VIDEO/ 100-vjetori i miqësisë SHBA-Shqipëri/ Mesazhe nga Biden dhe Bush

190
Sigal

 

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ish-presidenti i SHBA, George W. Bush kanë dërguar mesazhet e tyre për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Presidenti Biden thekson se mes dy vendeve tona është krijuar një miqësi e përhershme.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës”, tha Biden.

Kurse Bush në letrën e tij ka kujtuar vizitën e tij në Shqipëri.

“Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë tonë. Në 2007 isha krenar që isha presidenti që vizituam Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar, që kurrë nuk resht për liri, dhe tradita juaj e besës, janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, shkruan ish-presidenti amerikan.