Dr. Zekri Palushi: Ngrihuni për të shpëtuar demokracinë !

31
Sigal

Dr. Zekri Palushi,
Ish-këshilltar i kryeministrit, Aleksandër Meksi   

“Në të dy rastet, na del edhe emri i Charles McGonigal, ku paratë e shqiptarëveu përdorën nga Rilindja për të shantazhuar, korruptuar, përçarë, e shkatërruar opozitën  në favor të krijimit të partisë së tij shtet/pushtet, ku gjithçka, tashmë, është në duart e Ramës, dhe babait të tij shpirtëror, George Soros-it!”

/Telegraf.al/ Kjo ishte një nga thirrjet e mbrëmjeve të fundit, me të cilën, lideri historik, i PDSH-së, Profesor Doktor Sali Berisha, ju drejtua mbështetësve të tij, dhe popullit Shqiptar, nga ballkoni, ku mafia-parti-shtet, e ka ngujuar me forcën e ligjit të Maliqit.

Ju, bashkatdhetar të nderuar, që lini takime të përnatshme tek ‘’Rruga e Shpresës’’, jeni nga njerëzit më me integritet, mendje-ndriçuar, e patriot, që doni fëmijët tuaj, familjet tuaja, që doni drejtësinë, liritë, dhe demokracinë, e mbi të gjitha, ju doni dhe mbroni nderin tuaj, vendin tuaj, së bashku me identitetin, dhe sovranitetin e kombit shqiptar. Bash për këto vlera, të gjithë ju, ngjani shumë me legjendarin e Demokracisë Shqiptare, simbolin e lirisë

-Sali Berishën, të cilit, ju keni vendosur që t’mos i ndaheni deri në fitoren përfundimtare, kur, me luftën tuaj, nën udhëheqjen e Tij, do t’i ktheni popullit, dhe kombit tonë, vlerat e lartpërmendura, të rrëmbyera pa pikmëshire, nga Edi Rama, një njeri plotësisht i dekompozuar, si nga ana shpirtërore, morale, mentale dhe fizike.

Për këto cilësi njerëzore; guxim, përballim dhe qëndresë, Ju, njerëz të mirë, dhe fisnik, tashmë keni fituar zemrat dhe rrespektin e të gjithë popullit shqiptar,(si dikur UÇK-ja), kudo që ata jetojnë në trevat shqiptare, dhe diasporë.

Më pëlqen t’ju citoj një nga paragrafët më inkurajues, dhe thellësisht motivues, të fjalës së Berishës, ku Ai, nga ballkoni i tij, shpresë-rrezatues, ju thotë se:
“Ju, në këtë betejë nuk jeni vetëm, sepse sot me ju janë dhe do të jenë mijëra, e mijëra demokratë, që kanë vendosur të marrin kthesën dhe të përballohen dhëmb-për-dhemb me të keqen e këtij kombi, me monstrën e këtij kombi, me diktaturën e re të krijuar nga Edi Rama. Ndaj dhe ju ftoj: Ngrihuni, ngrihuni nga gjumi, si luanjtë në betejën pa kthim, drejt fitores’’!

Thirrja që Sali Berisha, nëpërmjet jush, dëshiron t’ia përcjellë të gjithë popullit shqiptar, më kujton Anshtanjin (Albert Einstein), i cili thotë: ‘’Bota nuk do të shkatërrohet prej atyre që bëjnë keq, por prej atyre që i shohin këto të këqinj duke bërë keq, dhe s’bëjnë asgjë për t’i ndaluar’’.

Në këtë kontekst, si gjithmonë  unë do t’i drejtohem medias shqiptare, gazetarëve, analistëve, dhe opinionistëve me një thënje të Presidentit Trump: ‘’Nqs Lajmet mashtruese/fallso ( Fake News), mund të bëheshin lajme të vërteta, dhe të ndershme, atëherë, 90% e problemeve tona, dhe të këtij vendi do të zgjidheshin’’.

