Botimet Morava: Eposi i akullit dhe i zjarrit-një nga seritë më të mira në historinë e fantazisë

532
Sigal

Eposi i akullit dhe i zjarrit – një nga seritë më të mira në historinë e fantazisë.”

  • Los Angeles Times

“Eposi i akullit dhe i zjarrit”,përkthyer tashmë në 47 gjuhë, është një nga seritë e librave më të shitur dhe më të vlerësuar ndër vite.Kjo seri ështëcilësuar  si një kryevepër e vërtetë e fantazisë moderne.Magjia, misteri, intriga, romanca dhe aventura mbushin faqet e saj dhe na çojnë në një botë ndryshe nga çdo botë që kemi përjetuar ndonjëherë.Kjo seri mahnitësee George R. R. Martin është e destinuar të qëndrojë si një nga arritjet e mëdha të trillimeve imagjinative.

 

*          *           *

Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada  dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet  dhe, në djerrinat e ngrira  përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë.

Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur.

Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh,  që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.

Mes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash,  teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.

Vëllezërit komplotojnë  kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen të ecin në mes të natës; princesha maskohet si çunak jetim, një kalërues i dijes përgatit helm për një magjistare tradhtare; egërsirat e maleve  zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat.

Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt e i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell varet një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur fatkeqësish, gjashtë njerëz luftojnë të shtien në dorë vendin e përçarë. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug Xhofri, që mbahet si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emër, por është në dorë të oborrtarëve intrigues e të etur për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t’i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u buzëqesh veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke, që të mos e ndiejë tronditjen.

Nga pesë pretendentët e Fronit të Hekurt, njëri vdiq në mënyrë të mistershme, ushtria e një tjetri u shpartallua në një betejë të përgjakshme duke ia zbehur shpresat për të marrë pushtetin, ndërsa luftërat vazhdojnë deri në pikën e fundit të gjakut, pasi aleancat bëhen dhe prishen aty për aty. Xhofri është ulur në Fronin e Hekurt, si trashëgimtari i ligjshëm i Robertit dhe sundimtari më i urryer që ka qeverisur ndonjëherë Shtatë Mbretëritë. Rivali e tij më i hidhur, Lordi Stanis po shëron plagët, i mposhtur dhe i turpëruar, në betejën e fundit, viktimë e priftëreshës së kuqe që e mban atë në grackën e saj. Ujku u Ri vazhdon të qeverisë Veriun nga kështjella e Cekëtinës së Rrjedhës, ndërsa aleatët po i largohen një e nga një. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e 3 dragonjve të vetëm të mbetur në botë, rrezikon gjithçka për të blerë një ushtri dhe për t’u nisur përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë.

Dhe, ndërkaq forcat e errëta Përtej Kufindarësit po përparojnë për përballjen përfundimtare. Një ushtri barbarësh mbërrin në Kufindarës, shoqëruar nga një hordhi Tjetërsojësh dhe të vdekurish që ecin, të cilët nuk mund t’i ndalë asgjë përveç draguaqelqit.

Të etur për gjak, të pabesë e dinakë, Lenisterëtjanë në pushtet dhe e mbajnë Fronin e Hekurtpërmes Tomenit, mbretit çilimi. Lufta e ShtatëMbretërive po shuhet e përpirë nga flakët e veta,po hiri që po lë pas është edhe më i hidhët, pasi nëtë po ndizen përplasje të reja.

Martellët e Dornes dhe Starkët e FushnajësDimërake kërkojë të marrin hakën e atyre që ukanë vrarë. Juron Syri i Korbit, pirati më i nxirosurqë ka ngritur ndonjëherë velat në histori, kthehetnga rrënojat e shkrumbuara të Valirisë për tësunduar në krye të Ishujve të Hekurt. Nga veriu I akullemë, ku Tjetërsojët kërcojnë Kufindarësin,shegerti i Mjeshtrit, Semuell Tarli çon në Kështjellënjë foshnjë të mistershme.Në mes të gjaktrazimit, vëllavrasjes, alkimisë ekasaphanës, fitorja do të shkojë në duart eburrave e të grave që kanë jo vetëm çelikun, poedhe zemrën më të akullt.