Hyskë Borobojka : Malli për shokun e fëminisë Dritëro Agolli

748
Sigal

 

Kujtime nga miku i tij Hyskë Borobojka (Gaqo Veshi)  

U mbushën plot tre vjet që s’po e dëgjoj zërin e ëmbël të mikut tim të madh Dritëro. Por miku im më ka lënë një amanet duke më porositur “Po kur të të marrë malli për mua, Në raft të librave kërkomë, Atje do të jem i fshehur unë. Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë” Mjafton që librin pak ta heqësh, Dhe unë do zbres do vij pas teje, Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një  rrëkeje”.

Dhe  mua, kur më merr malli për të, filloj e shfletoj librat e shumta që më ka dhuruar i madhi Dritëro. Në njërën shkruan:

“Dhe floriri  mund të ndryshket,

Edhe ylli digjet shkon,

Por miqësia ndërmjet nesh,

S’ndrysket kurrë, s’perëndon”.

Dhe ashtu si e përcakoi ai,

kjo miqësi s’u shua,

s’u ndryshk e s’perëndoj për 68 vjet,

deri sa miku im i shtrenjtë ma bëri  me të pabesë e ndrroj jetë,

tre vjet më parë

Në librin “Mesditë” të  dhuruar prej tij më shkruan” I dashur Gaqo. Le të jetë në bibliotekën tënde dhe ky libër dhe të na kujtojë vjershat plot qyfyre që shkruanim majë çatisë me plloça të konviktit tonë në Gjrokastër” Me dashuri Dritëroi”

Kujtimet në ato vite të rinisë, më vijnë sikur i dëgjoj nga miku im kur hipnim në çatinë e konviktit e thurnim vjersha  si “Në rrëzë të Malit të Gjërë, Shtrihej  qyteti i shkëmbijve, Ku ne dy vjet të tërë, Jetë kaçaku kemi bërë. Këpucët në gurët na u grisën, Dhe rrobat në shpella i lamë Dhe brekët sëfundi bijtisën, Po hallet pastaj na nisën. Mëngjesi kur shkrep mbi shkrepat, Ne mblidhemi prapë në strofkë. Këtu na mblidhen akrepat, Insektet na futen në xhepat dhe vetja na thotë insektet luftoni. Strofkën shpëtoni.

”Në majë të çatisë me plloça shkruanim dhe vjersha për shokët tonë të dhomës, që i madhi Dritëro i kishte etiketuar, njërin si “Dervsh baba”, tjetrin “Bankizmi sëmundja e krevantizmit” apo për të mirin Jasonidhi, që përcaktonte se kush nga ne do të ngrihej në mesim ,duke e emruar “Përcaktimi”.

Në një letër që më dëgonte miku im, i paharruari Dritëro, më shruante: “ Krenarisht e kam prit libëthin me kallzime, që mban një titull aq hirëplotë “Adashi im i bije borijes” Po ku e ke qëmtuar këtë titull, o njeri, që gjthmonë më kë mahnitur?!” Dhe vërtet ky tregim për mua solli sa gëzime e më shumë trishtime.

Në qershor të vitit 1982 erdha nga Maliqi në Tiranë.

Sa zbrita nga treni, frymën e mbajta në gazetën “Zëri I Popullit” ku punonte miku im. Ngjita me të shpejtë shkallet dhe trokita në zyrën e tij. Si u përqafuam me mall, Dritëroi më pyeti:

-Ç’na ke sjellë nga qyteti i sheqerit?

I thashë se kam shkruar një tregim dhe ia dhashë ta lexonte. Dritëroi sa e mbaroi buzëqeshi e më tha se ke qëmtuar mirë dhe më keshilloi ta shpija në revstën “Ylli” për botim. Plotësova dëshirën e tij. Revista e pëlqeu dhe e botoi në faqen e parë, të shoqëruar me një portret karikaturë nga piktori Dh. Ligori.

Tregimi i gëzoi miqtë e shokët e mij. Por sopata e kishte bishtin prapa për të qëlluar. Solli një furtunë për autorin e saj. Sa mbrriti revista “Ylli” me tregimin tim në Korçë, seksioni i arsimit u vu veprim të gjente se për cilin adash e kisha shkruar. Madje njëri prej adashëve mori rrugën nga Korça në Tiranë për të protestuar në revistë si e kishin botuar këtë shkrim pa pyetur rrethin, një shkrim  për të diskredituar një mësues e kuadër me rëndësi në radhët e arsimit.

