Sa pasuri, sende me vlerë në ar e diamante, u zbuluan në 730 kasat e llogarive bankare të politikanëve

178
Sigal

Nis zbatimi i urdhrit të Presidentit të SHBA, Joe Biden për pasuritë e krimit, Ambasadarja Yuri Kim po mbikëqyr procesin/ Këto depozita sendesh me vlerë në ar, dimante e argjend dhe me peshë 4 shifrore të zbuluara në 7 banka kryesore, janë bllokuar deri sa të vërtetohet se me çfarë burime financiare, dhurimi apo trashëgimie, i kanë siguruar menjëherë pas angazhimit në politikë e marrjes së posteve shtetërore

Sipas informacionit thuhet se deri tani, në 7 banka kryesore, janë zbuluar 730 depozita sendesh me vlerë, kryesisht në ar, diamante e argjend, me fillesë ruajtjeje para 15 vitesh, pas ngritjes së Regjistrit Qendror Sekret të Llogarive Bankare

Një javë më parë, grupi i agjentëve të sektorit të hetimit pasuror në BKH, ka dorëzuar në SPAK raportin e parë parapak konstatues, për llogaritë bankare që kanë të depozituara në Shqipëri, politikanë qeveritarë e ish-qeveritarë të lartë.Nga hetimi i nisur më 18 gusht 2021 në Regjistrin Qëndror të Llogarive Sekrete Bankare, është konstatuar se emra të njohur deputetësh, ministrash, drejtorësh qëndrorë, kryebashkiakësh etj., përveç depozitave financiare, kanë dhe depozita në sende me vlerë.Sipas informacionit thuhet se deri tani, në 7 banka kryesore, janë zbuluar 730 depozita sendesh me vlerë, kryesisht në ar, diamante e argjend, me fillesë ruajtjeje para 15 vitesh, pas ngritjes së Regjistrit Qendror Sekret të Llogarive Bankare. Bëhet fjalë, për sasi të mëdha sendesh me vlerë punime të çmuara dhe në peshë fizike 4 shifrore; të cilat do kalojnë në filtër hetimi të imët nga SPAK, nën mbikëqyrje të agjentëve partnerial SHBA-BE, për të zbuluar orgjinën dhe burimin e krijimit të tyre.Pavarësisht se vlera e tyre financiare, është përcaktuar nga ekspertë të bankave e depozituesve, ato do rivlerësohen dhe nga ekspertë  të drejtësisë së re, për vlerën reale monetare që kanë.Shefat e bankave ku janë këto llogari e kasa depozitash të sendeve me vlerë, janë urdhëruar nën përgjegësi ligjore, që deri pas të hetimit nga SPAK, të mos lejojnë tërheqje apo transferta të tyre.Në fakt, edhe ngrirja e llogarive bankare të pasurive e sendeve me vlerë të politikanëve, është bërë qysh në muajin qershor 2021, pas urdhërit të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili i dha ultimatum shtetit shqiptar, për hetim-sekuestrimin e pasurive të krimit e korrupsionit.Në zbatim të këtij urdhëri, kryeministri Rama u detyrua të miratonte Vendimin nr. 415, datë 08.07.2021 të qeverisë, për lejimin e SPAK-BKH, për kontrolle e hetime në serverin e llogarive të pasurive sekrete, kodi i të cilit administrohet vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.Saktësojmë, se lejimi i strukturave të drejtësisë, për të hetuar të dhënat pasurure në Regjistrin Qendror Sekret Bankar, është miratuar me Ligj nr. 154/2020, qysh në datën 17.12.2020; por kryeministri Rama, klanet politike dhe bosët e bizneseve, trafiqeve e krimeve të lidhur në interesa të pista me të, nuk e lejonin të nxirrte vendimin zbatues.Mirëpo, sipas ultimatumit të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nëse nga data 10 qershor e daljes së urdhërit të Presidentit Joe Biden, do të kishte ndërhyrje në këtë regjistër sekret pasuror, me tërheqje apo trasferta financiare e sendesh me vlerë, përgjegjës penal do të ishin vetëm kryeministri Rama, Ministri i Financave dhe Drejtori i Tatimeve.

Ky proces, duhej të kishte nisur më 8 korrik, kur qeveria miratoi Vendimin nr. 415, por BKH e SPAK u penguan nga kryeministri, skandal që më 24 korrik u denoncua nga “Pamfleti”, duke shërbyer si info për Amasadoren Yuri Kim, që të ndikonte në hapjen e rrugës së hetimit prej BKH.

Tashmë, 730 kasat e sendeve me vlerë janë bllokuar, deri sa SPAK të hetojë me çfarë burimesh financiare, dhurimi apo trashëgimie, i kanë siguruar pas futjes në politikë e pushtet.

Ky është regjistri tatimor i pasurive sekrete, serverin e të cilit e grabiti Spartak Braho më 15 nëntor 2013 dhe ia dorëzoi Edi Ramës, i cili përdori të dhënat për presione penale./Pamfleti