Dhe siç mund ta dini, Elita, (the Deep State, ata që rrinë prapa skene, dhe komandojnë qeveritë, veçanërisht, atë Amerikane), bëri çdo gjë të mundshme për ta stopuar Presidentin Trump, në rrugën e Tij, të ri-zgjedhjes. Për të arritur qëllimin e tyre, ata e akuzuan (impeached) dy herë; e paditën (indiced) katër herë; përdorën FBI, për t’i kontrolluar shtëpinë me forcën e ‘’ligjit’’, e varrosën disa herë me proçedime legale, etj etj., -por prapseprap, Presidenti Trump, edhe pse po përballet çdo ditë me këta luftëtar të errësirës, sapo fitoi në asamblenë e shtetit IOWA, me 51%, dhe nëse javës tjetër, Ai do të fitojë në asamblenë e shtetit New Hampshire, atëherë, me shumë siguri mund t’ju garantoj se fundi i këtij viti, do t’na rikthejë të madhin Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Jo rastësisht,kur flas për Sali Berishën, me duhet të flas edhe për Presidentin Trump, dhe kjo; jo vetëm pse i admiroj të dy, (si të pakët lider në botë, që për hir të dashurisë ndaj popullit, dhe vendit të tyre, jo vetëm që po sakrifikojnë rehatinë personale, dhe familjare, por po i vënë ata, edhe në një rrezik tepër të madh), por edhe për faktin se lufta që po zhvillohet kundra tyre, ka pothuajse të njejtin skenar, dhe orkestrohet, pothuajse nga i njejti dirigjent, dhe çuditërisht, në të dy rastet, na del edhe emri i Charles McGonigal, një foto të cilit po jua tregoj, ku ai, në një komfort të plotë, po ‘’qeth’’ në të gjitha drejtimet, Edi Ramën, dhe ne shqiptarët, kurrë s’do të mësojmë se sa kushtoi kjo ‘’qethje’’, por dimë mjaft mirë, se paratë e Shqiptarve, u përdorën nga Edi Rama, për të shantazhuar, korruptuar, përçarë, e shkatrruar Opozitën, në favor të krijimit të partisë së tij shtet/pushtet, ku gjithçka, tashmë, është në duart e Ramës, dhe babait të tij shpirtëror, George Soros-it!

Duke menduar se këto çfarë thashë  s’janë më sekrete, pra i dinë të gjithë, përfshirë edhe gazetarët, analistët, opinionistët, dhe politikanët shqiptar, të çdo krahu qofshin. Natyrshëm lid pyetja: pse ju, akoma në studjot e ndryshme televizive, vazhdoni me të njejtin avaz, dhe paturpësisht, pothuajse në të gjitha “analizimet’’ tuaja, mundoheni të justifikoni urrejtjen tuaj ndaj Sali Berishës, me “non-gratën’’ e fabrifikuar në uzinën fam-keqe, Rama-Soros-Kim-McGonigal, me të cilën, ju, djallëzisht, për t’i dhënë pak oksigjen kualicionit Rama-Basha-Alibeja, mundoheni ta projektoni çështjen (pa-çështje) të Berishës, si një çështje personale!

Kjo që ju keni bërë, dhe vazhdoni ta bëni me një zell të veçantë, edhe pse tashmë, ju keni mjaft FAKTE LIGJORE, që konfirmojnë haptazi Edi Ramën, është një sjellje, dhe veprim imoral, dhe anti-kombëtar, sepse, ju në të vërtetë, s’jeni budallenj, por të zhytur thellësisht në gjyrizet Ed-Ramjane, jeni të detyruar të ndiqni rrugën e atij lopçarit, që kishte dalur për të kërkuar lopët e humbura, dhe kur u lajmërua se lopët në të vërtetë kishin ardhur në shtëpi, ai u përgjigj: “Nuk kthehem në shtëpi, pa i kërkuar, andej nga e pata mendjen’’!

Diku kam pasë lexuar këtë shprehje që më pëlqen ta ndaj me ju, e veçanërisht me të gjithë ata, që mundohen në një mënyrë, apo tjetër, të mbrojnë, apo justifikojnë veprimet e Ramës: ‘’Kurrë mos mbroni gjëra që s’mund të mbrohen, sepse KREDIBILITETI është si VIRGJINITETI , që humbet njëherë e përgjithmonë’’.