-Heroi i rrëfimit mbamn emrin Jorgji Kapedani, kur se ju keni tjetër mbiemër.- i tha kryeredakori i revistës Qamil Buxheli.

-E dini se tërë Korça thotë se ai është shkruar për të më diskredituar mua – protestoi ai.

-Më që i paske këto të meta mundohu t’i luftosh e t’i zhdukësh me anë të rrëfimit. Autori si duket ka qëllur në shënjë-i thanë

Kështu që “Adashi” më gëzoi në fillim, por më hidhëroi pasi seksioni i arësimit i propozoi Komitetit Ekzekutiv të Rrethit , të më largonte nga radhët e arsimit se “nxija realitetin” e punën e “shëmbëllore”  të arsimit e vija në lojë kuadrot e dalluar ,duke më pushuar nga puna si mësues e më dërguan për “riedukim për dy vjet.Në  fillim në peshoren e Kombinatit të Sheqerit pastaj në komunalen e Maliqit. Edhe pas “riedukimit” hyra përsëri në radhët e arsimit, por jo në qytetin e Maliqit ku bashkë me gruan, shërbenim si mësuesë në shkollën shtavjeçare, por më dërgoi në një shkollë në një nga sektorët më të vështire e më të ftohtë të Ndërmarjes Bujqësore.

Në këtë gjëndje të vështirë miku im i madh Dritëro, boton një letër në gazetën “Drita” në adresën time me titull “Vepra ime duhet ndrequr” Kjo letër ishte fillimi i letrave tonë në shtypin e kohës. Unë iu përgjigja po me letër që u botua në revistën “Hosteni më titull “Shyqyr që s’dole jashtë”  Pas kësaj filloi korespodenca jonë në shtypin e kohës Bamkë Çomaga (Dritëro Agolli) i shkruan Hyskë Borobojkës (Gaqo Veshit).

Kështu që Adashi me borie dhe letërkëmbimet tona bënë që i “dënuari për riedukim të thërritet në Tiranë për të dhënë kontributin e tij si redactor i revistës “Hosteni”.

E vërteta është që nga viti 1951 e deri sa shkova në revistë “Hosteni, pata shkruar rrëfime e skica humoristike në revistën “Hosteni”, Ylli”, “Zëri i Rinisë e të tjera organe të medias. Madje kur shërbeja mësues, për kontributin tim në satirë e humor isha dekoruar me “Urdhërin Naim Frashëri”, kurse gazetar në revistën “Hosteni” duhet  të shkruaja e të verifikoja shkrime me njerëz konkretë e jo të stisur. Në këtë siklet më ndihmoj miku im, duke më rrëfyer si kishte bërë me tema të rëndësisshm si “Galeri Artesh a po Depo Grumbullimi”, në Tiranë “Foqkë, Foqkë” në Korçë  apo “Cile Mukën e kam pranë dhe kulturën për karshi”  për pallatin e kulturës në Gjirokastër. Sa herë shkoja me shërbim nëpër rrethe e vëndit, sa kthehesha në Tiranë kur do të takoja mikun tim. Një herë kisha vajtur në rrethin e Kolonjës dhe shkrova një reportazh satirik për disa të meta. Ndërmjet fakteve që përmendja kisha dhe një detaj, se në kooperativën bujqësore të qafëzezit, kryetari i kësaj ekonomie vriste viçat e fshatarëvë me kobure. Dritëroi, si e lexoi, më këshilloi::

-Leri të tjerat. Ky është shkrimi, se koburja e kryetarit kërkon nam, që nami i saj  të përhapet nga maja e Melesinit në Qafën e Qarrit. Të thotë mileti: Si koburja e kryetarit..

Këshilla e tij ishte shumë e vlefshme. I lashë të gjithë të tjerat, mora me vete edhe Piktorin e Merituar, karikaturistin Zef Bumçi dhe vajta në kooperativën e Qafzezit. U takum me kryetarin: Ai me naivitet na tregoi fill e për pe si e kishte qëllur njërin nga viçat e fshatarëve në lule të ballit. Kësaj radhe fejtonin “Kryetari vret viçin me kobure“ e shkrova me shumë qejf dhe kur u botua në revistën Hosteni mora shumë falenderime, duke filluar nga Xhahil Bilbili (Spiro Çomora), Petro Marko, Sabri Godo, Shevqet Musaraj, Vanghush Gambeta. Dhe suksesi i këtij shkrimi i takon mikut tim, të madhit Dritëro. Kështu që ca nga ca ua mora dorën shkrimeve kritike duke trajtur tema të rëndësishm si: Pasuria e popullit bëhet rrush e kumbulla“ shtëpia me tre kate“ në Gjirokastër, ku Atelia e Monumenteve ua kishte regulluar banesat sipas pozitës në shoqëri e në pushte.

