Pensionet e reja, kërkesa për rillogaritjen kur nuk jeni dakort

323
Sigal

Ja dosja me dokumenta që duhet të dorëzoni te ISSH nga ish-ushtarakët, minatorët, naftëtarët, dhe të gjithë kategoritë e pensionistëve. Nëse një qytetar nuk është dakort me llogaritjen e vjetërsisë dhe masën e pensionit të pleqërisë apo familjarë , ai ka të drejtë të bëjë një kërkesë për rishqyrtim përfitimi, e të deklarojë se ku vjetërsia e punës i mungon. Në momentin që bëhet ankimimi për rishqyrtim, ajo dërgohet nëpërmjet portalit e-albania ose dorëzohet me zarf nëpërmjet filialeve të postës. Ja shkallët e ankimimit

Ja dosja me dokumenta që duhet të dorëzohet te sigurimet shoqërore nga ish-ushtarakët, minatorët, naftëtarët, dhe të gjithë kategoritë e pensionistëve.

Nëse një qytetar nuk është dakort me mënyrën e llogaritjes e vjetërsisë së punës dhe  masës e pensionit , ka të drejtë të bëjë një kërkesë për rishqyrtim përfitimi, e të deklarojë se ku vjetërsia e punës i mungon, apo pse ai mendon se masa e pensionit është më e ulët se ajo që mendon. Në momentin që bëhet  përpunimi i kërkesës për rishqyrtim, i bashkëngjitet nëpërmjet portalin e-albania nga ku mund ta aksesojë.

 Reforma e pensioneve mbetet gjithmonë një çështje që sjellë pakënaqësi dhe vështirësi në ndjekjen e procedurave nga qytetarët. Për të qartësuar disa prej tyre po sjellin në vëmendje intervistën në Box to Box me Riza Ashiimi, specialist i sigurimeve shoqërore.

 Janë më shumë së 15 mijë qytetarë që çdo vit dalin në pension, cila është praktika që ndiqet dhe dokumentat që duhet të dorëzojnë këto qytetarë që dalin rishtazi në pension?

 Tashmë janë plotësuar 2 vjet nga procesi i kërkesave online për një përfitim të caktuar te sigurimet shoqërore, për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, të parakohshëm, ish ushtarak, ish minator apo suplementar dhe të gjithë kategoritë e tjera të përfitimeve. Duke futur këtu fitimet afatshkurtëra, të ardhurat për barrëlindje, paaftësi të përkohshmë në punë, aksident në punë, sëmundje profesionale dhe të gjithë degët e tjera që parashikohen në ligj.

Tani gjërat janë lehtësuar; kështu qytetarët nuk kanë nevojë të jenë domosdoshëmrisht pranë sporteleve të agjencive lokale të sigurimeve shoqërore, por edhe numri i dokumentave që kërkojnë është reduktuar ndjeshëm. Çdo qytetarë, tashmë duhet të aplikojë në portalin e-albania, aplikim për të gjitha përfitimet që ai kërkon dhe më pas duhet të dorëzojë një numër të vogël dokumentacioni. Në bazë llojit të përfitimit bëhet edhe  numri i dokumentave për të bërë përpunimin e kërkesës. Nëse bëhet fjalë për pension pleqërie, qytetari mjafton të dorëzojë , nëse ka , një librezë pune dhe nëse ka periudha të papasqyruara në librezën e punës, mund që t’i bëjë ato më një deklaratë ose t’i pasqyrojë në kërkesën në portalin e-albania. Nuk kërkohet asnjë dokumentacion tjetër shtesë, pasi nëse nevojitet dokumentacion tjetër thirret nga specialist i sigurimeve shoqërore nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumentave. Nëse bëhet fjalë për pension invaliditeti përveç librezës së punës kërkohet të dorëzohet nëpërmjet filialeve të postës, ose duhet ngarkuar në sistem në momentin që bënë aplikimin në portalin e-albania dhe dokumentacioni mjekësor që këkon komisioni.

Nëse bëhet fjalë për pension pleqëria, apo pension për familjar psh, për gruan, përveç librezës së punës  kërkohet edhe një kartë martese, të cilën sot për sot ISSH nuk mund ta kërkojë nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumentave. Por vetë qytetari nëpërmjet e-albania mund ta aksesojë dhe ngarkojë  në kërkesën për aplikim ose ta dorëzojë nëpërmjet filaleve të postës.

