Bashkia e Librazhdit/ Sot në orën 12:00 në mjediset e Pallatit të Kulturës në Librazhd promovohen librat e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kujtim Boriçi

303
Sigal

Aktiviteti zhvillohet në orën 13:00 të ditës së sotme, në Pallatin e Kulturës “Sadi Halili: në Librazhd

 Prof. Asoc. Dr Zaho Golemi

Sot, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” në qytetin e Librazhdit, në orën 12:00, Bashkia e këtij qyteti, promovon dy librat e radhës së publicistit e shkrimtarit të njohur, Kujtim Boriçi, “100 personalitete të Librazhdit” dhe “Tahir Hoxha i Çermenikës”. Në këtë aktivitet që zhvillohet nën patronazhin e Kryetarit të Bashkisë, z. Kastriot Gurra, do të marrin pjesë, personalitete të njohura të letërsisë, artit, historianë e studiues nga Tirana e rrethe të tjera, përfaqësues shtetërorë, deputetë, këngëtarë, kolegë e miq të autorit. Njëkohësisht, në këtë aktivitet, do të evidentohen disa veçori e mesazhe nga mbi 30 libra që ka botuar ky autor deri tani.

Librat  “100 personalitete të Librazhdit” dhe “Tahir Hoxha i Çermenikës”, që promovohen sot, janë dy librat e fundit të Kujtim Boriçit. Bashkia e Librazhdit, në këtë mënyrë, nderon ndërkohë me këtë aktivitet, këtë autor, tashmë të njohur gjerësisht në fushën e letrave.

Shkrimtarët si Kujtim Boriçi, janë si gjuetarë të së mirës, njerëzores dhe vlerave. Ata marrin rrugën e ndjekin trasenë nga antikiteti për të ardhur në kohët moderne. Qyteti i Librazhdit, që na mbledh sot, është i ri, por e rrethon një kurorë me histori të lashtë, një nyje e fuqishme lidhëse e unitetit të Shqiptarisë të Toskërisë dhe të Gegërisë. Librazhdi është i ri, sepse është edhe krenaria shqiptare për rreth 600 martesa në vit dhe që prodhon vitalitet e gjallëri njerëzore, që di të jetojë të tashmen dhe të përgatitë të ardhmen. Në këtë unitet vlerash Kujtim Boriçi gjeti rrënjët e personaliteteve që qëndrojnë thellë në atdhetari e patriotizëm të rrallë. Kujtim Boriçi ka 50 vjet që ka kalëruar shpateve të malit të Shebenikut e deri tek “Maja e Kuqe” me lartësi 2253 metra dhe nga kjo lartësi ka parë, matur e vlerësuar ato maja vlerash, që rrezatojnë përreth Librazhdit të ri dhe të vjetër duke përzgjedhur për prezantim vetëm 100 maja personalitetesh, për t’i sjellë si udhërrëfyes të epokës, që jetojmë, për të shtruar trasenë për personalitete të tjerë plot vlerë e vitalitet, që në letrat shqipe vijnë në një libër me merak për autorin, që nuk e dimë se sa presin të zgjohen nën penën e autor Boriçit në shërbim të unitetit krahinor, të dijes me dritë, të kulturës, të historisë dhe të së mirës. …Librat e Kujtim Boriçit janë meteorë rrezedhënës, një vlerë e shtuar që prekin ndjenja dhe frymëzojnë qytetarinë dhe intelektualizmin elitar për punë më të mira në të ardhmen. Brezat e rinj do të gjejnë tek librat e Kujtim Boriçit të vërtetën jetësore të mbledhur në jetën e fshatit dhe të qytetit, të qëmtuar në histori brezash, në arkiva, të qëmtuar në portrete personalitetesh të spikatur, që historiografia i trashëgoi brezave.