Kujtimet me ketë njeri e shkrimtar të madh janë të shumta gjatë miqësisë tonë gjastëdhjetë e tetë vjeçare.

Në një nga librat e dhuruara prej tij shkruan: “Gaqos, Mikut tim të vjetër dhe më të madhit të miqve. Me dashuri Dritëroi”. Dhe këtë miqësi i madhi Dritëro, e tregonte me fakte e jo me fjalë. Kur ndroj jetë nëna e tij Xhexheja (Hatixheja) që s’më ndante nga fëmjet e saj, nga Dritëri, Tajari, Nayimeja, Sa shkova për ngushëllim, në dhomën ku priste Dritëroi, ishte vetëm në një poltonë. Në të djathtë ishin në sërë njëri pas tjetrit kuadrot e Partisë e Pushtetit. Në të majtë farefisi i Dritërit dhe i të mirës Sadie. Sa më pa te dera Dritëroi ma bëri me shënjë të ulesha prane tij, sikur donte t’u thoshte të tjerëve: Ky është miku im, nga më të mëdhenjtë e miqve „.

Shfletoj romanin e tij „Arka e djallit“ dhe ndjej zërin e mikut tim që më flet me dashri:“Nuk po  të pyes për  punën  tënde aq të paqme dhe aq fisnike, nuk  po të pyes as për shëndetin tënd aq të lulëzuar dhe aq të feskët, i shumëdashuri Hyskë, se e di që i gëzon të pacënuara këto gjëra që i duhen njeriut në veprimtarinëe tij. Po të pyes s’i përfundoi telashi që të ngjalli ajo letra anonime, që merrte nëpër gojë emrin tënd aq të përhapur në leçitsië. Nëse e ke harruar përmbajtjen e letrës po ta kujtoj unë. Shoku Hyskë vjen shpesh në krahinën tonë bashkë me tezen e tij, një grua që e ka mendjen në modën perëndimore. Në këtë drejtim ajo mban këpucë me taka të larta dhe çorape najloni. Përsa i përket fustanit nuk e ka brenda normave të gjatësissë së duhur. Në këtë drejtim ka shumë pëshpëritje në fshat. Qëndrimet e tezes përkrahen edhe nga shoku Hyskë, që është një shkrimtar i dëgjuar.

Vazhdoj të të lëçis faqet e romanit, të shkruar nga i Madhi Dritëro me penë të artë. Dëgjoj zërin e tij të ëmbël kur më flet. Nuk mund të mos e kujtosh, o Hyskë këtë lapangjos kaq të poshtër.

Vazhdoj të shfletoj fletët e librit ku miku im më rrëfen bëmat me humor të Cute Babulen, atë natë që Bamka theri patokun si u zhduk Cutja atë natë.

– O Hyskë s’më kishte ndodhur ndonjëhere, që të zhdukej miku pas mesit të E po kjo natës. Mirë thotë i dituri: Dita dëgjon, nata përgjon. Përgjon e nëmura sjell të papritura. Ahere i thashë Lulushes ku do të ketë shkuar pa pallto e këpucë?! Por siç e di ti, si i ke kënduar në lbrin me fjalë të urta, graja e mbarë në shtëpi edhe me një sy shikon sa për dy.

– Epo kjo, o Hyskë nuk më kishte ndodhur ndonjëherë, që të zhdukej miku pas mesit të natës dhe si e gjetën Cuten ne haurin e lopës kishte vajtur në qilar te lopa të pinte qumësht.  Qëndronte në gjunjë, e kishte zënë për qafe lopën dhe llafosej me të. E po kësaj i thonë, o Hyskë: Pi një gotë e rri me shokë, pi një okë e rri me lopë”.

