Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Me autoblinda edhe në Rinas

320
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Parmbrëmë në disa studio opinioniste, juriste dhe gazetarë, diskutonin, se a ishte grevë ndërprerja e punës së kontrollorëve në Rinas? Mendime, pro e kundër. Normale të ketë opinione të ndryshme. A duhej të ndërpritej puna? Para se të bëhet kjo pyetje,duhet analizuar cilët janë faktorët që çuan në atë vendimmarrje të kontrollorëve. Së pari, duhet të përgjigjet ministrja Balluku, e cila është edhe Kryetare e Bordit të Albkontrollit dhe është njohur me kërkesat e tyre para një viti dhe nuk e ka vënë ujin në zjarr. Disa analistë, që luanin rolin e avokatit të qeverisë, shprehnin habinë që punëmarrësit kërkojnë rikthimin e pagës së ulur me rastin e pandemisë, madje i bënin pyetje edhe avokatit të sindikatës, që të sygjestiononin shqiptarët e varfër, kur theksonin, përse, pak ju duket paga 2 milion lekë që marrin, e sikur të ishin prokurorë të diktaturës i shpallën armiq e bënin thirrje që të fillonte procedimi penal ndaj punëmarrësve. Drejtori i shkarkoi menjëherë punonjësit, që deklaruan paaftësinë për të punuar dhe Rama nga Tepelena gjeti edhe organizatorët e tyre. Ata janë të përhershmit, që gjenden kudo ku i “dhembë koka”, Meta e Berisha, dhe për të eleminuar “grushtin e shtetit” dërgoi menjëherë në Rinas autoblindat dhe forcat speciale e ushtarake, duke na rikujtuar ditët e çmendurisë, kur këto forca qarkullonin nëpër Tiranë për të tmerruar banorët, si ditët e fashizmit.

“Avokatja e qeverisë u kujtoi kontrollorëve se mund të zëvendësohen me italianë apo hungarezë, duke nxjerr bllof qëllimin e qeverisë, që i konsideron kontrollorët mbështetës të opozitës?”

 

“E turpëshme e amorale kjo politikë bastarde, por, fat, që ditët e saj numërohen me entusiazëm”

Pse Rama kërkon t’i zgjidh edhe konfliktet e marrëdhënieve juridike të punës me “autoblinda”? Sepse ai e ka manifestuar publikisht që është kundër punëmarrësve dhe sindikalizmit në Shqipëri. A nuk i’u bënte thirrje sipërmarrësve italianë të vinin në Shqipëri se nuk ka sindikata? A nuk u bëri thirrje sipërmarrësve e punëdhënësve nga Shkodra para tre ditëve, që të marin punëtorë nga Bangladeshi, Pakistani e India se shqiptarët janë dembelë e kanë kërkesa, por të marrin nga bota në zhvillim, se ata, nuk dinë gjuhën shqipë, që të kërkojnë të drejtat e tyre, e i këshilloi t’i ” fshinin, kur të kërkonin të drejtat”? Sa shumë gjurmë ka për politikat anti sociale ndaj punëmarrësve në Shqipëri. Mjafton që të kuptohet, se ministrja Balluku ka firmosur tendera me miliona euro edhe për “pastrimin e aeroportit e lulet zbukuruese”, dhe paturpësisht u ka ulur rrogat kontrolloreve, me firmën e saj. Avokatja e qeverisë u kujtoi kontrollorëve se mund të zëvendësohen me italianë apo hungarezë, duke nxjerr bllof qëllimin e qeverisë, që i konsideron kontrollorët mbështetës të opozitës? Pra, këta horra janë gati t’u japin dyfishin e pagës të huajve, vetëm që të “shtypin” shqiptarët që kanë kurajo të kërkojnë të drejtat e tyre. Këta horra u japin nga katër paga propagandistëve të tyre nëpër borde dhe u heqin pensionin suplementar profesorëve, edhe pse të drejtën e mësimdhënies e kanë fituar me gjyq, si e fitoi edhe i ndjeri, miku im, profesori i shquar Sabit Broka, e kjo qeveri e akuzuar nga raporte ndërkombëtare dhe e vetëakuzuar si më e korruptuara në Europë, u ul pagat kontrollorëve, të të vetmit aeroport në Shqipëri. Rama e quan partiak çdo kundërshtar punëmarrës dhe i detyron të duan vetëm partinë e Ramës, të gjithë ata që i punëson me portalin e kryeministrisë. E turpëshme e amorale kjo politikë bastarde, por, fat, që ditët e saj numërohen me entusiazëm. Zonja ministre! Sa shpejt e harrove gjendjen si emigrante! Riktheu me vendim bordi pagat kontrollorëve, që të zgjidhet konflikti social dhe hiqni shtetrrethimin.