Çdo ditë në kopshtin “Disrein” është 1 Qershor

811
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Diturije Rricku dhe “DISREIN”,ndërthurja ku hedhin rrënjët e shëndosha, dija dhe e ardhmja e brezit më të ri të fëmijëve të kryeqytetit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve -1 Qershori, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë të vegjëlve. Ngjyrat dhe buzëqeshjet janë dy  motivet që “pushtojnë” kopshtin “Disrein” këtë ditë të veçantë. Përmes një feste, fëmijët e të gjitha moshave, kanë pasur mundësinë të takojnë personazhet e tyre të dashur vizatimorë, dhe të argëtohen me lojëra dhe muzikë të zgjedhur. Fëmijët kanë pikturuar, luajtur dhe kanë dëgjuar përrallat e tyre të preferuara në këndet e dedikuara.

Çerdhet dhe kopshtet përveç aktiviteteve janë institucione edukimi të një rëndësie të veçantë. Merren pikërisht me atë periudhë të jetës së njeriut, kur formohen themelet e gjuhës. Për ta bërë këtë periudhë të rëndësishme sa më të bukur, është e nevojshme që fëmijët të besohen në një vend të sigurt. Rasti konkret që sfidon vështirësitë dhe pikëpyetjet e prindërve është pikërisht Kopshti & Çerdhe “Disrein”, që drejtohet me shumë përkushtim nga znj. Diturije Rricku, që me eksperiencën  tashmë 10-vjeçare u dhuron fëmijëve kushte bashkëkohore, ku mund të argëtohen në hapësirën 450 m2, në ambiente  komode.

Shkëputja nga krahët e mamit e babit (ose e gjyshërve) për të shkuar në kopsht nuk ka qenë kurrë më  thjeshtë se kaq. Teksa të vjen në ndihmë  një staf i kualifikuar dhe i përkushtuar.

Rasti konkret që sfidon vështirësitë dhe pikëpyetjet e prindërve është pikërisht Kopshti & Çerdhe “Disrein”, që drejtohet me shumë përkushtim nga znj. Diturije Rricku, që me eksperiencën  tashmë 10-vjeçare u dhuron fëmijëve kushte bashkëkohore, ku mund të argëtohen në hapësirën 450 m2, në ambiente  komode.

Ardhja në kopsht mbetet një situatë e re, në një territor të panjohur, që i frikëson fëmijët, qofshin edhe ata që vijnë nga çerdhet ose ato që nuk e kanë përjetuar ende jetën komunitare, por kjo nuk përbën aspak një problem për “Disrein”. Stafi i specializuar i asistencës mjekësore dhe psikologjike mban nën monitorim gjatë gjithë kohës fëmijët.

Për  prindërit, sidomos për mamatë, ky ndryshim është burim ankthesh e merakesh. Ambienti i vëzhguar nga kamerat e sigurisë, qetëson nënat duke u treguar se si fëmija është në duar të sigurta i rrethuar  me  profesionalizëm, përkujdesje dhe shumë dashuri.

Menuja e kontrolluar nga dietologu me larmi ushqimesh i bën edhe më speciale vaktet e ngrënies.

Aktivitetet zenë një pjesë të madhe të kohës në kopshtin “Disrein”. Sporte (jashtë ambientit të kopshtit si: eskursione,piknik etj).. janë situata të përhershme që gëzojnë të vegjëlit. Për të nxitur me të tej pasionet dhe të nxënin nuk mungojnë as kurset e baletit dhe të gjuhës angleze.

Kontakt:

Rruga “5 Maj”, Vila L, Concord Center, dera e duhur për të trokitur për gatishmëri nga e hëna në të shtunë nga ora 06:00~18:00 me transport të siguruar. Tel: 0699526336