Kujtim Boriçi është si lisi rrënjëthellë, me mbi 30 degë të fuqishme që janë mbi 30 librat e tij, është shkrimtari që di të mbjellë dhe korrë mirësi njerëzore, prandaj edhe ka rreth vetes qindra personalitete që janë përherë rreth personalitetit të tij si: Kastriot Gurra, Xhevat Lloshi, Maksut Balla, Ferit Fixha, Edmond Fixha, Zabit Cuku, Idriz Balla, Agim Gjini, Bajram Mane, Bernard Zotaj, Taulantin, Skënderin, Yllin, Qazimin, Selamin, Idrizin, Isain, Xhevairin, Rapushin, Hamitin, Rrahmanin, Selajdinin e shumë të tjerë. Të gjithë bashkë janë “pasaporta” e mirësisë që meriton të bëhet i njohur për mbarë shqiptarinë, por që ja shton edhe më shumë si kontribut vlerash në historinë e studimeve për Librazhdin. Autori ka përhapur mjegullën e kohës, ka sjellë kontibute në epoka të ndryshme të historisë, ka sjellë një pasuri, që besohet se në mbi 4200 artikuj që kanë zënë rrënjë në memorien njerëzore.

Kujtim Boriçi nuk është vetëm autor e shkrimtar, por misionar profesionist i publicistikës shqiptare. Nëse depërtojmë në të shkuarën, është sinjifikative se që kur ka qenë në klasën e gjashtë ka botuar poezinë e parë në revistën e dikurshme “Pionieri” dhe nuk ka pushuar. Prej asaj kohe kanë kaluar gati 6 dekada. Autor i mijëra shkrimeve publicistike në shtypin qendror, një pjesë e mirë e të cilëve dhe për trevën e Librazhdit e njerëzit e saj. Ai ka disa poezi të tij, të përmbledhur në disa libra, që janë kthyer dhe në tekste këngësh e interpretohen nga kompozitorë e këngëtarë të njohur të vendit. Këtu mund të sjellim në vëmendje Kujtimin gjimnazist, ku poezia e tij, “Urimi i nënës”, kompozuar nga kompozitori Spartak Tili e kënduar nga Luan Zhegu, u shpall këngë fituese e anketës muzikore në radio, në korrik 1974. Ndërsa “Betimi të dua…”, kompozuar nga Agim Prodani. Kujtimi bën pjesë ndër ata shkrimtarë si rast i rrallë në Shqipëri për kohën para vitit 1990, që boton libër poetik duke qenë student, me librin “Këngët tona”,  redaktuar nga poeti i njohur Fatos Arapi, i shpallur ndër tre librat më të mirë të vitit që botohet nën përkujdesjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa sot është një penë e fuqishme dhe e pjekur, sepse në fakt ka mbi 32 libra të tij, të zhanreve të ndryshëm, që e bëjnë autorin personalitet misionar të veprave monografike e historike. Shkrimtari i  mirënjohur, del para lexuesit me punime monografike me rrënjë të thella në historinë kombëtare të shqiptarëve, me një armatë figurash që kanë bërë emër dhe i kanë dhënë lavdi dhe krenari në historinë tonë. Kujtim Boriçi, i drejtohet dhe referohet si rrallëkush Librazhdit me libra të ngjeshura, të mbushura me të dhëna, të spikatura historiografike nëpër shekuj. Autori zbret në tabanin kombëtar, në shtëpi dhe oxhakë me histori, sjell vërtetësi e analiza historike, ndalet fort te familjet atdhetare, te brezat që shkruan historinë.

