Analiza/ Hyqmet Zane : Çamëria e martirizuar është dëshmi e genocidit të pandëshkuar. PDIU, grekët dhe dhunuesit e përhershëm të çamëve

34

Grekët – dhunuesit e përhershëm të shqiptarëve

Sigal

Muaji gusht 1944 ka qenë muaji i tmerreve që ka pësuar popullata e Çamërisë pas 27 qershorit që është nisja e “zgjidhjes përfundimtare” të shpërnguljes me çdo mjet gjakatar të shqiptarëve muslimanë të kësaj krahine që pas 1913-ës kishin mbetur brenda territorit të shtetit të Greqisë, si pasojë e copëtimit të kombit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Prolog

Ato çfarë kanë shkruar të huajt për tragjedinë çame të shkaktuar nga grekët, janë të vërteta, që meritojnë vëmendje dhe duhet të jenë baza e qëndrimeve në trajtesat kombëtare dhe ndërkombëtare mbi këtë çështje. U bë një luftë botërore nga 1939 deri më 1945, u dënuan shkaktarët dhe u bë një gjyq ndërkombëtar për të dënuar shkaktarët e krimeve kundër njerëzimit.

Si publicist kam shumë referenca se çfarë kanë ndodhur në krahinën e Çamërisë – Thesprotia, toka shqiptare e shkëputur nga trungu i vet më 1913 nga Konferencae Ambasadorëve, banorët e së cilës u dëbuan me dhunë e genocid nga trojet e tyre. Për fatin e kësaj krahinedihen përfundimet ndaj dhe trashëgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë kanë kërkuar hartimin e një platforme strategjike për zgjidhjen e një problemi që ka mbetur në udhëkryqin e historisë. Por le të kthehemi tek një analizë e trajtuar nga një shkrim i botuar në Rassegna di Stampa.

(Vëzhgim i Shtypit) në tetor 1940 me titullin “Angaritë e pacilësueshme greke në dëm të shqiptarëve”. Çfarë shkruhet në këtë organ mediatik, është për t’u pasur në vëmendje:

Përmbajtja e shkrimit :

Përgënjeshtrimet qesharake të Agjensisë së Athinës.

Agjensija telegrafike è Athinës vaxhdon t’u botojë përgënjeshtrime botimeve të “Tomori-t” mbi serinë e madhe të episodeve precize dhe të pamohueshmë që kanë munduar dhe mundojnë akoma dhe sot jetën e popullsive shqiptare të fesë muslimane dhe orthodhokse në krahinat e Çamërisë.

Agjensija zyrtare greke nuk bën gjë tjetër veçse të përsërisi ndonjë ritornello muzike kur është fjala për shpifje, por nuk ka guximin të kontestojë faktefakteve të nxjerra në dritë dhe nga ana tjetër ka marrë një qëndrim krejt grek për dredhira të rreme duke theksuar se shqiptarët e Çamërisë janë:“Të parët që mbetnë të habitur nga kjo fushatë e pa kuptueshme të shtypit.

Fakte.

Arrestimet e shqiptarëve të Çamërisë vashdojnë pa rreshtur. Agush Mete prej Mazareku (Margelleçi) u internua në Kretë, sepse akuzohej sikur donte të vinte në konsullatën Italiane të Korfuzit për të paraqitur ankime për ndjekjet e pësuara.

Gjithashtu u arrestuan dhe pastaj u internuan në vende akoma të pa njojtur vëllezërit Hamit dhe Ferat Mete. Ahmet Çapuni prej Lopësi (Filat) i zhveshur arbitrarisht nga gjithë pasuria e tij u internua në ishullin e Milas. Me pretekst se kërkonin armë të fshehura të ardhura nga Shqipëria, Autoritetet greke, duke përdorur çdo lloj torture, bastisnë këto pa patur sukses ndonja njëqint shtëpi shqiptare në katundet Grikohor, Globonçan, Sharat, Nistë, Skopjone, Ardenica, Volë, Mezarak. Këto masa kanë shkaktuar një farë tronditjeje dhe tmerri midis popullsive shqiptare që presin fundin e vuajtjeve të tyre.