Ndërsa, të gjithë atyre që ndjehen të imoralizuar, demoralizuar, demotivuar, varfëruar, frikësuar, e shkatërruar nga pushteti i Edi Ramës, ju ftoj të stimuloheni nga ‘’Rruga e Shpresës’’. Ndryshe, Ju s’keni ku të ankoheni më! Ju s’keni një shtet, që t’ju hapë dyert, dhe të qajë hallet tuaja.
Pushteti i Edi Ramës ngjan me atë të Enver Hoxhës së dikurshëm, kur vëllezërit tanë Kosovar, të djegur në shpirt nga malli për Nanën-Shqipëri, arratiseshin nga Jugosllavia, për të ardhur në prehërin e saj, -ku prisnin që të përkëdheleshin, por fatkeqësisht, në vend të përkëdhelive, i prisnin poshtrimet, përbuzjet, akuzat, torturat, burgjet e gjata, dhe pushkatimet.
Ata s’e dinin se Nana e tyre-Shqipëri, -ishte përdhunuar, dhe kthyer në një prostitutë komuniste, nga ana e Enver Hoxhës, -i cili, sipas nevojës së tij, gjente edhe ‘’dashnorët’’ e saj.

Pra, të njejtën gjë, gjatë 10-11 vjetëve të fundit, e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë me Nanën tonë Kombëtare, Shqipërinë e dashur, edhe Edi Rama, ndërkohë që këtë e shohin të gjithë, turpërisht, shumë prej nesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha trojet shqiptare, e diasporë, bëjnë sikur nuk po e shohin.

Bashkatdhetarë të nderuar, dhe kryesisht ju që keni zgjedhur pritjen, dhe indiferencën, ju lutemi që t’mos e harxhoni kohën tuaj duke shpresuar se pushteti i Edi Ramës do t’i vuajë pasojat për ato çfarë ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndaj jush. Me këtë lloj mentaliteti ju s’bëni gjë tjetër, veçse thelloni dhimbjet tuaja, dhe zgjasni pushtetin absolut, narko-shtetar, të tij.

Zgjohuni, sa s’jeni fundosur plotësisht, bashkohuni me Opozitën e Sali Berishës, dhe me këdo tjetër, që lufton kundra këtij rregjimi mafioz.

Shembullin e Nard Ndokës, kryetarit të Partisë Demokristiane, duhet ta ndjekin të gjithë ato parti politike, apo organizata joqeveritare që s’kanë lidhje interesi me mafien Rama-Basha-Alibeaj, dhe udhëheqësin e tyre shpirtëror, George Soros. S’është aspak morale për këdo që pret të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve.

O sot, o kurrë, kur siguria, sovraniteti, dinjiteti, integriteti, identiteti, dhe ekzistenca, kombëtare janë në rrezik. Ne të gjithë, duhet jo vetëm të ekspozohemi para ‘’Virusit’’ të Atdhe-Dashurisë, por edhe të ‘’infektohemi’’ prej tij, me qëllimin e vetëm që, Patriotizmi, Dashuria ndaj Familjes, dhe Vlerave tona Kombëtare, të kthehen në një Endemi të përhershme mbarëkombëtare.

Vetëm atëherë, s’do të ketë më shqiptar, që për “hir të interesave strategjike’’ të botës, do të sakrifikonin interesat tona kombëtare, do të sakrifikonin demokracinë, liritë, identitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë individual, e kombëtar. Vetëm atëherë, populli ynë do të zgjedhë atë udhëheqës që do vetë, e jo atë që duan “ndërkombëtarët’’. Vetëm atëherë, kombi ynë s’do të jetë më në gjendje që të prodhojë monstra njerëzore, si ajo e tipit të Enver Hoxhës, apo Edi Ramës. Vetëm atëherë, Shqipëria s’do të prodhojë tradhtarë të tipit Lul-Bash-Alibej. Atëherë, dhe vetëm atëherë, ne do të jemi një komb i bashkuar dhe dinjitoz. Por, për të arritur në atë pikë, sot, më shumë se kurrë kombit tonë i duhen Sali Berishët, Adem Jasharët!

