Çipini. (emërtim nga Mali i Çipinit) Më 23 tetor 1993 mora urdhërin e artistit të madh Dhimitër Anagnosti dhe më dt 25 tetor vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë. Inicues dhe ideator potent mbetet profesor Bardhosh Gaçe, poeti Agim Shehu si dhe vigani Enver Guga. Emërin ja mora malit që ngrihet në zemër të Labërisë që si një shqiponjë gjigante bashkon, Kurveleshin me lumin e Vlorës po mjaft i bukur dhe i pasur me të gjitha llojet e florës dhe Faunës. Rruga jonë tridhjetë vjeçare është e mbushur me aktivitete dhe vlerësime. Ansambli Çipini ka marrë pjesë në aktivitete me karakter historiko kulturor në të gjitha trevat shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë –Londineze-, si dhe në festivalet zonale Kombëtare dhe ndërkombëtaer. Duke filluar nga ai i Polifonisë në Gjirokastër 1994 ku u vlerësuam me çmimin e parë, në ato të Vlorës., Nē festivalin kombëtar të Beratit, Gjirokastrës, Bylysit, Këngë Jeho, Strugës, Sharri Tetovës, Hoda Dibrane. Peshkopi&Dibër, Sofra Dardane, Tropojë. Tuz, Malishevë, Drenas, Mitrovicē, Prishtinë, Kaçanik, Shkup, Svilengrad Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, Paris, Bruksel, Spanjë, Itali, Turqi, Volos e Athinë, Izrael. Çertifikatat dhe dipllomat janë gjerdan i Ansamblit Çipini”Mjeshtër i Madh”. Në mes të dhjetra e qindra krijimtarive të ngritura për data e ngjarje të shënuara, në evenimente të spikatura, nëpër trevat e krahinës së Labërisë dhe në të gjithë hapësiren shqiptare, improvizimi emocional dhe mbresëlënës me jehonë të pashlyeshme mbetet ai i datës 17 shkurt 2008 në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në sheshin Skënderbej në Prishtinë ku u këndua improvizim i castit si më poshtë:

-Çdo zemër shqiptare/ Rreh sot në Prishtinë,Toka Kosovare shpalli mëvetësinë/ -Prishtina është kredhur në vellon e bardhë/ Lulja e gjakut derdhur, për breza me radhë/ Kanë çel lule gjaku mbi çdo pllakë varri/ Lapidar zambaku, familja Jashari/ Kjo është dit’ e ndritur, E shum’ ëndërruar/ Shtet themelengritur, me  gjak të kulluar, Në fushën ngjyrë deti / Harta me gjashtë yje/ Është flamur’i shtetit…

-Cilët janë poetët me të cilët bashkëpunoni? Dhe cilët janë këngëtarët/ et që ju bashkëpunoni?

Ne kemi bashkëpunuar me poetët brilant të labërisë dhe të trevave Shqiptare që nga dita e themelimit tetor 1993. Agim Shehu. Maliq Lilaj. Zaho Balili. Lefter Çipaj. Muhamet Tartari. Kujtim Mici. Pelivan Barjami. Nertesi Asllani. Hamdi Pulo. Arap Dervishi. Llambro Hysi. Nexhip Seraj. Feti Brahimi. Lefter Haxhiraj. Kastriot Muçaj. Namik Jahaj. Si dhe nga krijimtaria brilante e Ali Asllanit, Arben Dukës, Agim Doçit etj. Ne jemi kënduar dhe transmetuar në zhanrin polifonik nga të gjitha trevat dhe për tërë botën shqiptare. Epo& Historike, Lirike, Baritore, Ninulla, Instrumentale dhe valle karakteristike.

-Sa këngë keni në repertorin tuaj dhe a mund të jetohet sot me këtë profesion?