Nëse bëhet fjalë për pension pleqërie apo pension për familjarë psh, për gruan, përveç librezës së punës , kërkohet edhe një kartë martese, të cilën sot për sot ISSH nuk mund ta kërkojë nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumentave. Por vetë qytetari nëpërmjet e-albania mund ta aksesojë dhe ngarkojë  në kërkesën për aplikim ose ta dorëzojë nëpërmjet filialeve të postës

Prej dy vitesh aplikimet për pension bëhen online, për ata të cilët mund ta kenë të vështirë që të aksesojnë shërbime që ISSH ofron online, a u ofrohet asistencë, pra, kanë mundësi që të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve shoqërore dhe ta marrin shërbimin aty?

 Në periudhën e parë, pas majit 2022 përveç kërkesën online, në çdo agjenci lokale të ISSH kishte dhe specialistë për të orientuar qytetarët për mënyrën se si ata duhet të aplikonin, aksesonin. Më pas me kalimin e kohës duke patur parasysh edhe aplikimi është shumë i lehtë dhe nëpër rrjete sociale  mund të orientohesh se si mund të bëhet aplikimi në e-albania. Dhe sot pas 2 vitesh duke se nuk hasin më vështirësi. Por, gjithsesi kemi në dispozicion për qytetarët numra telefoni të afishuara në agjencitë lokale të ISSH, por edhe në faqen zyrtare, ku mund të telefonojnë nëse ndihen në vështirësi në aplikim. Por ajo që shikoj nga ekperienca që hasen vështirësi nuk është pjesa e aplikimit, por se për cilën kategori duan të aplikojnë. Duke qenë se edhe në e-albania janë të ndara, pasi qytetari mund të klikojë gabim.

Nëse qytetari përfiton sipas ligjit dy lloj përfitimesh, psh një pension pleqërie dhe një si ish-ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes, Rendit apo Mirëmbajtjes nga zjarri, të cilët përveç pensionit të pleqërisë, invaliditeti apo familjar kanë mundësinë të përfitojnë dhe një pension suplementar. Dhe në kohën kur bëhet kërkesa për të përfituar pension pleqërie  duhet të jetë i kujdesshëm për të kërkuar në të njejtën kërkesë edhe përfitimin që i jep ligji 1942 i vitit 2009 i ndryshuar për pension suplementar. E njëjta gjë edhe për ish-minatorët, metalurgët, punonjësit e naftës që kanë dy përfitime në kohën që janë në kushtet e përfitimit.

 Në  momentin kur qytetarët nuk janë dakort me masën e përfitimit  që u është caktuar  nga ISSH, kanë mundësi të kërkojnë rillogaritje?

 Po, në ligj është përcaktuar se caktimi i përfitimit bëhet jo më vonë se dita e fundit e muajit pasardhës. Rregullorja e vitit 2008 për caktimin e pensionevë përcakton çdo hallkë  të përpunimit të një përftimi, që nga kërkesa që bëhet qytetari deri në gjenerimin e kësteve mujore të pensionit.Online, mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë  për të siguruar dokumentacionin  e nevojshëm për të përfituar një lloj pensioni ka bërë të mundur edhe uljen e numrit të ditëve mesatare për përfitimin e një kërkese.

Nëse një qytetarë nuk është dakort me mënyrën e llogaritjes e vjetërsisë së punës dhe  masës e pensionit , ka të drejtë të bëjë një kërkesë për rishqyrtim përfitimi, e të deklarojë se ku vjetërsia e  punës i mungon, apo pse ai mendon se masa e pensionit  është më e ulët se ajo që mendon. Në momentin që bëhet  përpunimi i kërkesës për rishqyrtim, i bashkëngjitet nëpërmjet portalin e-albania nga ku mund ta aksesojë qytetari se përse është ajo masë pensioni dhe mënyrën se si është llogaritur përfitimi në bazë të ligjit. Nëse konstatohet se qytetari ka të drejtë për rishqyrtimin do ketë një masë të re përfitimi. Nëse përsëri nuk është dakort edhe me këtë masë të re përftimi , parashikon se ka të drejtë ta ankimojë në komisonin rajonal të ankimimit të ngritur pranë çdo drejtorie rajonale të Sigurimit. Dhe nëse edhe komisioni i ankimit jep një përgjigje negative ka të drejtë të ankimit në komisionin qëndror të ngritur pranë ISSH. Nëse dhe vendimi është prapë negativ, qytetari ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.