Betejat partizane të Qafës së Gjarprit dhe Gurit të Prerë

548
Sigal

Kujtimet e veteranit Ndreko  Kllapi:  Lirinë   e  sollëm  me   gjak dhe sakrifica  ndaj lufta të nderohet

Betejat e Qafës së Gjarprit   dhe   Gurit të   Prerë ishin  betejat  e  qëndresës   heroike

Mehmet Miho

Shumëkush  mendoi  se   ai  nuk   do  të  jetonte  më.   Plumbi  i  pushtuesve  dhe   forcave  te   errëta  të  bashkëpunëtorëve  të  tyre   dëmtoi  rëndë  gjymtyrët e   vogëlushit  Ndreko  Kllapi.  U  ndodh    përballë me vdekjen  por  jo,  ai  jetoi   gjatë   të  gëzonte  lirinë   që   fitoi  me   gjakun  e  tij  të  kuq   si   ngjyra  e  flamurit  të  Kombit.  Prandaj  Organizata  e  Dëshmorëve  të  Atdheut   e  quajti   Dëshmor  i   gjallë  i  Atdheut.  Ky  ishte   Ndreko  Vasil  Kllapi  që   u  lind  në   qytetin  e  Përmetit,   91 – vite  më  parë  në  një  familje  me  tradita   patriotike  që   jetuan  e  punuan  në  shërbim  të   Atdheut.  Ndrekua  rritej  në   një  djep  brezash   që  deshën   liri  e   zhvillim  në  një  kohë  kur  midis   moshatarësh  e   më  të  mëdhenj,    biseda   kryesore  e  tyre   në   qytetin  e  Përmetit,  ishte  urrejtja   për  pushtuesit  e  huaj.   I  ati   tij,  Vasili  kishte  hapur  furrë  buke  në  qytetin  e  Vlorës,  qw ishte   fillimisht   baza  e  Gueriljeve  të  Vlorës, e  më  pas  në  shërbim  të  Luftës   Nacional  Çlirimtare.  Kiçua  ishte  vëllai   i  madh  i  Ndrekos,  një  nga  atentatorët e  shquar  i  gueriljeve  të  Vlorës.  Mbas   çlirimit  punoi  ushtarak   në  detyra  të  rëndësishme   ku  la   pas    emrin  e  njeriut  të  mirë  e  të   sinqertë e  të  dashur  me  njerëzit.  Nuk  kishte   si  të  ndodhte  ndryshe:  tre  pjesëtarë  të  familjes  Kllapi,  tre  partizanë  të  luftës  për  liri.  Ndrekua  në  moshën  14-  vjeçare,  pionier,    partizan  në  batalionin    “Perlat  Rexhepi “,  në  Brigadën   e  Pestë.  Arma   e  tij  e  dashur  gjatë   gjithë  kohës  në  luftë  ishte  një  mitraloz  i  lehtë   që  u  kishte   fituar   gjermanëve   në  beteja.  Lufta   e   burrëroi,  dhe  mitralozi  i lehte  i  tij   këndoi  në  të   gjitha  luftimet  mbi  pushtuesit  dhe  bashkëpunëtorëve  të  tyre  këngë   trimërie  për  liri.  Prandaj  u  thoshte  shokëve   se  me  këtë  mitraloz   do  shoh  Atdheun  të  lirë.  Në  jetën  e  tij  ngelën  të paharruara  betejat   për  liri  e në  veçanti,   betejat  në  qafën  e  Gjarprit   dhe   Gurin  e  Prerë.   Ja  çfarë  shkruan ai në  kujtimet e tij  “Ato  ishin  betejat  e  qëndresës   heroike    të   djemve  të  nënave   që   idealin  e  lirisë  e  kishin   vlerësuar    me   jetën  e  tyre.   Përleshja   ishte   aq   e  ashpër  sa    qilimi  i  blertë   i  terrenit    u  skuq   nga   gjaku  i  derdhur,  si nga   bij  të  rinj  nënash,   ashtu   edhe  në  numër  më  të  madh  i  nazistëve   gjermanë.   Nga   betejat   fitova  një  mitraloz  të  lehtë   që  do   të  këndonte   këngën  më  të   hidhur  mbi  pushtuesit   dhe   bashkëpunëtorët  e  tyre  dhe   do  të  ishte  shoku  më i  dashur  i  imi   gjatë  gjithë  kohës.   Mitralozi    nuk   pushoi  në  këtë  beteje  ku  më  të  drejtë    krenohej   edhe   komandanti   trim  kosovar   Xheladin  Beqiri.   Kjo   betejë   është  nga  më  heroiket    që   shkruhen   histori   e  libra    e   qe  u  gdhend     në  piedestalin  e  lirisë  së    Atdheut.  Në  këtë  betejë   veç  32   yjeve  të  pashuar,   që  gjaku  i   tyre   i  kuq   u  skalit  në   flamurin  e   kuq    të    Atdheut,    dha  jetën    edhe    një  pionier  i lirisë,  shoku im,   moshatar i  llogores,  që    me   humor    shokët  e  thërrisnin   “Çilimiu”.    Kjo   do  të  linte  gjurmë  në   jetën    time,  një  hidhërim  të  thellë  e   kujtesë  të  pashlyer   në  jetë” –përfundon  ai në dorëshkrim.  Vepra  e  tyre   ngelet   e   gjallë    që  ngjallin   respekt  të  pakufishëm   dhe  duket   sikur   ata   flasin   e  tregojnë   për  ato  themele  veprash   që  u  ngritën  për  një  Shqipëri  të  lirë  me   gjakun  e  tyre  të   kuq.   