Ndodhitë me Cuten s’kasnë të sosur dhe Bamka m’i tregon një nga një. “Çudirat e asaj nate o Hyskë as nuk shkruhen e as nuk tregohen  të plota. Ti e njeh  mirë krijimtarinë, o Hyskë. Më lejo të bëj një krahasim. Fryhet lumi dhe merr me vete gurë e drurë, bar e fletë. Shfryn përroi i jetës dhe shkëput nga shpirti thirrje, dhëmbje, ulurima, qeshje e mendime të papritura. Dhe këto gjëra ne, sado të talentuar të jemi, nuk i regjistrojmë dot në letër, ne që nuk i  regjistrojmë në çast aty për aty, më von kapim vetëm hijen e tyre, zhurmën e tyre dhe sjellim vetëm oshëtimën e asaj nate, kur Cute Babulja ju afrua lumit duke kënduare hedhur valle.

Për një çast e ndërpreu edhe këngën, zhveshi pallton, zhveshi këpucët, hoqi çorapet dhe pantollonat, hoqi brekët, hoqi këmishën dhe kanatjeren dhe mbeti lakuriq, si e kishte nxjerrë e jëma në jetë. Mori vrull dhe u zhyt në lumë, në pellgun më të madh e më të thellë.

`Në romanin “Arka e djallit” i madhi Dritëro tregon se Bamka (Dritëro Agolli) dhe Hyska (Gaqo Veshi) kanë qenë shokë të ngushtë që në konviktin e gjimnazit në Gjirokastër. Ata bënin marrëzira me rrezik shoqëror e politik. Kulmi i kësa marrëzie arriti në një demostratë, që u quajt nga qyteti “Greva e preshit”. Qe koha që në konvikt natë e ditë kishte vetëm presh e lakra për të ngrënë. Një drekë kur Hyskë Borobojka, që ishte kujdestar i trapezës prej gjashtëmbëdhjetë konviktorësh, shkoi e solli nga kamarja e kuzhinës tenxherene madhe me gjellë, Bamka e nuhati se atje brenda kishte presh.

-Presh,- tha Bamka

-S’duam presh!- thërritën edhe tryezat e tjera.

Atëhere Hyskë Borobojka rrëmbeu tenxheren dhe e ktheu në kamaren e kuzhinës duke thirrur: “S’duam presh!”. Të dymbëdhjetë tryezat e sallës së konviktit bërtitën: “S’duam presh! S’duam presh!” Dhe të gjitha kusitë me presh u kthyen në kuzhinë. Doli kuzhineri, që Hyska e kushte mik. Kuzhineri ishte minoritar grek e fliste shqipen edhe me theks edhe pak të shtrembëruar:

-Preshi more, vjen dreka preshi. Vjen darka preshi! Preshi dynjaja, more Bamka. Ha presh konviktori. Ha presh mamia. Ha presh profesori. Ha presh gruaja ime. Presh more, ç’t’t bësh. Ha presh im e nëna. Nuk mori tjetër ushqimi.

Bamka dhe Hyska e futën me zor në mes kuzhinerin,dolën në krye të sallës e bërttën përsëri:

-S’duam presh!

E gjithë salla:

-S’duam presh!

Ndërkovjen drejtori i konviktit me çizme ngjyrë kafe

Dhe me një rrip në mes si komisarët. Qëndron në prak të derës dhe thërret:

Ç’është kjo keyengritje?!

-Jo im zot, është revolucion!- përgjigjet Hyskë Borobojka me fjalët e kontit Mirabo të Revulicionit Frances, që sapo e kishim mësuar nga teksti i historisë.

Dretori i konviktit u tërbua, e humbi kontrollin ndaj vetes, çakërriti sytë dhe uluriu:

-Këta presh, që ju nuk i doni janë vaditur me gjakun e dëshmorëve!

Përnjëherë u hodh Hyskë Borobojka.

-Gjaku i dëshmorëve nuk ka rrjedhur për të vaditur preshtë! Ti merr nëpër këmbë gjakun e dëshmorëvë! –dhe iu kthye konviktorëve: – E dëgjuat se çfarë tha ky kërcelli i borgjezisë: Preshtë janë vaditur me gjakun e dëshmorëvë! Konviktorët u hothën mbi tryeza: Poshtë drejtori! Poshtë drejtori dhe preshtë!

Gjithë vëmëndja tani u kthye nga gabimi i drejtorit. U harrua “Greva e preshit”. Kështu për një gabim të drejtorit shpëtuan Bamka dhe Hyska.

Kjo ishte vetëm një nga marrëzitë e tyre. Me vonë ata filluan të shkruajnë e të botojnë në shtypin e kohës.

Miqësinë ndërmjet tyre e mbajtën dhe e ruajtë si gjë të shtrenjtë për gjithë jetën,.