Jo vetem fortesa tё qendresёs, por edhe oda tё mikëpritjes njerёzore dhe muzeum i rezistecёs kombёtare!…
Nga SPASSE THANASI
Njё pllajё e bukur dhe e sheshtё ku janё ngritur kullat e Jasharёve, e bёnё PREKAZIN, njё vend historik nё Drenicë tё Kosovёs. Bjeshka ёshtё nё shpinё si flakadan trimёrie. Me hije tё veçanta edhe kёto kulla tё zakonshme bjeshkёsh…
Kulla ku u bё lufta e Adem Jasharit ngrihet si kala dhe quhet “Kulla e Rezistencёs”. Ёshtё e fortё, me mure guri tё gjerё, me gurё tё gdhendur bjeshke. Ajo tashmё ka njё histori pёr tё gjithё KOSOVЁN: “Lufta e Rezistencёs Kombёtare ku vendosej fati i lirisё dhe i pavarёsisё!”.
Kohё mё parё, pa ardhur kёtu asnjёhёrё, duke lexuar romanin “Hijet e Kullave”, tё shkrimtares Albina Idrizi, unё bёra poezinё, “ HIJET E KULLЁS SЁ GURTЁ”, tё cilёn e botova nё organet e shtypit dhe e paraqita nё festivalin poetik tё “PEGASIT – 2011”, nё Prishtinё. Prej kёsaj ndjesie mё lindi dёshira tё shikoja me sy kёto “kulla lufte” nё Prekaz, ku u vra heroikisht legjendari i Kosovёs martire dhe i gjithё shqiptarёve ADEM JASHARI…
Dhe vёrtetё, jam i emocionuar kёtu nё Prekaz, ku ndrit “Obelisku i Rezistencёs” dhe “oshёtijnё” prej gjakut varret e Jasharёve, qё janё njё stoli e lirisё sё fituar me gjak e luftё barbare…Kёtu takuam vёllanё e tij Rifat Jashari, qё na dha mikёpritjen dhe bёmё homazhe nё varrin e luftёtarit tё lirisё, Adem Jashari. Pёrjetova njё fushё tё bardhё ku gjaku i kuq ka shkruar historinё e rezistencёs…57 varre tё fisit tё madh “JASHARI” ndёr tё cilёt vetёm 26 varre tё familjes sё Adem Jasharit, janё tragjedia mё e madhe e Prekazit nё luftёn e çlirimit tё Kosovёs. Nё Kullёn e Shenjtё tё Jasharёve ёshtё shenjtёria e gjakut ilir tё Dardanisё, gjallon energji e pashtershme dhe e jashtёzakonshme nga lavdia e heronjve. Tre kullat shqiptare nё kёtё fshat janё “piramida” tё kujtesёs historike me humbje tё mёdha jetёsh njerёzore. Shtёpia bujare me panoramёn e “ Kullёs” nё krye tё odёs, ёshtё mikpritja njёrёzore e pёrjetshmё me dorёn besa-besё dhe zogun e lirisё qё fluturon nё krah tё pushkёs dhe mbi flamurin kuq e zi. Vetё Rifat Jashari thotё ende i pёrlotur pёr kёtё gjёmё qё skuqi tokёn me gjak : “Asgjё nuk e shkruan dhimbjen. Dhimbja dhe dashuria e lirisё janё gjithmonё bashkё nё shpirt…”.
Sot kёtu nё PREKAZ kemi njё monument trimёrie plot lavdi. Sot kёtu nuk ka gjak, ka vetёm blerim e bardhёsi dhe njё shenjtёri tё bukur shqiptare !…
Mbi 10 milionë vizitorё kanё shkelur kёtё tokё vigane tё luftёs e tё gjakut pёr tё parё historinё e vёrtetё tё Kosovёs, pёr tё ndjerё luftёn qё solli pavarёsinё. Rrёfimi i Besardёs pёr plagёn plot dhimbje, e mbijetuara e masakrёs sё 5 Marsit 1998, ku u shfaros e gjithё familja e Adem Jasharit ёshtё njё “simbol” pёr ndodhitё nё ditёt e luftёs. Ajo ёshtё “bekimi” i njё familje tё madhe kosovare qё i dha Kosovёs çmimin mё tё shtrenjtё tё lirisё, gjakun e 59 anёtarёvё brenda Kullёs ku ishte “bёrthama e luftёs” sё madhe çlirimtare tё Kosovёs. Ndoshta kjo tablo e trishtё i ngjan aq shumё tablosё ballkanike tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Tablo qё pёrsёriti edhe njёherё genocidin ç’njerёzor dhe shfarosjen e njё populli, pёrpjёstimet e sё cilёs nuk kaluan lehtё, por u ndёrprenё me bombardimet e Natos mbi qiellin e Kosovёs ku dilte tym dhe flakё nё tё gjitha drejtimet. Historia do tё ruaj nё memorie “manifestin e paqes” qё erdhi nga lufta dhe gaku i “Kullёs sё Jasharёve”, do tё nderojë luftёtarёt e lirisё sё Kosovёs dhe “blerimin” e bukur tё fushёs sё Prekazit me varret madhёshtore , do ta vendosë pёrjetёsisht nё panteonin e madhёshtisё e tё krenarisё kombёtare!