Ndërkohë, -ju biznesmen të vegjël, të mesëm, e të mëdhej, nëse doni të shpëtoni nga terrori i guerilsave Edi-Ramjane, që veprojnë si vepronin dikur guerilasit komunistë të Enver Hoxhës, që jo vetëm grabisnin me forcë biznesmenët/pasanikët e asaj kohe, por edhe i shantazhonin deri në atë pike kur këto, për të shpëtuar lëkurën, me shpresë se s’do të prekeshin, filluan t’i ndihmonin edhe vullnetarisht, duke mos e ditur se “krokodili’’ i kuq, në rastin më të parë, do të hante ata që e ushqenin.

Prandaj, bashkohuni me Sali Berishën, i cili po lufton pikërisht kundra guerilasve të rinj, zyrtar mafioz të Rilindjes Socialiste, të kryesuar nga Edi Rama. Ata, njëlloj si dikur, guerilasit e Enver Hoxhës, po terrorizojnë, dhe grabisin nëpërmjet “gjobave’’ njerëzit, bizneset, dyqanet, restaurantet, kafenetë, Kjo duhet t’ju shqetësojë të gjithëve, dhe t’ju motivojë për ta luftuar këtë murtajë të kuqe, sa s’ka fut rrënjë të thella, ndryshe, edhe nëse do të vazhdoni ta ushqeni krokodilin, ai mund t’ju lë për në fund, por kurrën e kurrës, s’do t’ju kursejë.

Për ne të gjithë, mos-harresa e terrorit komunist të 1997, duhet të jetë një Imperativë Morale.

Mos harroni se jo shumë larg nga ju,Polakët janë ngritur në protesta të fuqishme kundër kryeministrit të tyre globalist Donald Tusk, i cili, për të heshtur Opozitën, ka arrestuar dy deputet të saj, dhe gazetar të medias.

Po kështu: në mbështetje të thirrjes së Berishës për Fermerët, do të shtoja se Edi Rama, nëpërmjet Gorge Soros-it, është pjesë e Forumit Ekonomik Botëror. Ky Forum, me fushatën e tij, kundra-fermerëve, kundra-karbonit ; ndërkohë që po orjenton njerëzimin, drejt ngrënjes së insekteve, është armiku numër një dhe rreziku më i madh, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë njerëzimin.

Qëllimi i këtij Forumi, dhe udhëheqësit të saj, Klaus Schwab, përfshi edhe globalist të tjerë, është prodhimi i ushqimeve, kryesisht laboratorike. Ata mendojnë se, nqs kontrollojnë ushqimin, -kontrollojnë edhe njerëzimin, e kështu, mund t’i detyrojnë vendet e ndryshme, kombet e ndryshme, që t’ju nënshtrohen.

Fatmirësisht, popujt po zgjohen nga gjumi, dhe kanë filluar ta kuptojnë agjendën e këtij Forumi famë keq, prandaj në shumë vende të ndryshme, kanë filluar  rrezistencën. Në Gjermani, Hollandë, Amerikë, Australi, e vende të tjera, fermerët, me një mbështetje të fuqishme nga populli, po protestojnë egërsisht, dhe pa pushim.

Prandaj, edhe Ju, fermer shqiptar, mos vdisni pa gojë. Me këtë rast ju kujtoj se si Ju, dhe të gjithë shqiptarët jeni duke luftuar kundra një qeverie tiranike, që është pjesë e sistemit të korruptuar botëror.

 Po e mbyll këtë shkrim, me një thënje të Brock Adams, një nga drejtorët e OBSH, në Kombet e Bashkuara, që thotë: “ Për të arritur një Qeveri Botrore, do të jetë e nevojshme që të heqim nga mendja e burrave, individualizmin e tyre, besnikërinë ndaj familjes, dhe traditave, patriotizmin kombëtar, dhe dogmat fetare.

Ky paragraf, shpreh më së miri, thjeshtë, dhe haptas, qëllimin e të Majtëve, dhe imoralitetin e pashembullt, që i karakterizon.