Repertori ynë ka rreth 1300 interpretime. 37 albume zanore. Qindra videoklipe nëpër portale dhe qindra klipe momentale. Këngët tona janë të vlerësuara dhe të adhuruara nga komuniteti shqipfolës si dhe nga studiuesit e folklorit. Kënga më e ndjekur në rrjetet sociale ngelet “Ismail Qemali & Isa Boletini”. Nga radhēt e ngjeshura të Çipinit janë vlerësuar 13 mjeshtra të mëdhenj. 18 personalitete të Shquara të Labërise dhe të qarqeve Vlorë, Gjirokastër. Fier. Si dhe Medalje “Naim Frashëri” e “Nder i Artit tradicional”. Ne nuk jemi penduar dhe jemi të përkushtuar për ta vazhduar derisa të kemi frymë për të jetuar, pasi e konsiderojmë mision hyjnor, shpirtëror në shërbim të mëmëdhetarëve.

-Këngëtaret femra sot janë më të preferuara se meshkujt a është e vërtetë dhe pse?

Këngëtaret femra janë më të preferuara pasi ato i kemi si ujin e paktë dhe kanë rezulucion të lartë. Janë zëra melodioz brilantë dhe shkēlqejnë si diamant.

-Cilët janë idhujt tuaj në këngën labe?

Idhujt e mi ngelen. Hysen Ruka. Arap Çeloleskaj. Kalo Bregu. Katina Beleri. Bardha Hosi. Përparime Ziflaj. Ermioni Mërkuri. Elmazi Belaj. Dituri Thana. Vitori Balili etj.

-Jeni krijues i drejtpërdrejtë i teksteve të këngëve. Nga buron kjo dhunti? A jua lehtëson punën apo profesionin kjo dhunti?

Dhuntia për të krijuar drejtpërdrejt është genetike dhe emocionale, por ka të bëjë dhe me informacionin e akumuluar nga eksperienca shumëvjeçare. Ajo e komplikon profesionin pasi të rrëmben emocioni dhe mundet që në një interpretim me tekst të mirëmenduar bën diferencë të madhe.

-Sa anagzhim kërkon në ditë profesioni juaj përgatitor?

Angazhimi duhet non&stop për të mbajtur frerin e mendimit dhe interpretimit.

-Keni ndonjë peng për këngën labe? Si do ta cilësoni këngën labe?

Meraku jonë ose pengu siç e quani ju ngelet inferioriteti i strukturave kulturore shtetërore dhe ato të mbrojtjes nga UNESCO, pasi as thërrimet e fondeve nuk venë te mbartësit e drejtpërdrejtë tē polifonisë labe. Kënga Labe është fosforina e shpirtit Lab që shkëlqen në kurorën isopolifonike shqiptare.

-Ministria e Kulturës a i ka mbështetur grupet labe? Po ansamblin tuaj Çipini? Çfarë duhet të bëjë ajo për këngën labe?

Mbështetja e dikasterit kulturor ngelet e papërfillshme bile as inkurajuese.

– Flitet shumë për isopolifoninë se kënga labe rrjedh nga sirenat greke apo kori bizantin. Mendimi juaj?

Sirenat dhe koret e kishave ashtu si dhe shumë zhanre të tjera muzikore kanë vjelur frytet e këngës Labe, që frymon qysh me ngjizien njerëzore  në malet Akrokeraine, Amantine Zeusiane, Kaone Mesapiane. Çfaqet me ngjizien e Labit dhe Labërisë. Pērulemi me venetacion para shpirt hynorēve Enver Xhezo Guga. Kastriot Hiqmet Zotaj. Gafur Duda. Resul Llogo. Vlen té falenderojmë dhe t’u jemi mirënjohës mbështetësve të Çipinit. Zotit Bujar Leskaj. Ardian Resuli. Ardian Kolloz si dhe Bashkë Atdhetarët tanë kudo nëpër botë.

-Dy fjalë për Kuvendin i 7- të Labërisë ku ju ishit pjesë kryesore?

Kuvendi i 7 i Labërisë/ Model i atdhetarisë/ Drejtimin çertifikuan mandatuan/ Strukturat u rinovuan.