Muri i themeleve historike është i çimentuar me histori të pastër e vitale atdhetare, që në breza kanë ditur dhe i kanë folur dhe përgjigjur Atdheut dhe kombit sa herë që ai e ka kërkuar, sa herë që kombi ka qenë në rrezik. Prandaj me të drejtë shkrimtarin Kujtim Boriçi çdo trevë do dëshironte ta kishte të tyren, edhe pse ai është me shtrirje e dashuri gjithëkombëtare, për mijëra faqe publicistikë, për librat monografikë, për dinjitetin dhe krenarinë, që nuk lejon dafina për vete, por pranon homazhin për mëmëdhetarët, që janë monument pavdekësie i kombit. Autori Boriçi i ka dhënë krijimtarisë së tij jetë, shpirt dhe nervin e duhur historiografik. Ai ka ditur që të depërtojë thellë në përmbajtje të rrënjëve të formatit atdhetar të gdhendur shekujve, ka mundur që “t’i futet detit me këmbë”, të udhëtojë në çdo shteg, stogon e monopat, të rrëmojë thellë në ngjarjet historike të kohës, të nxjerrë fakte e dokumente në një hapësirë dokumentare të lakmueshme. Falë kulturës së gjerë të shkrimtarit, aftësive të tij profesionalisht të arrira si dhe mjeshtërisë për të hulumtuar në dokumentacion të bollshëm, që i ka përzgjedhur me sqimë dhe i ka interpretuar e sjellë bukur në realitetin aktual. Perceptimi monografik për t’u shkruar kërkon guxim intelektual, besim, pasion dhe shumë punë, që ja mbërrin vetëm një shkrimtar që punën e ka në gjak, që e dashuron profesionin, që është i armatosur me armën e vullnetit të pathyeshëm para vështirësive. Kush e njeh nga afër shkrimtarin Kujtim Boriçi, për nga cilësitë dhe vetitë si dhe operativiteti në veprim do t’i quante të tepërta këto fjalë sepse ai nuk e pranon lavdërimin dhe kurajozët dhe të duruarit, si Kujtim Boriçi, ata që kanë veti të tilla që objektiv kanë punën e përkushtimin janë gjithmonë misionarë të një procesi të domosdoshëm për të dokumentuar historinë jo me fjalë por me vepra të qënësishme që do t’i rezistojnë fort kohës. Lumi i dijes mbi trevat shqiptare vjen e rritet. Perlat e margaritarët e oxhakëve dhe familjeve të mëdha shqiptare dhe veçanërisht të Librazhdit nuk mund t’i mbulojë pluhuri i harresës. Prandaj me plot bindje themi se shkrimtarë si Kujtim Boriçi janë misionarë të shqiptarizmës, janë burim i dijës dhe përpjekjeve shqiptare për ta dokumentuar dhe shkruar historinë dhe për të depërtuar në detajet e saj. Autori me finesë është bërë njësh me traditat, zakonet, bujarinë e kulturën, prandaj emrin e tij në monumentin monografik të Librazhdit lexuesit “ja kërkon syri” për intelektualizmin, për mjeshtërinë që nga sirtarët e kohës nxjerr figura duke ju fshirë pluhurin dhe duke zbuluar rrënjët që çimentojnë atë që është kombëtare, që e vlerësojnë Shqipërinë si shtëpinë dhe që kanë pikë reference kombin tonë ndërsa maksima shqiptare qëmton në fjalën e mençur të popullit: “nga do shkova nga do trevat, por si shtëpia nuk gjeta”. Gjurmët e atdhetarisë për autorin janë në unitetin e brezave, në dinamikën e jetës. Madhështinë e figurave autori Boriçi i ka përjetësuar në memorialin-libër monografik të Librazhdit, që të rrënjosen fuqishëm në përjetësinë e kujtesën e njerëzve….

 

Disa libra të autorit:

-“Këngët Tona”, poezi, viti 1977,

-“Ata erdhën nga Stebleva…”

-“Gollobordës”, viti 1975. Poemë.

-“Dashuria është kudo”. Poezi.

-“Tragjedia e Gjeneralëve”. Monografi.

-“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”. (me bashkautor).

-“Jeta në burgjet shqiptare”. Publicistikë.

-“Gjeneral Llakaj, shefi i shtatmadhorisë shqiptare mes dy puçeve ushtarake”. Monografi historike.

