Ujërat e ëmbla që humbasin në detin e kripur

694
Sigal

Ujësjellsit të Vlorës, ka mbi 19 vjet që nuk i bëhen investime, duke e lënë pa prespektivë. Qyteti dhe fshatrat kanë mbi 10 stacione pompimi, por populli nuk furnizohet me ujë vazhdimisht, m.gj.s janë bërë riparime, rikonstruksione e rimonte, rrjeti ka ngelur në gjendjen si para 30 vjetësh…apo ka pjesë të tij si në vitet 1950. Ndërmarrja e Ujësjellësit u prish më 1997-n. Banditët gërmuan nën dhe si urithi dhe vodhën magazinën me bazë të mjaftueshme materiale si: tubacione, rekorde, elektromotorra, pompa që shërbenin në prapavi për gatishmërinë e lartë të përmirsimit të gjendjes. Sipas “tregimtarëve”, që sa herë vjen “partia e tyre” në pushtet, punësohen, dhe “tregimtarëve” që sa herë “partia e tyre” humbet pushtetin, pushohen nga puna, dëmi i vjedhjes llogaritet 500 milionë lekë. Vlora zotëron natyralisht rezerva të mëdha uji, por artificialisht vuan për ujë. Burimet kanë aftësi hidrike furnizimi për qytetin bregdetar në rritje, sot me 150.000 banorë dhe pas 10 vjetësh duke llogaritur edhe lëvizjen e pakontrolluar urbane në 300.000 banorë. Është për t’u theksuar se kaq burime të shumta të marra sëbashku, krijojnë një bashkësi të tillë rrjedhje që mund të shfrytëzohet për një situatë energjitike, ku mund të prodhojë energji elektrike me ndërtimin e një hidrocentrali si ai i Smokthinës, mbi lumin Shushica. Ka pasur shqetësim në kohë për t’i displinuar këto ujra, nga ana gjeologjike, hidrologjike, qytetare, por sa u hodhën hapat e para në realizimin e studimit, më 1997, këta njerëz të nderuar u mënjanuan,u decentralizua mendimi ekonomiko-inxhinierik dhe pruri të këqija të mëdha.

Vendodhja e burimeve të Vlorës

Janë në pjesën jugore të qytetit bregdetar, në fund të masivit malor të malit Shashica. Është një vend hidrik që njihet prej shekujsh. Për Vlorën është një muze natyral i një bukurie të paqethur, hyjnor ku rrjedh uji mineral, si lëng kryesor që ka rritur një rracë të pastër. Masivi i Shashicës zë një sipërfaqe të madhe, disa qindra hektarësh me kuota maksimale 800 metra mbi nivelin e detit. Specialistët italian kishin llogaritur, që me gjithë këtë potencial hidrik të furnizonin para vitit 1944 Vlorën, Fierin dhe Durrësin dhe nga mali i Tragjasit, Radhimës, Kaninës(Shashicës), Drashovicës nga ana veriore të mbillnin masive të mëdha me vreshta, me variete që u përshtateshin kave tokave me ngjyrë të bardha, karakteristikë kjo për prodhimtari të larta në rrush. Origjina e mbushjes së rezervuarve natyror janë rreshjet e shiut, dëborës dhe të gjitha shkarkojnë në Uji i Ftohtë. A nuk njihen vlerat ndërkombëtare të këtij uji? Edhe diktatura, tek burimi-stacioni, shtroi 200 metra tubacione për të furnizuar tregun e huaj me një sasi 100.000 tonë uji në ditë, furnizimi do të bëhej kryesisht nga galeria që hapën sondat e Hidrocentralit të Fierzës, pas kalasë mbi rrugën që shkon nga zgjatimi i rrugës Vlorë- Uji i Ftohtë-Orikum. Çudi me qeverisjet e sotme kur prodhojnë përralla me kuçedrën e ujit. Nga mungesa e ligjit, pengesat doganoro-portuale, kontratat, marrëveshjet u pridhën. Absurditet. Thuhet se investitorët i ndaloi PAPA…se nuk “bekoj”këtë ujë, thanë para 1990 ata të që sunduan 50 vjet. Për momentin, tregun e brendshëm për 30 vjet e furnizojnë të përkëdhelurit e “ujit” të partive kuq-roz-blu nga Vlora, Fieri, Lushnja, Tirana. Përfitimet i ka administrata e të gjitha niveleve në Vlorë. Ata kanë potenca të pakufizuara në fitimet e tyre.

A mund të nënështrohet gjithë natyra?

Fusha qindra hektarëshe e Shashicës është e prishur. Për 30 vjet, kemi mbetur pa gjelbërim. Mbi sipërfaqet e burimeve të Ujit të Ftohtë janë ndërtime pa leje. Njerëz të pandërgjegjshëm, deficent e kanë denatyruar pamjen me 500 shtëpi. Banorë kanë zbritur për 30 vjet nga malet me kope. E gjithë pamja nuk ka infrastrukturën e nevojshme. Viktima e veprimeve të paligjshme mafioze është populli i Vlorës. Ai jeton nën psikologjinë e ndotjeve nga ujërat e zeza. Të jetojnë 500 shtëpi apo të vdesin avash-avash?

Besnik Velaj