Këngëtarja e famshme, Dua Lipa takon kryebashkiakun Veliaj: Kopshti i ri, pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës

211
Sigal

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila ndodhet në tokën shqiptare, i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

Menjëherë pas pritjes në zyrën e kreut të Bashkisë, Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet e këtij kopshti, për të parë nga afër punën për rindërtimin e tij, pas të cilës do të nisë edhe projekti i këngëtares për transformimin edhe të këtij kopshti në një kopsht me standarde evropiane.

“Kemi zgjedhur një kopsht që është m’u në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! “Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj, jam shumë e nderuar,” u shpreh ndër të tjera Dua.

Kopshti i ri i rindërtuar pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës. “Në 15 shtator ne do jemi gati që t’i japim Tiranës një super kopsht,” u shpreh Veliaj.