Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 28-vjeçarit në Astir

635
Sigal

Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 28-vjeçar u vra në Astir.

Policia ka njoftuar se personi që dyshohet si autor i vrasjes është dorëzuar vetë.

Autori Noel Dishi, 29 vjeç është vetëdorëzuar në polici pas negociatave të familjarëve, ndërsa bëhet e ditur se vrasja është rezultat i një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.