Realiteti pas fushate me ndotjen nga gropat ekologjike rrezikon qytetarët. Alpetrol ping-pong me përgjegjësinë

118
Sigal

Masakra shumë vjeçare me ndotjen nga gropat ekologjike.

Reatiteti post fushate, vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve. Alpetrol ping-pong me përgjegjësinë.

Supozohet të pengonin përhapjen e ndotjes, gropat ekologjike në Fier ndër vatrat më ndotëse të ajrit dhe ujit. Asnjë përpjekje nga “Bankers” për t’i izoluar

Gropat ekologjike janë kthyer në vatra më ndotëse të tokës, ujit e ajrit në zonat e puseve të naftës. Një ndër ta është dhe një grope ekologjike e kompanisë Albpetrol në Kallm të Fierit, e shtrirë në një sipërfaqe prej 1 ha, e cila është kthyer në makthin më të madh të banorëve të zonës veçanërisht me rritjen e temperaturave. Sipas banorëve që jetojnë pranë këtij vendgrumbullimi nafte prej më shumë se tre dekada, trajtimi aspak ekologjik nga ana e kompanisë ka bërë që të shtohen rastet e të sëmurëve me karbon në gjak e patologji të tjera teksa theksojnë se në serën e shkrirë jo pak herë u është rrezikuar jeta fëmijëve dhe kanë humbur shumë bagëti e shpendëë Ata pohojnë gjithashtu se janë lodhur nga ankesat e vazhdueshme dhe neglizhenca ndër vite e instancave përkatëse. “Le të vijë Edi Rama të jetojë një javë” këtu,- thotë në kulmin e indinjatës një banore e zonës, e cila e ka banesën fare pranë kësaj grope ekologjike për ekzistencën e së cilës kujtohen vetëm gjatë fushatave elektorale. “Sollën një skrep para fushatës sa për të thënë”,- shprehen banoret, por nuk bëri asgjë për pastrimin e mbetjeve hidrokarbure. Ndërkohë sipas ambientalistëve, kjo situatë është e pajustifikueshme teksa ka theksuar se për këto mbetje historike kompania Albetrol është denoncuar disa herë, por vijon neglizhencën duke shpërfillur ketë problematikë shumëvjeçare. Sipas ambientalistëve mbetjet hidrokarbure janë një shqetësim madhor jo vetëm për zonën e Kallmit, por edhe të Zharrezës e Marinzës. Gropat ndotëse Bankers i ka rrethuar me tel e me kamera , por nuk është kujdesur për izolimin e tyre për të penguar përhapjen e ndotjes. IKMT për paligjshmeritë e konstatuara ka marrë masa duke vendosur pezullim aktiviteti dhe 20 milionë lekë gjobë në muajin janar.2023.