Ashensori ra nga kati 5 në katin 0, Policia: U tejkalua kapaciteti, hipën 5 persona, nga 3 që lejohet

118
Sigal

Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në Tiranë ku u rrëzua ashensori.

Sipas policisë shkak i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit pasi lejoheshin vetëm 2-3 persona.

Dy personat e dëmtuar si pasojë e këtij incidenti janë jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona.

2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.