Arrestohet 41-vjeçari, përdhunoi prostitutën

526
Sigal

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas plot 10 vitesh kërkime, pasi sulmoi, përdhunoi dhe rrëmbeu një prostitutë në portin Pandino në Cremonese.

Bëhet fjalë për një 41 vjeçar me origjinë shqiptare, rezident në Komo, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili ishte kallëzuar në Prokurorinë e Kremonas për sekuestrim personi, dhunë seksuale dhe rrëmbim të rënduar bashkë më lëndime personale.

Zbulimi i shqiptarit u bë nga analizat e ADN-së.

Në vitin 2010, prostituta, me kombësi rumene, u detyrua të hipte me forcë në makinë, ku u rrah, dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale, si edhe iu vodhën edhe mjetet e identifikimit, një celular dhe 300 euro. Pasi e derguan në spital, ku iu konstatuan dëmtime në fytyrë, krah dhe në gjoks, karabinierët mund të gjenin material biologjik të agresorit në veshjet e vajzës, duke krijuar një profil gjenetik.

Por për vite të tëra ky material mbeti i panjohur.

Ishin specialistët e Ris në Parma ata që gjetën korespondencë të materialit të marrë në vitin 2010 me AND e shqiptarit.