Dokumentime.

Veç shtërngatës së tmerrit me të cilën autoritetet grekë u përpoqnë të shqetësonin popullsitë shqiptare të Çamërisë, Qeverija e Athinës kaloi në një formë ndjekjeje të fundit, duke zbatuar sisteme psudo ligjore dhe tingëllonjëse kundrejt frymës të demokracive, por, me gjithë këtë, jo më pak të pamëshirshme dhe të efekshme aq sa t’i mbajnë vazhdimisht patriotët e Çamërisë nën një shtypje të zgjedhës së huaj. Ashtu si shqiptarët që lëvdoheshin mbi të drejtat e pronësisë të padiskutueshme mbi fushat, prej ku qitnin, me punën e tyre, mjetet e rrojtjes së tyre, ashtu për autoritetet greke, kujdesi i tyre më i parë ish ay i shpronësimit sistematik të shqiptarëve nga pronat e tyre. Simbas dispozitave të ligjit mbi reformën agrare të gjithë pasuritë toksore më të vogla se 300 dynymë (sipërfaqe baras me 30 hektarë) nuk munt t’i nënështroheshin shpronësimit.

Vetëm teprica e pronave që kalonin të 300 dynimet shpronësohej kundrejt likuidimit të një 100 gjer në 150 dhrahmi për ‘dynym “, simbas vleftës së tokave. Por pa vënë re çmimin e ulët me të cilin shpronësoheshim tokat vihet re se për proçedurën e formaliteteve në lidhje me likuidimin e vleftave pronari shqiptar ish i shtërnguar të sakrifikonte 70 % të shumës që i përkiste si e drejtë, pasi ishte i shtërnguar të kërkonte ndërhyrjen e mesitëve (agjentëve) grekë pa të cilët rrezikonte t’i humbiste të gjitha. Likuidimi i Tokave të shpronësuara të shqiptarëve u bë kështu një fushë spekullimi për agjentët grekë, që përfitonin pa përmbajtje dhe pa turp, në dëm të pronarëve fatkeqë. E megjithëse ligji përkatës i reformës agrare është dekretuar qysh prej dhjetë vjet më parë dhe pasuritë shqiptare të konfiskuara qysh ditën e botimit të ligjit, 90 % të pronarve u duhet të presin akoma likuidimin e atyre të drejtave që u kanë caktuar gjyqet.

Disa shëmbuj vetëm do të mjaftonin të dokumentonin këtë të vërtetë të hidhur. Shqiptari Hamsa Roja, pronar i një çifligu të quajtur Kore, që formonte një të ardhur vjetore prej 1200 Luigi ar mori për shpronësimin e tokave të tij shumën prej 1.200.000 dhrami, baras me 1.500 Luigi ar.

Kjo shumë iu pagua në obligacione bankare, të likuidueshëm simbas listinave të bursës mezi në 65 % të vleftës së tyre nominale. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ay gjer sot nuk ka marrë akoma as ato të pakta pare që i përkasin. Pronarët Janos Trikopolk, Arze e Valto që i përkasin familjes Jakro, të shpronësuar nga një total prej 1.300 Luigi ar nuk kanë mundur të marrin gjer tani shumën që u përket. Pronat e Vëllezërve Musa Koronopuile e Sipërme e Kanalaki, çifligjet që u përkasin Xhaferr Karamatit dhe vllezërve të tij, çifligjet e qojtura Krava, tokat Cimidi, Londorah, Beshere, Lëkurës që u përkasin Naim Myftiut, arat Korice e Areze, prona të Rexhepet Osman Çaparit, pasuritë, të qojtura Kacure e Lije, prona të familjes Seid Çopari, të gjitha të shpronësuara për një çmim më të ulët se vlefta e të ardhurave të një viti nuk janë paguar. Veç pronarëve të sipër treguar, që ndodhen në nën Prefekturën e Margëliçit janë më shumë se 100 familje që lëngojnë po në të tilla kondita.

