Miltiadh M. Muçi : Matura e parë e Kombinatit të Tekstileve në Tiranë

339
Sigal

 

Dy vjet pas fillimit të punës të Kombinatit të Tekstileve Tiranë, u bëra banor i qendrës më të madhe industriale, të viteve ’50 të shek XX. Në fillim fëmijët mësonin në shkollën e fshatit Yzberisht, më pas në një nga ish-fjetoret e punëtorëve të parë të ndërtimit të kombinatit, në dalje të  tij.

 

Kur kujton vitet e fëmijërisë, sidomos të shkollës, pa dyshim s’mund të harrosh studimet e pjekurisë, të gjimnazit, ku përgatitesh për një jetë të pavarur, me mendësi të reja të moshës së rinisë, krijimin e familjes. Dy vjet pas fillimit të punës të Kombinatit të Tekstileve Tiranë, u bëra banor i qendrës më të madhe industriale, të viteve ’50 të shek XX. Në fillim fëmijët mësonin në shkollën e fshatit Yzberisht, më pas në një nga ish-fjetoret e punëtorëve të parë të ndërtimit të kombinatit, në dalje të  tij. Shkolla e re 7- vjeçare hapi dyert në vitin mësimor 1953-1954, dhe tre vjet më pas nisi gjimnazi, krahas “Qemal Stafës”, “Çajupit” e “Vasil Shantos”.

Studentët e parë u bënë 12 fëmijë, të familjeve punëtore, në vazhdim u shtuan në 20, që erdhën nga lagje të afërta me kombinatin. Pa përjashtim vitin mësimor të maturës në vitet1960-1961 e mbyllën të 20 studentët, që u shpërndanë në fakultete të ndryshëm të Universitetit të Tiranës. Katër prej atyre i kryen studimet e larta jashtë vendit.  Jo të gjithë i përfunduan ato sepse, tri i ndërprenë për arsyet e tyre.

 

Por kush ishin maturantët e parë të Gjimnazit të Kombinatit të Tekstileve në Tiranë?

Është e vështirë t’i përmendësh dhe t’u përshkruash njëpërnjë portretet në këtë shkrim, vlerat dhe cilësitë më të mira. Kam arsye t’i kujtoj dhe portretizoj të grypuar në këto pak rreshta, por në vetvete me shumë përmbajtje.

Nexhmedini, Jolanda e Jani ishin studentët që shkuan në Republikën e Kinës, më pas dhe Idealja. Të katër e meritonin të studionin me bursën e shtetit, për më tepër jashtë vendit. Mund të ishin në të parët studentë shqiptarë që i nisën studimet në këtë vend. Dy të prej tyre i përfunduan për inxhinieri, ndërsa Jani për arsye shëndetësore u përgatit në fushën e edukimit fizik. Dhe në vitet pas studimeve patën karrierë të suksesshme. Nexhmedini dhe Idealja arritën drejtues të dy objekteve të rëndësishëm të ekonomisë, Uzinës së Shkrirjes e Përpunimit të Bakrit në Rubik dhe të kombinatit të ri të tekstileve në Berat. Nexhmedini më pas u bë dhe kryespecialist në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave dhe pedagog në Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike. Idealja Zv. Ministre e Industristrisë së Lehtë dhe Ushqimore, ndërsa Jolanda pedagoge në shkollën më të madhe të mesme të vendit, në ish – Politeknikumin 7 Nëntori, Jani në Universitetin e Sporteve.      Një tjetër katërshe do të grupoja, atë të Ilias, Llukës, Namikut dhe Qerimit, të cilët i nisën dhe i përfunduan studimet me rezultate të larta në Fakultetin e Mjekësisë. Ilia e Lluka ishin një nga çiftet më simpatikë. Dy djemë sportistë atletike, që për shumë vite përfaqësuan me sukses klubin “Dinamo” dhe vendin në garat ndërkombëtare. Ilia kampion dhe rekordmen në garën e kërcimit së larti e 110 m. me pengesa, Lluka i dalluar në kërcimin me shkop, të cilin hera-herës e sillnin me autobusin urban për oren e mesimit të fizkulturës. Ishin dy studentë që u specializuan për ortopedi dhe mjekësi sportive, ndërsa Namiku me Qerimin për kardiologji, por nuk e patën fatin ta ushtronin për kohë të gjatë, sepse ata u larguan  shumë shpejtë nga jeta.Katërshja e tretë ishte e Bardhylit, Rozmarisë, Sejdinit dhe Petrefit, që studiuan për mësuesi në lëndën e matematikës. Dy të parët të dalluar për matematikë, fizikë dhe kimi, thuaj më të mirët e maturës sonë, më pas u bënë mësues të matematikës në shkollat e mesme, ndërsa Sejdini në sistemin 7- vjeçar. Për mësuesi i nisi studimet një tjetër katërshe: Argjirua, Çlirimia, Petriti e Leonidha, ndërsa mundën t’i përfundojnë tre prej tyre. Dhanë mësim në lëndët e anglishtes  dhe shkencave të natyrës.Në maturën tonë kishim një çift tepër simpatik,  Karafilin e Marjetën, që në moshë të re u dashuruan dhe u martuan. Lindën shumë shpejtë një djalë, vërtetë diçka e veçantë  dhe e rrallë. Karafili me pasion pas instrumentit muzikor të fizarmonikës, shoqëronte aktivitetet kulturore të klasës, por dhe të shkollës. Edhe më i pasionuar me motoçikletën, që e përdori në vitet e punës dhe të “pleqërisë”,  ndërsa Marjeta nisi dhe vazhdoi të punoi edukatore në kopështin e fëmijëve. Edhe pse kaluan më shumë se 60 vjet, nga viti i maturës tonë të parë, edhe pse asnjëherë nuk jemi takuar bashkërisht, nuk i harruam takimet në grupe të vogla, sikur ishte takimi më mallëngjyes i vitit 2008, thuajse me gjysmën e shokëve dhe shoqeve teksa me qirinj të ndezur në një tavolinë, i kujtuam ata që për fatin e keq nuk jetojnë: Namiku, Petrefi, Sejdini, Qerimi. Kujtuam dhe respektuam edhe mësuesit, në veçanti ata që ishin më afër nesh për moshën shumë të re, të përafërt, që si shokët tanë të larguar kanë ndëruar shumë shpejtë jetë: Erifili Papadhopullin e Besim Erindin. U ndodhën vetëm dy bashkëshortët Bashkimja me Bashkimin, që edhe këta u kujtojme me respekt të veçante të dyfishtë, si pedagogë e bashkëqytetarë prej shumë vitesh në kombinat.