Sonte në mbrëmje luhet ndoshta ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kombëtares kuqezi, ajo kundër Spanjës.
Të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në Duseldorf për të ndjekur sfidën nga tribunat ose ekrani.
Teksa na ndajnë më pak se 7 orë nga starti i ndeshjes, kuqezinjtë kanë ndezur atmosferën në një lokal pranë stadiumit.
Në stadium pritet të jenë jo pak, por mbi 35 mijë mbështetës të kombëtares. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se të shumtë janë ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë një biletë, duke bërë kështu që e vetmja rrugë të jetë shikimi i takimit nëpërmjet televizionit.
Ndeshja ndaj Spanjës është jetike për Shqipërinë (nis në orën 21.00). Ekipi i Sylvinhos kërkon 3 pikët, për të avancuar tutje.





















