Enrico Bartolini përshëndet nga “Sanremo” gazetaren e mirënjohur Enkeleida Zeko

380
Sigal

Enrico Bartolini përshëndet nga “Sanremo” gazetaren e mirënjohur Enkeleida Zeko

Jemi zyrtarisht në natën finale të festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo 2021”.Ky festival, nga i cili ka marrë frymëzim për t’u realizuar festivali më i madh muzikor i shteteve në Evropë, “Eurovisioni”, ka sjell këtë vit këngë të ndryshme nga këngëtarë të njohur italianë në skenën e tij.

Më i veçantë për shqiptarët që e kanë ndjekur ndër vite këtë festival. Sivjet një fakt surprizues vjen nga “Sanremo”, Enrico Bartolini ,i vetmi kuzhinier në historinë e Udhëzuesit Michelin që ka fituar katër yje i sjellë përshendetjen , gazetares së mirënjohur të sportit, Enkeleida Zeko.

I Lindur në vitin 1979, me origjinë nga Castelmartini (në Toskanë) Enrico Bartolini shefi i cili  është i vetmi kuzhinier në historinë e Udhëzuesit Michelin që ka fituar katër yje në një goditje, dy prej të cilëve në restorantin që mban emrin e tij brenda Muzeut MUDEC të Muzeut të kulturat e Milanos. E tij është një rrugë personale dhe sipërmarrëse në rritje të vazhdueshme në botën e kuzhinës së lartë.

Me anë të një video ai ndan me publikun e gjerë mesazhin nga Italia, ku dhe ka shprehur dëshirën e madhe për të ardhur dhe gatuar në Shqipëri.

“Një përshendetje Ledës(Enkeleida Zeko ), nga festivali “Sanremo” dhe uroj të mund gatuaj për ju në Shqipëri, Ciao!”, thotë shefi prestigjoz Enrico Bartolini.

Moderatorja dhe gazetarja sportive e njohur Enkeleida Zeko  i ka kthyer mesazhin Bartolinin me finesën që e karakterizon, duke e ndarë me ndjekësit .

“Është me të vërtetë një nder i madh për mua të marrë këtë mesazh nga një njeri shumë klas në Itali Enrico Bartoli me 8 yje “Michelin” dhe kuzhinierin italian më yll në botë. Tani që për herë të parë unë dhe familja ime nuk mund të jemi prezent në festivalin “Sanremo 2021”.

Përshëndetje kordiale për Enrico Bartolinin, i cili është kuzhinieri i vetëm në historinë e Guidës ‘Michelin’ që ka pushtuar katër Yje në një shkrepje, dy prej tyre në restorantin e emërtuar pas tij brenda ‘MUDEC’, Muzeut të Kulturës në Milano. Enrico ju presim me krahë hapur në Shqipëri”, përfundoi Zeko. Ndërkohë, fituesi i “Sanremo 2021” do të jetë ai që do të përfaqësojë Italinë në “Eurovision”.