Helmohen disa nxënës në shkollën e Shupenzës

566
Sigal

5 fëmijë janë helmuar në shkollën 9-Vjeçare në Shupenzë të qytetit të Bulqizës.

Dy ambulanca kanë transportuar nxënësit drejt spitalit të Peshkopisë.

Pesë nxënës mësohet se janë dërguar në Spitalin e Dibrës. Drejt shkollës janë nisur edhe dy autombulanca.

Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga një deodorant.

Lajmi sapo është raportuar dhe pritet të mësohen detaje në vijim.