Evdal Nuri: Shqiptarët dhe koha , ja si po ndikon mentaliteti

194
Sigal

1- Sa e s’i e shfrytëzojnë kohën shqiptarët?

Mënyrat dhe format e organizimit janë nga më të ndryshmet. Secili i planifikon në përputhje me shijet e mundësitë e tij. Të filloj nga vetja. Tani kam kohë më të lirë e shkruaj diçka më tepër. Unë jam intelektual. Kohën s’dua ta kaloj kafeneve, apo duke lozur bilardo apo domino. Ja që gjeta një mënyrë tjetër më interesante për të kaluar kohën. Mundohem të “ mbush” kohën. Këtu unë kam gjetur mënyrën, që koha t’më duket më e lehtë. Duke harxhuar orë të tëra për një artikull unë s’ndihej lodhje, por kënaqësi se diçka po bëj në dobi të vetes e shoqërisë.

Ëngjëllushja? Mbi 60 vjeç dha me sukses frëngjishten tek “ Vitrina franceze”. Mori patentën e shoferes e tashti në mënyrë intensive po mëson pianon!

Një ditë Pr.Dr A.Teta më ankohej se s’i dilte koha! Jam gati ta blej e prap s’në del ngulmon Ai! Por këta janë të pakët!

Shqipëria mund të jetë një nga vendet me të ardhura më të ulta për frymë e pagat më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i parë në Botë për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë.

Tek rruga ‘Ali Demi “ pak më lart Ullirit në 100 m gjenden 10 kafene. Me një kafe shtyjnë disa orë duke bërë politikë apo biseda pa vlerë. Ky është rituali i përditshëm për shumicën e popullsisë. Që shqiptarët e kanë ‘hobi’ të qëndruarit sa më shumë nëpër kafene, këtë e dëshmon fakti që në çdo orë të ditës ato janë të tejmbushura. Ka nxënës e student, që i bëjnë bisht ndonjë ore mësimi dhe zgjedhin baret për të kaluar atë që mund ta quajnë edhe si kohë të lirë, ndonëse nuk është aspak kështu. Ka të rinj dhe jo vetëm të papunë, të cilëve u mjafton një kafe, për të kaluar aty disa orë nga dita e tyre e gjatë dhe pa asnjë angazhim.

U befasova kur I.N.S.T.A.T. deklaroi se 30% e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç s’venë as në shkollë e as në punë!

Dhe më tej, në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për numrin më të lartë të popullsisë inaktive.

Edhe pse jo zyrtarisht jemi në kohë fushate, sepse ka filluar. Mbesa Ariana është mjeke e jeton prej kohësh në Grenobël të Francës. Ka diçitalb, për t’mos u shkëputur nga vend-lindja. Pse kaq të zgjatura fushatat elektorale tek ju më tha: -Sa kohë të “lire” paskeni? Në Francë një muaj para zgjedhjeve kandidatët bëjnë disa takime. Premtojnë, por s’gënjejnë e mirupafshim pas katër vjetëve. Njerëzit atje e kanë të qartë ç’kanë realizuar. S’ka pse t’i mbushi mendjen me fjalë e premtime kur rezultatet shihen e preken. Një deputet që s’ka realizuar premtimet, s’ka të drejtë morale që të kërkojë të kandidojë përsëri. Edhe po ta kërkojë, s’i vete njeri në takim. Kjo është demokracia në Francë!

Kemi arritur në një pikë të jetës që s’duhet të humbasim më tepër kohë për ata që na shqetësojnë ditë e natë me moral të shtirur. Na ka sosur durimi nga kritikat e ndërsjellta, të pabazuara dhe akuzat e çdo natyre. Është më tepër se një hipokrizi që të kënaqësh ata që s’të pëlqejnë vetëm s’e kështu i bëhet qejfi atij apo këtij! S’i mund t’ju bëzëqeshësh atyre që s’ju qesh buza kurrë për ne? Kemi arritur në një pikë të tillë, që s’duam të humbasim asnjë minutë kohë me gënjeshtarët e manipulatorët. Duhet të vendosim që të mos bashkëjetojmë me hipokrizinë e pandershmërinë dhe lëvdatat e tepërta që i dëgjojmë shpesh nga servilët e morali i interesit! Në këtë situatë s’mund t’i përshtatemi, duke pranuar krahasimet e konfliktet artificiale! S’duhet të pëlqejmë një miqësi hipokrite gënjeshtare!

2- Kuptimin filozofik dhe pesha të kohës. 