-“Dasmë e ndërprerë në mes”. Novelë.

-“Fqinjësi e përgjakur”. Publicistikë.

-“Dy martirët e Steblevës”. Monografi.

-“Duan të na e vjedhin Qemal Stafën”. Tregime.

-“Ali Kopaçi, personalitet dhe njeri”. Monografi.

-“Ushtarakët e Gollobordës, Vol, I”. (me bashkautor).

-“Gjyqi i Kadri Hazbiut”. Arkiva-histori. (Në botim).

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e parë. (me bashkautor)

-“Një jetë në qiell”. Monografi.

-“Histori e shkruar me gjak atdhedashurie”. Monografi, (me bashkautor)

-“Baba Shefqet Gllava, martir i demokracisë”, viti 2016. Monografi (me bashkautor).

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e dytë. (me bashkautor)

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e tretë. (me bashkautor)

-“Oficerët shqiptarë në rrjedhën e historisë”, pjesa e parë. (me bashkautor)

-“100 personalitete të Librazhdit”, viti 2020.

-“Oficerët shqiptarë në rrjedhën e historisë”, pjesa e dytë, viti 2020. (me bashkautor)

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e katërt, viti 2021. (me bashkautor)

-“Legjenda të Gollobordës”. Legjenda dhe rrëfime.

-“Ditari i gazetarit”, pjesa e dytë. Viti 2021.

-“Tahir Hoxha i Çermenikës”, viti 2020. Monografi.

-“Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”. Monografi.

-“Ditari i gazetarit…”- Pjesa e dytë.

-“Naim Frashëri, apostull i bektashizmës”.

-“Bedinajt e Kaninës, gjurmë në histori- monografi.

 

 

-“Këngët Tona”, poezi, viti 1977,

-“Ata erdhën nga Stebleva…”

-“Gollobordës”, viti 1975. Poemë.

-“Dashuria është kudo”.Poezi.

-“Tragjedia e Gjeneralëve”. Monografi.

-“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”. (Me bashkautor).

-“Jeta në burgjet shqiptare”. Publicistikë.

-“Gjeneral Llakaj, shefi i shtatmadhorisë shqiptare mes dy puçeve ushtarake”. Monografi historike.

-“Dasmë e ndërprerë në mes”.Novelë.

-“Fqinjësi e përgjakur”. Publicistikë.

-“Dy martiret e Steblevës”. Monografi.

-“Duan të na e vjedhin Qemal Stafën”. Tregime.

-“Ali Kopaçi, personalitet dhe njeri”. Monografi.

-“Ushtarakët e Gollobordës, Vol, I”. (Me bashkautor).

-“Gjyqi i Kadri Hazbiut”. Arkiva-histori .(Në botim).

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e parë. (Me bashkautor)

-“Një jetë në qiell”. Monografi

-“Histori e shkruar me gjak atdhedashurie”. Monografi, (me bashautor)

-“Baba Shefqet Gllava, martir i demokracisë”, viti 2016. Monografi (me bashkautor)

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e dytë. (Me bashkautor)

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e tretë. (Me bashkautor)

-“Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, pjesa e parë. (Me bashkautor)

-“100 personalitete të Librazhdit”, viti 2020.

-“Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, pjesa e dytë, viti 2020. (Me bashkautor)

-“Skënderbegasit ndër vite”, pjesa e katërt, viti 2021. (Me bashkautor)

-“Legjenda të Gollobordës”. Legjenda dhe rrëfime.

-“Ditari i gazetarit”, pjesa e dytë. Viti 2021

-“Tahir Hoxha i Çermenikës”, viti 2020. Monografi.

-“Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”. Monografi

-“Ditari i gazetarit…”- Pjesa e dytë

-“Naim Frashëri, apostull i bektashizmës”.

-“Bedinajt e Kaninës, gjurmë në histori- monografi