Agim Hametaj: Të pathënat e pushtimit të Vlorës në vitin 1914 nga ushtria italiane

Dimë nga bashkëkohësit se në Vlorë më 25 dhjetor1914  një ditë e lagësht dhe mjaft e ftohtë, në Vlorë dolën dy kompani (desantesh) italiane, të cilat në realitet erdhën nga ishulli i Sazanit, të cilat ishin të dislokuara 2 muaj më parë. Pushtimi i Vlorës nga marinsat italianë ishte i planifikuar, por duhej një shkak, një sebep në gjuhën e popullit dhe sebepi ishte kjo ngjarje që vijon me poshtë: Njeriu që ka qenë protagonist në komplot për pushtimin e Vlorës nga pararoja italiane ishte juristi dhe diplomati Jorxhi Çako nga Zagoria e Gjirokastrës dhe njëherësh ishte xhaxhai i poetit tonë të madh Andon Zako Çajupi. Ky person nga viti 1905-1908 ka qenë shefi i kabinetit të jurisprudencës të sulltan Abdyl Hamitit të dytë. Ky njeri është shquar për aventurat në fushën financiare deri sa një ditë mbeti trokë, prandaj i duhesh një burim financiar dhe këtë burim ai e gjeti te konsulli italian në Vlorë, i quajtur Difacentos. Dimë se në vitin 1914 në Vlorë ishte pa shtet e pushtet, dmth ishte një kaos i plotë. Por dimë të themi se në atë vit në Vlorë ishin grumbulluar rreth 10000 njerëz të shpërngulur nga Shqipëria e Jugut nga fshatra të djegura nga andatet greke, dhe ishin të grumbulluar në ullishtet e Vlorës, në vendin që sot quhet alikoke. Bashkë me popullatën e shpërngulur kishin ardhur dhe një pjesë e madhe nga Çeta e Çerçiz Topullit, si luftëtarë të kësaj çete patriotike si: Zeman Hasko (Mashkullore)- Lulo ziu nga Kardhiqi, Barjam Progjia, që vrau bin Bashin në vitin 1908. Lame Golemi, ish dikur badigardi i Halil bej Gësunja (boshnjak). Jorgji Cako me hilet dhe marifetet e tij politike i bindi këta që të rrëmbenin konsullin italian Difacentos, i cili banonte në atë kohë në shtëpinë e patriotit dhe mësuesit të popullit Jani Mingeës,në lagjen Çerekçi (Varoshi sot). Dihet se Jani Minga shtëpinë e tij e kishte dhënë me qera për konsullatën italiane në vitin 1914. Duke u nisur nga këto rrethana ku nuk kishte garanci jeta, i kërkoi ndihmë qeverisë italiane, që të vendoste qetësinë në lagjen katolike, pranë kishës katolike, ku në atë kohë banohesh nga shumë familje italiane dhe austriake, që në Vlorë u sistemuan 150 vjet përpara. Në axhendën e lajmeve të kohës ky komplot u quajt koburja e Çakos. Pas dy muajve në Vlorë mbërrijnë 5-6 mijë ushtarë italian me në krye gjeneral Piaçentini, i cili ka jetuar në oden navale. Në këtë godinë, që u bënë homazhet e Ismail Qemalit në 1919 kur erdhi i helmuar nga Perugia. Ky ishte sebepi për pushtimin e Vlorës nga italianët.

NOA