Të mendosh për kohën do të thotë të mendosh për vetë egzistencën. Koha është copa prej të cilës është bërë kjo ekzistencë. Duam apo s’duam ne, jemi apo s’jemi, ajo ekziston! Ajo është e paasgjësueshme dhe patjetërsueshme. Rrjedh nga e shkuara, tek e tashmja, drejt së ardhmes. Në këto tre çaste të kohës me sa duket vetëm e tashmja jetohet realisht. E kaluara dhe e ardhmja janë të zhveshura nga çdo qënie e vërtetë. E shkuara s’ekziston më, kurse e ardhmja nuk ekziston ende. Me të drejtë thonë: që kur ke kohë mos prit kohë.

Koha është gjëja më e shtrenjtë që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e lehtë që mund të humbësh. Shumë ankohemi se s’kemi punë! Meqenëse s’kemi punë gjejmë variante nga më të ndryshme për ta mbushur, por pa “bereqet”. Shumë njerëz e “shtyjnë” e jo “mbushin” kohën. S’u peshon koha se s’duan ta “mbushin” e jo s’kanë me se e “mbushin”. Ka shumë mënyra për ta”mbushur” kohën. Kjo varet nga individi, prirjet, kushtet social- ekonomike niveli kulturor mentaliteti e tjerë.

Koha është jeta. Koha është “nënë” kur e shfrytëzon e “njerkë” kur e shpërdoron. Ai që e shfrytëzon kohën në punë të mira është i lumtur, ndërsa ai që e humb kohën e tij, ka humbur gjithçka. Mos e lër punën e sotme për nesër. Lëri “kohë-kohë” janë disa thënie jo vetëm për t’i dëgjuar, por dhe për t’i zbatuar. Nëse vëzhgojmë njerëzit në kohën e sotme, do të shohim se në shfrytëzimin e kohës janë të apasionuar pas celularëve. Kudo në rrugë në kafene e në çdo ambient i gjen me celular në dorë. Komunikojnë, bisedojnë, fotografojnë duke humbur kohë.

Koha e lirë është koha që ka në dispozicion njeriu për veprimtari të lirë

3- Jeta dhe jetesa. Jeta përfshin kohën nga dita që lind, deri ditën e vdekjes. Jetesa është mënyra e organizimit, jashtë kohës së punës. Jetën na i ka caktuar “Zoti”. Tek ne kjo e dyta është pothuajse e barabartë për të gjitha ditët. Punë, shtëpi, kafene, e asgjë tjetër. –Koha e lirë e planifikuar dhe e organizuar ka për qëllim dhe detyrë t’i mundësojë individit t’i realizojë interesat, prirjet sipas disa kërkesave të përgjithshme. Kështu p.sh. për njerëzit punonjës, shfrytëzimi i kohës së lirë ndikon pozitivisht në ruajtjen e kondicionit për punë, në kompletimin dhe përsosjen e aftësive profesionale, në plotësimin e nevojave kulturore dhe jetësore, etj. Pra, ajo ndikon në zhvillimin harmonik dhe të plotë të njeriut. Nëse puna dhe karakteri i saj normativ e i detyrueshëm në përmbajtjen reale të jetës shkakton një kufizim të lirisë individuale, atëherë koha e lirë është një faktor me një reflektim shoqëror të gjërë, sidomos çlirues nga monotonia , streset që ne i kemi bashkëudhëtarë. Karakteri i kohës së lirë, pavarësisht nga format konkrete në të cilat realizohet, është individuale dhe si i tillë ky karakter është i shprehur te të gjithë njerëzit për disa arsye, siç janë plotësimi i disa kërkesave të veçanta fizike, psikologjike e profesionale. Kjo varet nga shumë faktor. Nga vendi ku ne jetojmë. Nga aktivitete të ndryshme, si qendra sportive, kulturore, parqe, mjedise argëtimi. Kriter tjetër mund të jetë mosha dhe gjinia. Ekzistojnë aktivitete të kohës së lirë për fëmijë, për rini, për të rritur, për meshkuj dhe për femra Secili do të zhvillojë aktivitetin në përputhje me moshën, prirjet mundësitë, dëshirën.

Përfundimisht:Ka njerëz që një pjesë të kohës e shkon duke vepruar gabim, pjesa tjetër duke mos bërë asgjë, kështu që e gjithë koha u shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhet të bënin. Të ndërgjegjësuarit për gabimin, ata me shfrytëzimin e kohës binden se ky është hapi i parë për t’ju afruar sadopak lumturisë, që aq shumë e dëshirojmë, por jemi shumë larg për ta përvetësuar! Kjo vetëm për fajin tonë”!