Evdal Nuri: Diskriminimi me pagat i qytetarëve: U nisa për kaposh, mora pulë…!

376
Sigal

 

Një vit më parë thoshim, jo një kaposh në vit, por një thelë çdo ditë ! Sivjet një kg sillet nga 1000-1200 lekë ! Bleva një pulë 6 mijë lekë. Të tjerat i kërkon tavolina. Për ata që janë vetëm s’di ç’të them me 5000 lekë! Shumica kështu vepruan, por ka dhe disa si miku im Xh. Baxhija që për traditë nga Berati marrim kaposh. Pensionistët janë 668.000.  Ky numër loz një rol të rëndësishëm jo në jetën ekonomike, por dhe atë poliktike. Me këtë numur krijon ose rrëzon qeveri! Do të ishte më e arsyeshme që të jepesh një pension i trembëdhjetë, kur dihet se pensionet tek ne janë nga më të ultat jo në Evropë, por dhe në rajon ! Parashikimi i rritjes të pensioneve është më pak se indeksim çmimi e s’mund të quhet  rritje. Është e padrejtë dhe kjo. Ai që ka pensionin 10.000 lekë me 3% , i rritet 300 lekë. Ai që e ka 50.000 lekë merr 1500 lekë.” Pra pesë herë më tepër pension e po kaq rritja ! Pra, kush e ka pensionin më të lartë do të ketë dhe shtesën e lartë ! Në fakt duhet të ndodhi e kundërta . Mbi 75 % e pensionistëve historikisht votat ia kanë dhënë të majtës. Kjo për traditë, apo nostalgji të së kaluarës, duke ndikuar dhe në familjarët. Të kuptohemi , shpresa vdes e fundit, por dhe besimi e durimi ka një kufi e diku vdes dhe ai ! Kriza ekonomike çoi drejt falimentimit mbi 6100 biznese. Nga 163 mijë biznese , 90% e tyre janë të vogla me nga 3- 4 punëtorë. Kujtova bizneset, mbase falimentimi i tyre ndikon tek ndihma që i japin prindërve pensionistë. Zero rritje për administratën ka ndikim dhe kjo tek prindërit, kurse ata me ndihmë sociale me  3000 lekë! Falendërojmë fëmijët që kemi jashtë, që na i pakësojnë pak dhimbjet. Ata në 9-mujorin e parë të këtij viti dërguan 541 milion euro, ndryshe do t’a kishim shumë më të vështirë. Raporti më i fundit global i ushqyerjes, i cili për Shqipërinë tregon se ka bërë pak progres në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ushqyerjes. Shqipëria renditet në vendet e fundit, mes shteteve si Kazakistani, Turkmenistani, sa i përket treguesve të ulët në lindje të fëmijëve dhe keq ushqyerja  e tyre. Në fakt shkas për këtë shkrim u bë një shifër e disa ditëve më parë, ku deklarohej se mbi 621 mijë veta tek ne jetojnë në varfëri ! Niveli më i lartë në Ballkan . 32.6%  me 5.5 U.S.D. Në shkallë kombëtare, familja mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për shpenzimet e ushqimit. Megjithatë, sa më i ulët buxheti i familjes, aq më e madhe është përqindja e buxhetit që përdoret për ushqim. Ndofta jemi nga vendet e radha në Botë, që në ditët me diell ngrohemi jashtë, mbase është më ngrohtë se brënda. Në lulishte, ose me një kafe shtyjmë orë , duke diskutuar për varfërinë, ekonominë, politikën, njerëzit. “Zihemi e pajtohemi”, po sidoqoftë jemi më mirë se në shtëpitë e ftohta e me kosto të papërballueshme ngrohje ! 3-Inflacioni ul pagën reale. Këtë vit kemi një rritje të madhe të çmimeve. Kemi muaj që po e ndjejmë. Inflacioni është rritur me 3.1%. Pra  më i larti që nga viti 2011. Çmimet janë më të larta se 10 vitet e fundit. Janë rritur ushqimet e shportës, si buka, qumshti, mielli, e tjer. Këto ditë dhe sallata , brokulla , spinaqi shiten mbi 200 lekë . S’po marrim vesh ç’po bëhet me këto çmime …? Në këto situatë  është më e drejtë   të rritë pensionet sa është rritur inflacioni . Kur norma e inflacionit rritet, niveli i jetesës ulet. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbasi çmimet rriten. Aktualish nga rritja e çmimeve një familje me dy pensionistë shpenzon 3000 lekë më shumë në muaj . Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës. duhet të rriten ato në atë masë , pra  sa është  norma e inflacionit.

Po pagë nominale ?

Është paga që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, e ti ke më tepër lekë, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pagës  nominale.. Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale, që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen, jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë.  Nga rritja e pensioneve tek ne përfitojnë mbi 668.000 pensionistë. Numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish në  dhjetëvjeçarët e ardhëshme. Aktualisht pensionistët zënë mbi 24% të popullsisë. Kjo tregon se Shqipëria po plaket, mbase po largohet rinia.

3-Kush janë pensionistët ? 

Ata janë mbartës të një përvoje shumëvjeçare, profesionale e jetësore. Kanë një përvojë  pozitive që i transmetohet të rinjve dhe i bën ata më të nderuar dhe respektuar nga gjithë shoqëria. Shumë të moshuar edhe pse janë jashtë proçesit të punës, luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Në këto kushte ata duhen përkrahur, ndihmuar, jo vetëm nga familja, por dhe nga shoqëria e sidomos nga shteti. Të majtët e quajnë veten parti e shtresave sociale. Vetëm të tillë s’po tregohen  !     Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën , por nuk e asgjëson plotësisht, ajo merr pozitivet e të vjetrës e këto i çon përpara. Pra, brezi i ri ka çfarë merr nga pensionistët. Këto i ka për detyrë ta çoj më tej, ndryshe do mohohet zhvillimi .Ndoshta disa i quajnë të tepërt, harraq, të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar lart e poshtë, por kjo s’është e vërtetë. Pensionistët e sotëm kanë qënë arsimtarë, mjekë, oficerë , ekonomistë , punëtorë e inxhinierë të nderuar e respektuar, që kanë drejtuar shkolla, ndërrmarje e dikastere. Shumë nga ata kanë qënë profesorë e doktorë të shkencave.  Tani si mos më keq me një pension minimal ! Është e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj ,por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale e shoqërore. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit. Ata kanë nevojë për një shërbim në bazë e supërstrukturë. Plakja është një fenomen shumëformësh, e nëqoftëse vdekja është e paevitueshme, kujdesi për të moshuar është përgjegjësi e shtetit. Shoqëria e sotme është me e emancipuar. Humanizmi dhe mundësia ekonomike është në një shkallë më të lartë, prandaj për këtë nënvleftësimin  do t’ju dënojnë brezat e ardhëshem .