27 janari është Dita e Kujtesës të Holokaustit. Ja statistikat

642
Sigal

Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrej, rreth 22.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë,

Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.

Në oborrin e krematoriumit, qytetarët e Weimar u përballën me ushtarët e ShBA me kufomat e gjetura në kampin e përqëndrimit Buchenwald. Kjo ishte fotografia e parë e kampit Buchenwald e publikuar, dhe e shfaqur në Londër më 18 prill 1945. Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën… disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrejtë, romët dhe sllavët. Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin ; Kampi Auschwitz-Birkenau|Kampi i Aushvicit]], i Dahaut, i Mat’hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-fashist. Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.

Në Belsen, nga Holanda, ishte depërtuar edhe 15 vjeçarja (hebreje) me familjen e saj 4 anëtarshe. Ajo kishte mbajtur ditar gjatë kohës që ishte e izoluar në bodrumin e një firme në Belsen. Ajo gjithashtu tregon torturat që ushtronin nazistët, dhe rrethanat e kohës. Është i njohur Ditari i Ana Frankut.

Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz

Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura… ishin bërë të zakonshme.

Tani terrori ndaj njerëzve në kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin t’i mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit.

Mbytja me gaz brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrej.

Statistikat e holokaustit

Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrej. Përveç hebrejve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 22.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shënime del se hebrejtë kishin pësuar më së shumti. Në disa vende të Evropës, popullsia vendase vetë i dorëzonte hebrejtë në duar të nazistëve. Por pati popuj të atillë që i fshihnin dhe strehonin dhe i mbronin hebrejtë. Shembulli më i njohur janë shqiptarët. Hebrejtë në Shqipëri kaluan mirë dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve të tyre. Shqipëtarët i mbrojtën aq shumë hebrejtë sa që i mbajtën edhe në familjet e tyre. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.

Holokausti në Shqipëri

 

Holokausti në Shqipëri përbëhej nga vrasje, dëbime dhe krime kundër njerëzimit përkushtuar hebrenjve, sllavëve, romëve dhe minoriteteve tjera në Shqipërinë e Madhe nga gjermanët, italianët dhe forcat bashkëpunëtore shqiptare në kohën kur shteti ishte nën pushtim italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. Shumica e refugjatëve hebrenj u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, pavarësisht faktit se vendi ishte i pushtuar së pari nga Italia Fashiste, dhe pastaj nga Gjermania Naziste. Shqiptarët, me një traditë të mikpritjes të njohur si besa, shpesh strehuan refugjatët hebrenj në fshatrat malore, dhe i transportuan ata në portet e Adriatikut nga ku shkonin në Itali. Hebrenjtë e tjerë iu bashkuan lëvizjeve të rezistencës në vend. Për 500 hebrenjtë që jetuan në Kosovën e dominuar nga shqiptarët, eksperienca ishte pak më ndryshe dhe shumë nuk i mbijetuan luftës. Me kapitullimin e Italisë në shtator të vitit 1943, forcat gjermane pushtuan Shqipërinë, Kosovën dhe territoret e tjera që i ishin aneksuar vendit. Në vitin 1944, u formua divizioni shqiptar Waffen-SS, i cili arrestoi dhe dorëzoi 281 hebrenj nga Kosova gjermanëve, të cilët u dëbuan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ku shumë prej tyre u vranë. Në fund të vitit 1944, forcat gjermane u larguan nga Shqipëria dhe në fuqi erdhën komunistët të udhëhequr nga Enver Hoxha. Në të njëjtën kohë, forcat boshtore në regjionet e aneksuara shqiptare të Kosovës dhe Maqedoninë perëndimore u mundën nga Partizanët Jugosllavë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme inkorporuan këto zona në federatë e re jugosllave të njohur si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Një total prej afërsisht 600 hebrenjve u vranë në Shqipëri, dhe pjesë e aneksuar shqiptare të Kosovës e në Maqedoninë perëndimore gjatë luftës. Pasi që 1,800 hebrenj ishin në Shqipëri në përfundim të luftës, vlerësohet se vendi doli nga Lufta e Dytë Botërore me një popullsi hebreje 11 herë më të madhe sesa në fillim. Shumica e tyre emigruan në Izrael, por disa qindra qëndruan aty deri në rënien e komunizmit në fillim të viteve të 1990-ta. Në vitin 1995, Republika e Shqipërisë u deklarua si Më i Drejti Ndër Shtete për rolin që luajti në shpëtimin e refugjatëve hebrenj në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2011, 69 shqiptar u njohën si Më të Drejtit Ndër Kombe për këtë subjekt.