Festimi ushtarak i kombëtares turke, Nedved i del në mbrojtje futbollistit të Juventusit

430
Sigal

Pak ditë më parë, u zhvilluan të tjera ndeshje kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm, aty ku u krijuan polemika të shumta në lidhje me festimin ushtarak që futbollistët e Turqisë bënë në çdo ndeshje. Një ndër to, ishte edhe mbrojtësi i Juventusit, Mehri Demiral.

Për këtë të fundit, kishte polemika edhe në Itali pasi bëhet fjalë për një futbollist që luan në një nga skuadrat më të mëdha në botë, teksa në shtëpinë bardhezi duket se nuk e kanë aspak problem. Diçka të tillë e ka pranuar vetë zv. presidenti i Juventusit, Pavel Nedved i cili i ka dalë në mbrojtje futbollistit.

“Unë jam ai që po merrem me çështjen e Demiral. Në klub mendojmë se gjesti i futbollistit tonë ishte me dëshirë të plotë nga skuadra e Turqisë kështu që do të presim vetëm vendimin e UEFA-s.

Ai gjest që Demiral ka bërë, nuk e thyen rregullin etnik që ne kemi në klub”, u shpreh Nedved.