Në nën Prefekturën e Paramithias, familjet Agako e Fuad Projio, pronarë tokash në lokalitetet Shemet, Leftèrhor Popove, Lubanice, Sela, Plaki dhe të pasurive të tjera në Lumara të Janinës u konfiskuan pa mundur të realizohej edhe ay shpërblim mizerabël që para shef ligji.

Në nën prefekturën e Filatit familjet Demi e Seiko, të përbëra prej 62 pjestarësh ishin pronarë të 16 fermave, të ardhurat vjetore të të cilave arrinin në 8000 Luigi ar, të gjitha këto ferma janë konfiskuar prej Qeverisë greke, që i detyroi pronarët të firmonin një dokument shitjeje, pa u pajtuar në ligjin agrar, dhe të pranonin një shpërblim prej 5.000.000 dhrahmish, baras me 6.500 Luigi ar, në obligime bankare që nuk janë likuiduar.

Por abuzimet nuk kufizohen në kuadrin e pasurive të mëdha, por shtrihen e dhe në tokat që, duke pasur një sipërfaqe më të vogël se atë të parashikuar prej ligjit mbi reformën agrare, nuk munt tëishin objekt shpronësimi. Edhe këto pronja u janë konfiskuar shqiptarëve për t’ua dhënë qytetarëve grekë që kishin qënë gjer n’atë çast shërbëtorë të tyre.

Për shembull në katundin Kare, të nënprefekturës së Filatit, autoritetet greke kanë konfiskuar pronën modeste të Ormar Demit, duke i djegur shtëpinë dhe duke e detyruar të banojë në një kasolle të mjerueshme. Në katundin Gurës autoritetet greke kanë proçeduar në konfiskimin e arave të familjes Haiko Alushi, dhe Kasho Rexhep duke djegur shtëpitë e tyre. Në katundin Pigadul autoritetet kanë konfiskuar pasurinë e familjes Mustafa Perushi duke mos harruar t’i vinin flakën shtëpisë së tij.

Me këto sisteme patriotët shqiptarë të Çamërisë, simbas planeve dhe parashikimeve të autoriteteve greke duhet të ishin xhdukur shumë shpejt nga tokat që u ishin rrëmbyer prej Qeverisë së Athinës, por ata nuk u larguan nga tokat e prindërve të tyre, dhe as që e kanë humbur besimin kundrejt triumfit të drejtësisë së pa mungueshme.

Si upushtua Çamëria prej grekëve.

Kur në vitin 1913 një traktat i padrejtë i dha Greqisë, Çamërinë, trupat helenike nënvizuan suksesin e pamerituar me shkatërimin e plotëtë 10 katundeve të djegur dhe të rrëzuar për tokë. Autoritetet politikë bënë edhe më shumë. Thirrën pranë Selianit 72 krerë shqiptarë, me preteksin që të binin në marrëveshje në lidhje me administrimin e zonave të ndryshme dhe i masakruan, duke u çliruar kështu menjëherë nga dëshmonjës të autorizueshëm, të cilët do t’i kishin bërë protestat e tyre kundër regjimit të tmerrit dhe të çkombëtarizimit, që ato kanë vendosur.

Çamët kanë qënë pra të shtërnguar që të dilnin përpara komisionerëve të huaj me flamurë të mëdhenj grekë duke kënduar hymnin grek dhe duke britur “Zito i Ellas”: rroftë Greqia. Kush nuk desh të bindej e pagoi me burg, me konfiskimin e pasurive, me tortura të pafund edhe akoma me mallkim (nëse ish orthodhoks) deliktin e tmerrshëm duke mos dashur të merrte pjesë në komedinë e poshtër.

