Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshjen e parë për 25 pika

210
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se Turqia është e gatshme për dialog e bisedime pa parakushte me Greqinë për t’i avancuar në të gjitha fushat marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Pas pritjes së zhvilluar në Pallatin “Maksimu” të Athinës nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Mevlut Çavusoglu i vijoi kontaktet e tij në kryeqytetin grek me homologun Nikos Dendias. Dy kryediplomatët dolën në një konferencë të përbashkët shtypi menjëherë pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve. “Ne tani filluam të punojmë (me palën greke) në projekte konkrete të përqendruara në veprim dhe bashkëpunim. Arritëm një konsensus për 25 pika. Marrëveshja që arritëm sot, do të japë një kontribut pozitiv reciprokisht në sektorin tonë të turizmit”, tha ministri Çavusoglu.Ai bëri me dije edhe se për të konsoliduar më tej bashkëpunimin në turizëm, Ankaraja dhe Athina ranë dakord gjithashtu për njohjen e certifikatave të vaksinimit.“Rigjallërimi i kanaleve tona të dialogut është një hap pozitiv. Përmirësimi i marrëdhënieve tona është i rëndësishëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”, shkroi Çavusoglu në rrjetin social “Twitter”.