Kryemadhi: Lobimet ruse ndikuan në djegien e mandateve të opozitës

178
Deputetja e LSI Monika Kryemadhi bëri të ditur gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se lobimet dhe paratë ruse kanën ndikuar në djegien e mandateve të opozitës dhe në mosmarrjen e saj në zgjedhje.

Sigal

Kryemadhi foli gjithashtu për takimin e sotëm me zonjën Kim,  ku tha se kjo e fundit kishte porositur të bëhej kujdes me financimet ruse.

“Mesazhi ishte shumë i qartë: Të kemi kujdes nga financimet ruse. Ato kanë qenë prezente dhe do të jenë më shumë prezente”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se ku ka qenë e shprehur kjo prezencë, Kryemadhi tha: “Që tek djegia e mandateve dhe largimi i opozitës nga parlamenti”.

“Ju po thoni që djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale, janë produkt i lobimeve ruse ose parave nga rusët”, ishte reagimi i gazetarit Fevziu.

“Për fatin e keq kam bindjen që po”, tha Kryemadhi.