Duhet kujtuar se egërsia greke u ushtrua n’atë kohë pa asnjë kufizim edhe në krahinat e Shqipërisë së jugut, që grekëve iu desh ahere ta lironin. Bilanc tragjik dhe i përgjakshëm, kujtimi i të cilit bën të dridhen nga zemërimi gjithë shqiptarët: në krahinën e Kolonjës 49 katunde të shkatërruar; në Kurvelesh 15, në Leskovik 18, vetëm në qytetin e Leskovikut që numuronte më shumë se 15 mijë banorë dhe që tani mezi numuron 1.500, u dogjën 400 shtëpi: në krahinën e Përmetit plot 50 katunde të shkatëruara, n’atë të Tepelenës 43. Krerët e Hormovës, po thuaj 280, u mbyllën në një manastir dhe u-therën. Në Skrapar 50 katunde u shkatërruan.

Duke sjellë ndër mënt këto gjeste të frikshme vjen pyetja nëse një popull që është i njollosur me të tilla krime munt dhe a duhet të bëjë pjesë në rrethin e kombeve të qytetëruar? Grekët kanë rrojtur gjithnjë mbi kredinë e pameritueshme, që u është bërë atyre nga stërgjyshët e tyre, për të cilët u treguan të padenjë.

Çamrit kanë qëndruar burrërisht dhe s’janë përulur nën zgjedhë. Ja pse grekët vashdojnë të godasin ku duhet dhe kryejnë delikte (krime) të shëmtuar, si është aii fundit me Daut Hoxhën. Por ora e dhënies së llogarive është e afërme.

Sistemet e egra greke për çkombëtarizimin e çamërve.

Po vazhdojmë me dokumentimin e keqpërdorimeve të ndryshme që në mënyrë dhe në fusha të ndryshme kryen Qeverija greke në dëm të shqiptarëve.

Disa kohë më parë Qeveria e Athinës dërgonte në Çamëri një numur të madh çetash jo të rregullta, në krye të të cilave gjendeshin njerëz të aftë për delikte kriminale: Kollovojën prej katundit Sutira të Libohovës; Kutupin dhe Quanan prej katundit Popova të Paramitit; Sotir Xhina prej katundit Kuli të Prevezës, dhe të quajturit Rexho e Kromida.

Cili do nga këta kish prapa tij ndonja njëzet komita që përshkonin katundet shqiptare duke rrahur dhe duke çveshur katundarët. Ata që konsideroheshin si më kokëfortë edhe me karakter më të qëndrueshëm arrestoheshin. Ndërmjet këtyre të arrestuarve një vëlla i Man Ismailit prej katundit Shokioviend (Margëlliç) nuk u lirua gjersa pagoi shumën prej 200 napolonash, që u paguan me ndërmjetësinë e një farë Thoma Pituli prej Gumenice.

Gjithashtu ngjau edhe me vëllanë e Murat Gjinikës prej Margëlliçit që u lirua pastaj pasi pat paguar një shpërblim prej treqint napolonash që u bë me ndërmjetësinë e Jasin Haxhi prej Margëlliçi.

Edhe katundari Agako Pronjo prej Paramithje u arestua dhe u mbyll në një lokal të shtëpisë d ‘Aris Konomi në katundin Gliqis të Paramithjas dhe u lirua vetëm pas një pagimi të një shume prej 600 napolonash. Arrestimi i këtij, një prej krerëve të këtij qyteti, u bë në mes të ditës dhe megjithëse familja lajmëronte menjëherë gjithë gjindarmërinë, policia nuk merrte asnjë masë për çlirimin e tij.

Tjetër sistem kundër patriotëve shqiptarë ishte ay i dekretimit të dëbimit të tyre nga Greqia. Vehip Sulejman Mushi, prej Lopsi (Greqi) u nxuar jashtë Shtetit me forcë dhe pronat e tij u konfiskuan. Shumë emra të tjerë patriotësh shqiptarë të shtrënguar t’i linin tokat e gjyshërve të tyre nën dispozitat e dekretuar për nxjerrje jashtë për shkak të besimit të tyre patriotik dhe nën pretekstin e propagandës shqiptare mund të jenë fakte, dhe të tjerë episode të përmëndur më sipër, por populli shqiptar e njeh shumë mirë këtë histori të trishtuarshme për të patur nevojë për dokumentime të tjera, mbasi shumë nga patriotët e Çamërisë rrojnë sot brënda kufijve të Shtetit Shqiptar ku kanë kërkuar mundësinë e një rrojtjeje të re. Përkundrazi meriton të shënohen sisteme të tjera që ka përdorur gjindarmërija greke për të larguar nga tokat e tyre patriotët shqiptarë të Çamërisë.