E  liria   nuk  kishte  ardhur,  e  kështu   ato   do  të  vazhdonin  për  rrugën  drejt   lirisë  së  Atdheut   në  veri  të  vendit.  Por  e  pa  harruar  (sipas kujtimeve të tij) deri  sa  ndërroi  jetë  para  pak   muaj   do  të  ngelej   beteja   në  afërsi  të  fshatit   Bicaj  në  12  mars  1944 ,  ku  plumbat  e  armikut  dëmtuan  rëndë    gjymtyrët   e  që  bënë  që  mitralozi  i  tij  të  pushonte.  Betejë  e   përgjakshme që plumbat   vinin  nga   çdo  anë.  Ndrekua   me   mitralozin e tij  të  lehtë  qëllonte  pa  pushim.  E  nga  këto  breshëri  ishte  vënë  në   shënjestër   të   gjermanëve  e  bashkëpunëtorëve  të  tyre.   Betejë  e  ashpër . Tashmë   lufta   e  kishte   burrëruar  e   i  kishte    dhënë    trimëri  e   më  tepër  urrejtje  për  armikun  dhe  më  shumë  dashuri  për  lirinë  e  Atdheut.  Djaloshi dinamik, i papërtuar, i zgjuar, që   s’dinte   çfarë  ishte   frika  nga  plumbat  i   dukej   sikur   këndonte  këngën  me  te  bukur   të  afrimit  të   lirisë  me  të  shtënat  e  këtij  mitralozi  që  nuk  dinte  të  pushonte  mbi  armikun. . Ishte i ri në mes të   rinjve   dhe  i  shkonte  më  së  miri   shprehja: “Më thuaj me cilët   trima  rri,  të të them sa  trim  je”  se  trim  ishte  vetë  dhe   trima  ishin  dhe   shokët  e  tij.  Një  nga  plumbat    e  plagos   rëndë në   gjymtyrë  e  që  bëri   që  mitralozi  i  Ndrekos   të  pushonte   e  ai  të  rrëzohej për  tokë.  Pellg   gjaku i  kuq    i  derdhur   në   barishten  e  gjelbër  me  Ndrekon  të  shtrirë  përdhe.  Ideali  i lirisë  kishte   rrënjosur  tek  shokët  e  tij   dashurinë  për  njeri – tjetrin   dhe  nga  pellgu  i  gjakut   rinor   Ndrekos  i  dhanë  ndihmën  e  parë  në  Brigadë  e  më  pas  në  spitalin  e  Peshkopisë  e  të  Zerqanit.  Ai  kujtonte  me  respekt te  thellë    gjatë   gjithë  jetës   mjekët    e  talentuar   Petro  Cani,  Ibrahim  Dervishi   që i  dhanë  jetë.   Pas   disa  muajsh  kurimi  kthehet  në  njësinë  e  tij  partizane  në  Maqedoni,  kërkoi   nga   shokët   mitralozin e  tij,  por  jo,  ai  kishte  kënduar  mbi   armiqtë   edhe  pa  të  në  beteja,  nga  shokët  e  tij.   Tani  Ndrekua    nuk  do ta  përdorte  dot  më  mbasi   gjymtyrët  e  tij  ishin  dëmtuar  rëndë. Pasi  puthi  në  tytë   mitralozin  e  dashur  të  tij ,  përqafoi  me  shumë  dashuri   dhe  shokun  e  tij  që  e  kishte.  Edhe  pse   u  kurua  përsëri në  vitin  1949  në  Gjermaninë   Lindore   ai  mbeti  i  sakatuar  në   gjymtyrë  për  jetë,  invalid  i  luftës  për  liri ,  “ Dëshmor  i  Gjallë  i  Atdheut”.  Gjaku  i  derdhur  i  tij, i kuq  si  ngjyra  e  flamurit   ka  ngelur  i  gdhendur  me  germa  të  arta në  piedestalin  e  lirisë  së  Atdheut  e  për  Ndreko  Kllapin  ato ishin  plagë  që  flasin,  që  ngjallën   dhimbje   e  dashuri.  Lufta   e  madhe  për  liri  i  dha   shkollën   e  vazhdimësisë  së  jetës   për  ndërtimin  e   vendit.  Mbas  çlirimit  dha  një  kontribut  të  çmuar   duke  punuar  në  Aparatin  e  KQPKSH , me  rininë  në  Konispol,  sekretar  i parë   i  Partisë  në  Delvinë,  sekretar  i   dytë  i  Partisë  në  Përmet  e  Gjirokastër,   si  dhe  në  institucione  shtetërore,  deri  sa  doli në  pension.  Mbas  daljes  në  pension   ka  qenë  pjesëtar  aktiv  i  Organizatës  së Veteranëve  dhe  deri  sa  vdiq   kryetar  i  Organizatës  së  Invalidëve  të  Luftës  për  liri  të  rrethit te  Gjirokastrës.    Pata  rastin   të  punoj  në  një  nga    institucionet  shtetërore   disa  vite  me  të.   Në  kujtesën  e  tij    ishin  të  përhershme   vitet  e  stuhishme    dhe  shokët  e  luftës  për  liri.   Sa  herë   kujtonte  shokët  përlotej  e  kujtonte   betejat  që   me  shokët   ndanë  jetën  bashkë   me  njeri  tjetrin   dhe  ishin  betuar   që   do ktheheshin  bashkë  me  lirinë  në  familjet  tona.  Gjithmonë   ai  thoshte  : “Lirinë   e  sollëm  me   gjithë   bijtë    e   bijat   e  këtij  vendi    e  që  sakrifikuam  për   të gjak  e  jetë. “   Gjithë  jeta  e  tij  si  dëshmor  i  gjallë i  Atdheut   ka  lënë   pas  përpjekje  e virtyte   frymëzimi  për   brezat  në  shërbim  të   Atdheut.