Te kjo kullё lavdie e historie nё Prekaz ka poezi dhe kёngё, ka dhimbje dhe dashuri, ka gjak dhe sakrificё sublime. Pra, njё vend legjendar me njёrёz trima e luftёtarё, njё piedestal i triumfit tё lirisё mbi krimin !
Unё kam lexuar shumё mbi Kosovёn, kam takuar njerёz tё luftёs sё madhe çlirimtare tё Kosovёs, por ky vend ku ndodhem, m’u duk plot “magji luftarake” prej tokёs dhe prej njerёzve. Lavdia jeton me dhimbjen, krenaria pёrqafon dashurinё, urrejtja mposht krimin makabёr dhe kthen mizorinё nё liri, nё dashuri, nё dinjitet. Nuk ka forcё mё tё madhe se kjo pёrballje njerёzore ku Kulla e madhe e Jasharёve e dёshmoi me luftё nё frontin e parё tё qëndresёs dhe kjo nuk ёshtё njё histori e thjeshtё, por njё reflektim i madh i shpirtit tё vёtmohimit pёr çёshtjen e madhe tё kombit…Pёr kёtё mё bind dhe porta gjithnjё e hapur e zemrёs dhe mendjes sё Jasharёve trima, ku drejtohet tё falet e gjithё Kosova, e gjithё Europa dhe Bota mbarё.
Pёrlotja ngjadhnjimtare e Rifat Jasharit ёshtё pёrlotje e pёrjetshme e brezave qё rriten me lirinё e Kosovёs. Nipёrit dhe mbesat e tij do tё dinё tё ruajnё “simbolin” e pёrjetshёm tё familjes sё Jasharёve nё Prekaz. Flamuri i kuq nё odёn e madhe tё pritjes do tё valvitet me krenarinё e Jasharёve, ashtu si nё ditёt e luftёs heroike dhe muret e shpuara tё Kullёs prej plumbave, do tё qёndrojnё nё “hijen e kullavё” pёr tё dёshmuar gjithmonё, se kёtu “ёshtё bёrё njё luftё e madhё” dhe falёn jetёn shumё dёshmorё tё lirisё!
Poeti Din Mehmeti kur shkruan pёr Adem Jasharët thotё fjalёt e jetёs qё digjen nё pragjet e shtёpive:
- “ Vdiqёn siç vdiset
Me eshtra
Tokёn e bёnё tё pathyeshme…
Tash jetojnё gjithkund
Nё ajёr, nё frymё
Do tё kthehen si lumenj prej gjaku
Pёr t’i rritur pranverat
Nёpёr kohёra ….
Mos i qani Adem Jasharёt
Mos na zverdhni krenarinё
Ata me furtunёn e krismave
Hynё nё panteonin e pavdekёsisё !…
Shkruaj pёr kullёn e vecantё tё Jasharёve, se ajo pёrbёn njё histori. Emri i saj luftarak tregon se rruga e lirisё dhe e pavarёsisё kalon pёrmes gjakut, pёrmes dhimbjes dhe kjo rrugё e gjatё dhe e vёshtirё nuk ka “çmim”, por vetёm lavdi dhe pёrjetёsi. Kjo kullё ka vendin e nderit nё kujtesёn e popullit tё Kosovёs, nё rrugёtimin e lirё tё kombit, nё tё gjithё atmosferёn sociale e shoqërore tё vendit, ku Kosova rradhitet ndёrmjet shteteve e kombeve tё tjera tё botёs plot dinjitet e dashuri. Kjo kullё i dha “vulёn” fitores, i hapi udhё lirisё dhe pavarёsisё sё vonuar nё vite e dekada…Se Jasharёt u bёnё fisi i luftёs dhe i lirisё sё Kosovёs dhe kjo “medalje” madhёshtore do tё ndrijё pёrjetёsisht !