Në katundin Darvenicë në shkollën mikste, që ndodhet atje, mësuesi u ndalonte nxënësve të flisnin shqip, edhe jashtë shkollës. Ky mësonjës i detyronte shkollarët, megjithëse musulmanë, të bënin kryq në fillim dhe në mbarimin e mësimit në gjithë klasat. Prindërit e nxënësve duke mësuar këtë arbitrim të mësuesit, i ndaluan fëmijët e tyrë të vinin në shkollë. Por prindërit u dënuan prej autoriteteve me pagimin e një gjobe të madhe, kështu që qenë të shtrënguar t’i dërgonin prapë fëmijët në shkollë. Edhe në katundin Dovole të Margëlliçit, mësonjësit u ndalonin shkollarëve të flisnin shqip, duke i detyruar të bënin shenjën e kryqit. Një nga krerët e vendit, një farë Shaban Cali, shkoi pranë mësonjësit të shkollës për t’i thënë: « Ne u dërgojmë fëmijët tonë që t’u mësoni të këndojnë dhe të shkruajnë dhe jo që t’u këmbeni fenë e tyre ». Mësuesi si përgjegje të menjëhershme i dha një shuplakë duke thirrur pastaj gjindarmët për ta arrestuar fatkeqin. Gjindarmët ju lëshuan Shaban Çalit, e rrahën mirë dhe e dërguan në burgjet e Prevezës, në të cilën: për dy muaj plot, pati mundësinë të bënte riedukim mbi liberalizmën e autoriteteve grekë dhe nuk mundi ta linte burgun përpara se të paguante një gjobë prej 2000 dhrahmi. Në katundin Mazarek të Margëlliçit, një mësues i quajtur Bello, prej katundit Dolane detyroi nxënësit jo vetëm të bënin shenjën e kryqit, po u detyroi atyre të shkëmbenin edhe emrat të shkruheshin në një mënyrë krejt arbitrare, që të humbnin kështu kumbimin e derivacionin e motshëm shqiptar. Kështu një djalë që quhej Mete (Mehmet) u regjistrua me emrin Metodio; një Dino (Abedin) u transformua Dhimitri: emri Hajro (Ajrullah) u bë Harallamb dhe kështu me radhë. Prindërit e fëmijëve muarën njoftim për këto sisteme të ndjekura nga mësuesi në shkollë vetëm pas katër muajsh dhe i ndaluan fëmijët të vinin në shkollë. Por Komanda e gjindarmërisë së rrethit, e thirrur me urgjencë, i burgosi prindërit dhe pas një pyetjeje të rreptë i rrahu si duhej.

Po botojmë për dokumentim disa emra të fatkeqëve shqiptarë të fajshëm vetëm, sepse duan të mbajnë besnikërinë kundrejt fesë dhe Atdheut të tyre: Shaqe Meto, prej Mazareti, të Margëlliçit, Veliko Meti, Abedin Mersini, Najro Mamo.

Epilog

Historiografia shqiptare që mund të flasë për gjithçka nuk ka mundur të akademizojë këtë problem me peshë kombëtare. Mos hartimi i një paltforme strategjike, që as strukturat e Shoqatës Çamëria nuk e kanë saksionuar një gjë të tillë saqë edhe një libër i historisë së Çamërisë ka mbetur si një ëndërr edhe pse në emër të saj janë marrë vota për përfaqësim në parlament.

Duket sheshit se ka një “marrëveshje” të pathënë për të mos bërë zë dhe të heshtet për një të vërtetë historike, që kërkon ulërimë mediatike dhe kuvendore që nga konsiderimi i Rezolutës Çame e deri tek ndërkombëtarizimi i këtij problemi madhor dhe me peshë të madhe në historinë tonë të vjetër dhe të re.