Analiza e Reformës në Drejtësi: Situata në Prokurori mjaft e rënduar, duhet digjitalizim i dosjeve

242
Sigal

I pranishëm në tryezën “5 vjet Reforma në Drejtësi” ishte edhe kryeprokuroi Olsian Çela. Gjatë fjalës së tij, Çela tha se në disa Prokurori të vendit, situata është e rënduar dhe se po rritet stoku i çështjeve, për shkak të Vettingut.

Ai sugjeroi që të implementohet dosja elektronike, e cila sipas tij, rrit eficiencën dhe ul kostot.

“Është një moment i rëndësishëm ndërtimi i kësaj strategjie. Në fakt, unë do të vlerësoja qasjen e treguar nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që është formuluar ajo. Mendoj që u tregua qasje e duhur, misioni i duhur. Kjo vlen shumë dhe në kontekstin e realitetit të ri. Në këto kushte do të vlerësoja shumë dhe realizimin, që pasqyron vetë strategjia. Ajo merr në konsideratë vakancat e krijuara, si dhe merr hapa për të rritur eficencën e sistemit të drejtësisë. Do të doja të vlerësoja disa çështje që meritojnë vëmendje.

Do ta nisja nga harta gjyqësore, nevoja e saj është emergjente. Situata disa nga Prokurorive të vendit është e rënduar, ne parashikojmë që në vjeshtë situata do të përkeqësohet më tej. Stoku i dosjeve do të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturave të prokurorisë. Ky nuk është i vetmi hap, kërkohet masa të tjera. Do të doja ndryshimin e ligjit për magjistraturë, shtimin e viteve të studimeve të saj. Unë them që viti i tretë i magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin.

Ne duhet të shohim drejt së ardhmes, e cila është dixhitalizimi. Duhet të ecim shpejt. Duhet të dimë se kur do të jemi pas 10 vitesh. Ne duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, ajo duhet të jetë synimi ynë. Ajo do të rrisë eficencën, do të ulë kostot, burimet njerëzore, do të rrisë kontributin tonë dhe në nivel ndërkombëtar në goditjen e krimit.